Gjigantët e naftës kërkesë për transparencë në ndërtimin e TAP

Sipas Shekulli: Konferenca me investitorët, 18 shkurt 2015

gjiknuri-energjia1Procesi i gazifikimit të Shqipërisë paralelisht me zbatimin e projektit TAP ka ngjallur interes për investime të kompanive azere. Këshilltari për çështjet e energjisë në kompaninë azere SOCAR me kapital shtetëror, Murad Heydarov, thotë se, interesi për gazifikimin e Shqipërisë është i lartë duke mbështetur me anë të investimeve të gjitha hallkat e këtij procesi. Megjithatë, nga qeveria shqiptare kërkohet një transparencë më e lartë e zbatimit të projekteve të gazit. Deklaratat janë bërë në seminarin e nivelit të lartë për gazifikimin e vendit dhe shtrirjen e TAP në Shqipëri. Ministria e Energjisë dhe Industrisë në bashkëpunim me kompaninë shtetërore azere të naftës SOCAR organizuan në Tiranë seminarin për studimin e fizibilitetit të Master Planit të Gazit në Shqipëri.

Në tryezë morën pjesë përfaqësues të Shell, British Petroleum, WBIF, TAP AG, KESH, Albpetrol, ECS, DG Energy, EBRD. Aktualisht, Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka ndërmarrë hapat në drejtim të realizimit të objektivit për gazifikimin e Shqipërisë. Me qeverinë e Azerbaxhanit është nënshkruar në dhjetor 2014 “Memorandumi i Mirëkuptimit” për bashkëpunimin për zhvillimin e Master Planit të Gazit të Shqipërisë. Sipas këtij memorandumi, kompania SOCAR, në bashkëpunim me qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe Gazsjellësin TAP, si dhe aktorët e tjerë të interesuar nga Azerbajxhani, do të menaxhojë dhe financojë studimin e fizibilitetit të Master Planit të Gazit. Nga ana tjetër, Western Balkans Investment Frameëork (WBIF) ka miratuar financimin prej 1.1 milionë euro për hartimin e Master Planit të Gazit (GMP) dhe të Project Identification Project (PIP), sipas aplikimit të MEI-t në shkurt 2014.

Ministri Gjiknuri deklaroi se ndërtimi i gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP), krijon mundësinë për të patur gaz dhe që Shqipëria të përfitojë, patjetër duhet të zhvillojë një treg gazi. “Por, që të zhvillosh një treg gazi duhet patjetër përfshirja e investitorëve në këtë drejtim dhe përfshirja e investitorëve do të vijë kur ata të kenë të qartë se ka një treg të mundshëm, ka një konsum të mundshëm, ka industri të interesuar dhe ka një plan”- u shpreh ministri. Ndërkaq, këshilltari i presidentit të kompanisë shtetërore azere të naftës SOCAR, Murad Heydarov deklaroi se viti 2015 është viti i fazës aktive të ndërtimit të Korridorit Jugor të Gazit dhe kjo aplikohet gjithashtu për të gjithë elementët e këtij zinxhiri të madh vlerash, duke filluar nga projekti i Shah Deniz dhe gjithashtu infrastrukturës së gazit në Azerbajxhan. “Shqipëria është një pjesëmarrës shumë i rëndësishëm i korridorit jugor të gazit dhe do të thoja që ky projekt është me përfitim si për Evropën ashtu edhe për Shqipërinë”, tha Heydarov i cili sqaroi më pas se në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit mes qeverisë së Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, SOCAR do të financojë studimin e fizibilitetit në funksion të gazifikimit të vendit.

“Ne jemi të interesuar për të investuar në Shqipëri për procesin e gazifikimit të vendit. Jemi të gatshëm që të mbështesim këtë proces duke nisur që nga promovimi i tij e deri te zbatimi i projekteve konkrete në terren. E shohim Shqipërinë si një pikë kyçe të rajonit, ndërsa gazsjellësi Trans-Adriatik është një rrugë e re për furnizimin e Evropës me gaz dhe rritjen e sigurisë së euro zonës. Ndaj ne duam të jemi pjesë, pasi mendojmë se, zhvillimi i tregut të gazit në vend ofron mundësi të shumta.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi