Përmirësimi i cilësisë së jetesës përmes inovacionit

Sipas DW, 21 janar 2015

0,,18202185_303,00Angela Merkel donte ta shihte nga afër. “A mund të ma jepni ta shoh një makinë të tillë?”, pyeti kancelarja gjermane sipërmarrësin indo-kanadez, Sunseet Singh Tuli, kur ai i tregoi asaj për kompjuterin e tij tabletë, që kushton vetëm 35 dollarë amerikanë. Fizikania u interesua me kuriozitet, se si një produkt i teknologjisë së lartë mund të blihet me një çmim të tillë: “Çfarë keni lënë jashtë nga ato, që duam t’i kemi në një iPad apo iPhone”, pyeti kancelarja. Tuli ishte një nga 200 përfaqësuesit nga qeveria, biznesi, bota akademike dhe shoqëria civile, me të cilët kancelarja Angela Merkel diskutoi në Forumin Ndërkombëtar të Gjermanisë lidhur me mënyrat e reja për përmirësimin e cilësisë së jetës.

Si të lidhen më të varfërit me rrjetin?

Firma e Tuli-t, DataWind, është specializuar për produkte, që janë “mjaftueshëm të mira” teknikisht, për t’u mundësuar tre miliardë më të varfërve të kësaj bote hyrjen në internet. Pra kompjuter, që nuk marrin dy apo tri paga mujore të një punëtori indian, por që mund të blihen me rrogën e një jave pune. Receta e risisë së tij: “Progresi teknologjik ka bërë që një procesor i një iPad-Notebook- u dyvjeçar të mos kushtojë më sot 35 dollarë amerikanë, por vetëm 3,5 dollarë amerikanë”, shpjegoi sipërmarrësi, i cili për këtë arsye i pajis kompjuterat e tij me hardware, që në vendet e industrializuara konsiderohen të vjetëruar.

Në Indi kjo qasje inovative “mjaftueshëm-mirë” ka shkaktuar një bum të vërtetë kompjuterik, pikërisht tek ata, që deri tani nuk ishin në gjendje t’i blinin. Nëse në vitin 2011 u shitën vetëm 250.000 kompjuter tablet, dy vite më vonë u shitën pesë milionë copë. Për këtë arsye ideja e Tulit për më të varfërit u nderua në vitin 2012 nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, si inovacion i rëndësishëm për luftimin global të varfërisë. “Aksesi në internet bëhet kështu i përballueshëm edhe për të varfërit”, thotë Tuli.

Ndërlidhja produktive është e kërkuar

Merkel theksoi se nga të tilla qasje të vendeve në zhvillim si India, mund të përfitonin edhe kombet e industrializuara. “Për shoqëritë e zhvilluara industriale tema e kapacitetit inovativ ka një rëndësi të veçantë, sepse kemi një eksperiencë të gjatë të zgjidhjes mirë të problemeve”, tha Merkel. Dhe prandaj në Gjermani për shembull ka një tendencë të madhe, që të vazhdohet të bëhet, ashtu siç është bërë gjithmonë. Por digjitalizimi i botës e ka spostuar hartën e inovacionit, dhe edhe evropianët duhet ta kuptojnë, tha kancelarja: “Ne europianët duhet të mësojmë, se nuk jemi më të vetëm qendra e botës.”

Që risitë e suksesshme digjitale po e gjejnë gjithnjë e më shumë rrugën e tyre edhe nga Afrika për në Europë, këtë e demonstroi Juliana Rotich me prezantimin e sipërmarrjes së saj “Ushahidi”. Rotich është menaxhere e sipërmarrjes së re me emrin gjerman “Augenzeuge” (dëshmitar) të krijuar në vitin 2008 në Kenia.

Sipërmarrja teknologjike jofitimprurëse “Ushahidi” operon me një platformë interneti, në të cilën klientët mund të shkëmbejnë informacione të përbashkëta midis tyre në nivel lokal, ose mund të gjejnë gjëra në hartat interaktive. Një inovacion made in Afrika, që po gjen gjithnjë e më shumë përdorues në të gjithë botën. Duke përfshirë Japoninë, Sirinë apo Egjiptin, thotë Juliana Rotich. Që në fillim kemi patur në qendër idenë, se si inovacioni “Ushahidi” mund të bëhet frymëzim edhe për të tjerët. Për këtë arsye ky software shpërndahet falas si produkt open-source, që i fton të tjerët t’ia përshtasin nevojave të tyre.

‘Ushahidi” është për Juliana Rotich një shembull, që edhe një ambient të vështirë mund të nxisë inovacionin. “Ajo që kemi mësuar në arritjen e gjithë kësaj në Kenia, ka qenë që shumë pengesa si për shembull ndërprejra e vazhdueshme e rrymës, mund të jetë edhe një frymëzim”, thotë Rotich. Ajo prezantoi një modem interneti, të krijuar nga ndërmarrja e saj, që siguron lidhjen me internetin me bateri edhe gjatë ndërprerjes së rrymës. “Mendoj, se zanafillë për inovacionin tonë ka qenë, që ne ishim të vendosur fort, për të zgjidhur problemet përreth nesh.”

Secili shkruan librin e vet të mësimit për inovacionin

Sa më shumë shkaqe të ndryshme për inovacione tregoheshin, aq më e qartë u bë edhe ajo, të cilën tha përmbledhtas John Kao, shef i institutit amerikan “For Large-Scale Innovation”: “Sot flitet shumë për inovacionet dhe për to investohen shumë para. Por ka pak konsens lidhur me përkufizimin e vërtetë të inovacionit, se si matet ai dhe si t’u mësohet njerëzve, që të veprojnë në mënyrë inovative.” Ai këshilloi vendet si Gjermania, që kërkimin e inovacioneve teknike dhe sociale t’i formulojë si një histori, që frymëzon njërëzit. “Njerëzit ndryshojnë vetëm atëherë, kur mësojnë përmes një hisorie të bukur, se përse duhet të ndryshojnë dhe përse ka ardhur koha për të ndryshuar.”

Geoff Mulgan, drejtor ekzekutiv i agjencisë inovative britanike NESA (National Endowment for Science, Technology and the Arts), këshilloi qeverinë gjermane për të iniciuar më shumë inovacione sidomos në sektorin social. Këtu ka shumë pyetje të hapura: Si mund të bëhet më i suksesshëm integrimi? Si mund të bëhet më e mirë shpërndarja e punës në një shoqëri në plakje? Apo si mund të gjenden forma të reja për asistencën për të moshuarit? “Shoqëria civile ka për këtë mijëra përgjigje, por ato nuk janë mbledhur deri tani në mënyrë sistematike, dhe prandaj edhe nuk mbizotërojnë idetë më të mira dhe ato nuk bëhen pastaj as politikë e qeverisë”, tha Mulgan, që këshillon qeverinë britanike. Angela Merkel premtoi që t’i përfshijë edhe në punën e qeverisë idetë e paraqitura në Forumin Ndërkombëtar të Gjermanisë, sidomos në fushën e inovacionit social. “Kjo nuk është tani një sfidë për shoqatat sociale në Gjermani”, tha Merkel. Por është një thirrje për të hapur shtigje të reja në përkujdesesn për fëmijët dhe të moshuarit.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi