BB: Shqipëria me rritjen më të lartë ekonomike në rajon

Banka Botërore prezanton raportin për Ballkanin: Shqipëria, performancë pozitive, 20 janar 2015

Banka-BoteroreBanka Botërore prezantoi sot në Tiranë “Raportin e rregullt ekonomik për Evropën Juglindore”.

Përfaqësuesja e Bankës Botërore Linda Shijaku, deklaroi se rritja ekonomike e rajonit gjatë 2014 ka qenë e dobët dhe arrinte nivelin 0.2%. Ndërkohë, Shqipëria vlerësohet të ketë performancën më të mirë në rajon, ndërsa pritet një përmirësim i mëtejshëm i aktivitetit ekonomik shqiptar.

Në raportin për vitin 2014, BB vlerëson si shumë të rëndësishëm punën e qeverisë në disa reforma. Sipas saj “gjatë muajve të fundit të 2014, rritja ekonomike është gjallëruar si rezultat i përmirësimit të kreditimit, pagesës së detyrimeve të prapambetura nga ana e qeverisë, si dhe rritjes së besimit të biznesit”.

“Pavarësisht luhatjeve dhe goditjeve në tremujore të ndryshme, pavarësisht dhe një mjedis i jashtëm jo i sigurt, rritja ka ardhur nga konsumi i brendshëm dhe investimet. Rritja ka ardhur si pasojë e likuiditetit dhe pagesat e prapambetura. Kreditimi është rigjallëruar, megjithëse normat kanë qenë të ulëta. Kjo tendencë për rritjen ekonomike vazhdon të jetë më e fortë. Kjo varet dhe nga sjellë e shumë faktorëve”, thekson raporti i BB.

Banka vlerësoi se gjatë vitit 2014, ekonomia shqiptare ka pasur një performancë të mirë dhe se klima e biznesit është përmirësuar ndjeshëm:

“Është rritur treguesi i besimit. Pritjet janë dhe për një përmirësim të mëtejshëm. Pjesëmarrja e forcës së punës është rritur, punësimi dhe dëshira për punë ka qenë e përhapur. Përmirësim kanë pasur dhe treguesit për papunësinë, konsolidimi fiskal ka vazhduar. Ka pasur një vonesë të investimeve publike, sidomos në 6 mujorin e pare, megjithatë kjo është rregulluar në 6 mujorin e dytë. Klima e biznesit është përmirësuar ndjeshëm. Siguria energjetike, reforma që ka filluar është shumë e rëndësishme ul barrën fiskale që ka pasur ky sektor. Ky sektor ka qenë një nga gjerat që Shqipëria ka çaluar deri tani. Kthimi në stabilitet financiar është shumë i rëndësishëm”

Edhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka publikuar sot raportin e saj për rritjen ekonomike të vendeve evropiane. 1.5 % është rritja ekonomike sipas BERZH për Shqipërinë në vitin 2014, ndërsa parashikohet se për vitin 2015 rritja ekonomike do të jetë 2.5%.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi