Ja skemat e kolapsit të sistemit energjitik

Nga Bardhi Sejdarasi, botuar në Shqiptarja.com, 7 dhjetor 2014

bsejdarasiSi një politikë e papërgjegjshme shumëvjeçare ka masakruar sektorin strategjik në Shqipëri, duke hapur një gropë financiare prej 1.1 miliardë USD. Nga 619 mijë abonentë familjarë, 247 mijë familje janë faturuara me konsum 0 në muaj dhe 176 të tjera gjatë 2013-s, kanë deklaruar më pak se 100 kW. Normat e mbledhjes kanë rënë nga 58% në vitin 2008, në 73 % në vitin 2011 dhe në 64% në vitin 2012. Vetëm nga vjedhja e energjisë, fatura në dëm të shtetit shkon në vitin 2013, 185 milionë USD.

NJË TREGIM PËR NJË VIT MË PARË…
Më 28 maj 2013, ministri i atëhershëm i Ekonomisë. z. Florjon Mima foli në forumin “Shqipëria, model i ri zhvillimi”. Ishin kohët e “nxehta” të parazgjedhjeve të Qershorit dhe “sulmi” për të marrë përkrahje politike ishte në zenith. Flitej për strategjinë e energjisë 2013-2020. Çfarë tha me pak fjalë ministri? “…parashikohet që Shqipëria të plotësojë nevojat e saj për energji elektrike brenda vitit 2015”- tha Mima. “Studimet tregojnë- shtoi ministri Mima- se ne kemi mundësi për të ndërtuar hidrocentrale deri në 4.500 MW fuqi të instaluar, me një prodhim mesatar vjetor prej rreth 16 miliard kWh, në një kohë që kërkesa aktuale është për rreth7 miliardë kWh”. …Dhe shifrat që mbështesnin deklarimet e ish-kreut të ekonomisë ishin të tilla: “Janë nënshkruar në total 132 kontrata koncesioni për ndërtimin apo rehabilitimin e 384 hidrocentraleve, me fuqi të vendosur 1.633 MW dhe investim të përllogaritur në rreth 2,4 miliardë Euro. Ka përfunduar ndërtimi i 17 hidrocentraleve me fuqi të instaluar 111 MW, përfshirë hidrocentralet Ashta 1 dhe Ashta 2 me fuqi të instaluar 56 MW. Gjatë vitit 2013 pritet të vihen në punë 31 hidrocentrale me një fuqi të instaluar 135 MW dhe prodhim vjetor të parashikuar 584.5 GWh”, etj., etj. Por ministri i atëhershëm harroi të thotë se deri ditën që fliste për strategjinë llogaritej që, akumulimi i garancive për sistemin energjetik shkonte në mbi 200 milionë dollarë. Mima nuk tha as edhe që “në vitin 2012 arkëtimi ishte në masën 64%”, edhe për shkak të politikave, të mira nga ana populiste, por jashtëzakonisht dëmtuese, ku mund të përmendim sidomos amnistinë që u bë në vitin 2012 për faljen e faturave, e cila solli një valë të tërë reagimi për mospagimin e faturës dhe bëri që sektori të zhytej akoma më shumë në një gjendje të vështirë financiare dhe në mungesë të financave. Ne vuajmë sot një gropë të madhe financiare, e cila tashmë shkon mbi 1.1 miliardë dollarë. Sektori energjetik është një sektor që duhet të mbajë veten, gjë që ka dështuar për 24 vjet. Pse?! Sepse energji ka qenë nën kosto, energjia është shpërdoruar, është vjedhur, mbi energjinë janë bërë eksperimente siç është edhe shitja e katër hidrocentraleve, e katër aseteve shumë të çmuara që shërbenin për një bilanc shumë të mirë energjetik për vitin 2012 dhe realisht shtetit i humbën asetet të nevojshme. Po ashtu, edhe politika të paplanifikuara të dhënies së koncesioneve-thotë ministri aktual i MEI-t, z. Gjiknuri. Nëse këto do t’i thotë vetëm qeveria aktuale e socialistëve, nuk do t’i pranojë dhe duket se nuk i pranon askush! Po le të shohim më tej, çfarë thonë ndërkombëtarët?

148671

BANKA BOTËRORE: PARANDALONI QË TË NDODHIN GJERA TË KËQIJA!
Në gusht 2013, (vetëm pak kohë pas deklarimeve të Mimës për plotësimin “me forcat tona” të të gjithë energjisë elektrike të nevojshme për vendin, në Formumin që përmenda më sipër), Ellen Goldstein, Drejtore e Bankës Botërore për Europën Juglindore takon për herë të parë kryeministrin Edi Rama. Ajo thotë: “Unë sugjerova se prioriteti më i madh dhe më urgjenti për çdo qeveri ishte të parandalonte që të ndodhnin gjera të këqija. Dhe në këtë rast Qeveria e re duhet të parandalonte një krizë në sektorin energjetik, e cila do të kishte pasoja të rënda ekonomike, fiskale dhe sociale gjatë 2014 e më tej…”.

Por nuk mbaronte këtu Goldstein: “…unë mund t’ju siguroj se në #xdcbf; llim të vitit 2013, sektori energjetik ishte pranë kolapsi, me kërkesën që e tejkalonte prodhimin vendas, vite të tëra investimesh të papër#xdcbf; llshme, humbje të jashtëzakonshme teknike dhe joteknike, nivele të ulta arkëtimi dhe institucione në borxhe…”. Kush po flet kështu? Është Nr 1 i BB për rajonin dhe jo ndonjë nga ministrat e qeverisë së re! Dhe shifrat janë vërtet shqetësuese: Humbjet kumulative në sektorin energjetik-të cilat #xdcbf; nancohen nga Qeveria- arrijnë 55 miliardë lekë. Akumulimi i faturave nga institucionet buxhetore dhe jobuxhetore mbeti një çështje e pazgjidhur. Humbjet e energjisë u rritën në 51.1% deri në fund të vitit 2012, ndërsa normat e mbledhjes kanë rënë nga 85% në vitin 2008, në 73% në vitin 2011 dhe në 64% në vitin 2012. Si mund të mbajë veten sektori, nëse gjysma e energjisë elektrike vidhet? Sipas BB, “përafërsisht 15% e humbjeve totale janë teknike (6-8% mbi mesataren ndërkombëtare), ndërsa bilanci shqiptar rëndon për shkak të përdorimit të paligjshëm të energjisë”. Humbjet gjatë 2009-2012, nuk u ulën sipas premtimeve, por përkundrazi u rritën. Në vitin 2012, kostoja e importit të CEZ, që nuk u mbulua nga tarifa, arriti në 126 milionë USD. Grumbullimi i faturave nga konsumatorët tariforë ka mbetur i ulët. Arkëtimet ranë ndjeshëm edhe ndaj konsumatorëve të rregulluar. Në fund të vitit 2012, borxhi i institucioneve publike ishte 11 milionë USD. Në Prill të këtij viti, Qeveria Shqiptare mori vendimin “Për përcaktimin e shumave të shuarjes me kompensim të ndetyrimeve ndërmjet institucioneve buxhetore dhe jobuxhetore që financohen nga buxheti, KESH sha, CEZ Shpërndarje sha dhe Ministrisë së Financave”. Vendimi, me pak fjalë, “fshinte” nga llogaritë e mësipërme rreth 4 miliardë e gjysëm lekë, që ishin detyrime të ndërsjellta të institucioneve buxhetore ndaj CEZ, të CEZ ndaj KESH dhe të KESH ndaj Ministrisë së Financave (për huatë e marra).

NUK MBARON KËTU!

Ndërsa shpenzimet direkte publike ose mbështetja buxhetore për sektorin e energjisë mbetet e vogël, detyrimet indirekte janë shumë të mëdha. Mbështetja direkte buxhetore ndaj sektorit në vitet e fundit përfshin injeksione likuiditeti në KESH për të mbuluar hendekun e likuiditetit, si dhe subvencione për konsumatorët me aftësi të kufizuara (80% e faturave të energjisë të klientëve me aftësi të ku#xdcbf; zuara mbulohen nga shteti). Qeveria i detyrohet operatorit të shpërndarjes (OSHEE) rreth 3,4 miliardë lekë për subvencionin e konsumatorëve me aftësi të kufizuara. Mbështetja indirekte për sektorin, megjithatë, ka qenë shumë më e lartë se kaq. Kjo përfshin kredi të garantuara ndaj KESH për importet e energjisë elektrike, si dhe borxhin që institucionet buxhetore dhe jobuxhetore kanë ndaj OSHEE për energjinë e konsumuar dhe të papaguar. Në të njëjtën kohë kreditë me kushte tregtare janë rritur në mënyrë drastike në fund të vitit 2012, kur CEZ Sha. ndaloi importimin e energjisë për të mbuluar humbjet e shpërndarjes. Si rezultat, KESH si furnizuesi i fundit, u detyrua të rrisë importet e energjisë elektrike për të përmbushur kërkesat e konsumatorëve tariforë. Këto kredi është dashur të jenë të garantuara nga shteti. Overdrafti i garantuar i KESH ishte 29 miliardë lekë më 2013 ose rreth 2.5% e PBB-së. Ndërsa në vitin 2014, këto garanci arritën në 100 milionë euro. Nga ana tjetër humbjet në shpërndarje (vjedhja e energjisë) janë një subvencion i nënkuptuar për konsumatorët. Kjo shumë, që për vitin 2013 ishte 180 mln dollarë, për shkak se niveli i humbjeve ishte më i lartë, përballohet nga buxheti i shtetit dhe jo drejtpërdrejt nga tarifa e energjisë. Por, hendeku financiar rëndohet më tej si pasojë e detyrimit të Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare për të blerë energjinë e prodhuar nga HEC-et e dhëna me koncesion. Kështu, nga viti 2010 në vitin 2013, si rezultat i sasisë së energjisë së blerë nga HEC-et aktualisht në funksion, kosto totale e KESH, e pare#xdcc0; ektuar në çmimin e rregulluar të shitjes prej 2.2 lekësh për kW/h, kap shifrën e 32.6 mln eurove. Sipas burimeve nga KESH sha, për vitin 2014, kjo kosto llogaritet në shifrën 39.7 milionë eurove. Hendeku financiar shkon në rritje në vitet në vazhdim, edhe si pasojë e hyrjes në funksion të HEC-eve të tjera, duke çuar koston për vitin 2019 deri në 80.8 milionë euro (?!)

PARADOKSET E FATURIMIT
Të vjen të qeshësh kur mëson për disa shifra konkrete të sektorit të energjisë. Abonentët familjarë janë rreth 2 herë më shumë se sa numri i familjeve shqiptare(!?) (A ndikon këtu fasha e energjisë së konsumuar nën 300 kW?). Numri total i abonentëve për këtë periudhë raportohet nga OSHEE dhe është saktësisht 619 mijë abonentë. Paradoksi gjendet në raportimet për pagimin e energjisë elektrike. Nga totali i këtyre familjeve, 247 mijë familje janë faturuar me konsum ZERO të energjisë elektrike në muaj (?!). 176 mijë familje të tjera për gjatë vitit 2013 kanë harxhuar nga 0-100 kilovat/ muaj energji elektrike dhe 196 mijë familjet që mbeten, kanë konsumuar në muaj mbi 300 kilovator orë energji. Tregues të tillë janë turpërues për ata që i kanë pranuar, por janë fyes edhe për inteligjencën e atyre që sot kërkojnë faljen e detyrimeve të mospagesës apo të kamatvonesave. Dhe qeverisë i duhet të përballet edhe me një shifër qesharake dhe jo të vërtetë, atë të konsumit mesatar për familje prej 192 kilovatorë në muaj (!?). Si mundet kur nga studimi i ERE, i parashikuar edhe ne Deklaratën Rregullatore të vitit. 2009, konsumi në vitin 2008 ka qenë përllogaritur një nivel mesatar konsumi prej 365 kWh/familje/muaj?

148672

MBIFATURIMI DHE ENERGJIA E FATURUAR AFROFE

Aktorë të ndryshëm politikë kanë pretenduar se pamundësia e pagimit të faturave vjen edhe për shkak se operatori i shpërndarjes (CEZ sha) ka faturuar jashtë realitetit dhe ka aplikuar faturimin aforfe. Ndjehem keq kur këtë e shprehin disa nga titullarët e qeverisjes së kaluar, ish funksionarë të lartë, që tani kanë harruar përgjegjësitë që kishin. Po, është e vërtetë që ka pasur mbifaturime nga CEZ Shpërndarje! Ka edhe shifra: mesatarisht janë shënuar 1057 ankesa/muaj për mbifaturim. Por janë 1,2 milion konsumatorë dhe ky mbifaturim shtrihet vetëm në 0,088 % të tyre. Dhe është fakt që mbi 85 % të këtyre të mbifaturuarëve iu është njohur ankesa! Ndërsa fatura aforfe janë rregjistruar vetëm 505 të tilla në muaj, të cilat në fakt asnjëherë nuk penalizojnë ata që konsumojnë energjinë, por ata që i furnizojnë me energji, sepse konsumi i tyrë është gjithherë më i madh se faturimi! Por kostot nuk përfundojnë këtu. 590 mijë familje pensionistësh subvencionohen për energjinë elektrike që konsumojnë. Subvencion përfitojnë edhe 80 mijë njerëz në nevojë (me aftësi të kufizuara). Po të llogaritësh këtu edhe të gjithë ata që paguhen me paga të ulta numri i të subvencionuarëve gjithsej shkon në rreth 210 mijë dhe shteti paguan jo më pak se 4,5 miliardë lekë në vit për subvencion. Kur në fakt pjesën më të madhe të konsumatorëve e përbëjnë konsumatorët familjarë, (raporti i konsumit të konsumatorëve familjar dhe jo familjar është rreth 58% me 42%.) dhe borxhet e pambledhura të kompanisë OSSH (dikur CEZ) ndaj konsumatorëve arrijnë vlerën e 71 miliardë lekëve deri në fund të 2013! Në këtë shumë, pjesën më të madhe të borxhit e zënë familjarët me shumë se 45 miliardë lekë. Kjo shumë llogaritet të jetë krijuar pas vitit 2007. Në ndërkohë që qeveria aktuale, pavarësisht se cila do të jetë tarifa e re e energjisë elektrike për vitin 2015 ka planifikuar subvencionimin e rreth 210 mijë familjeve që preken nga ndryshimi i tarifës.

BORXHI I KEQ BËN PJESË NË KOSTO
Shumica e humbjeve kudo në botë ndodhin në rrjetet e shpërndarjes. Sikurse përmenda, përafërsisht 15% e humbjeve totale janë teknike (6-8% mbi mesataren ndërkombëtare), ndërsa bilanci shqiptar rëndon për shkak të përdorimit të paligjshëm të energjisë. Pra, pjesa tjetër e humbjeve janë vjedhje. Në 2010, 2011,2012, 2013 humbjet janë luhatur nga 68 % në 53,1 % Aktualisht ato shënojnë nivelin 38,4 %. Nëse të gjithë këtyre shifrave iu zbret shifrën 15 %, pjesa që mbetet “iu takon” hajdutëve të energjisë elektrike. Të ballafaquar me humbje të larta dhe norma të varfra të mbledhjes, operatori i shpërndarjes CEZ nga fundi i 2012-s ishte i paaftë të paguajë faturat ndaj kompanive të tjera të sistemit, OST dhe KESH. Për shkak të gjendjes së dobët financiare, CEZ Shpërndarje ndaloi importimin e energjisë elektrike për të mbuluar humbjet e saj në fund të vitit 2012. Banka Botërore raporton në studimin e saj se “në vitin 2013, CEZ Sha. shënon një borxh rreth 36 miliardë lekë (343 milionë USD ndaj KESH, 5.5 miliardë lekë (52 milionë USD) ndaj OST, 15.3 miliardë lekë (144.5 milionë USD) ndaj tregtarëve dhe 2.8 miliardë lekë (26.5 milionë USD) dënime në formën e TVSH-së së papaguar”. Këtyre borxheve u faturohet edhe një shumë prej 4,8 miliardë lekësh të marra nga CEZ AS pas zëvendësimit të kredive të IFC dhe BERZH në vitin 2012. Referuar deklarimit të MEI – “Mos kryerja e funksioneve për të cilat ishte licensuar CEZ, e përkuli qeverinë shqiptare para dështimit të plotë, e cila për të mos e pranuar atë publikisht, fundosi në kolaps me overdraft dhe kredi absurde KESH-in duke arritur në një borxh të pashlyeshëm prej 270 milionë dollarë. Njëkohësisht, kapaciteti gjenerues i disponueshëm i KESH sha u ul me rreth 83 MW prej privatizimit abuziv të 4 HEC – eve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1,2 dhe Lanabregas, të cilët u shitën baraz me vlerën e katër pallateve në Tiranë. Kjo uli prodhimin publik të energjisë elektrike me 6%, duke rritur artificialisht kostot e energjisë elektrike në tregun me tarifë të rregulluar”.

FATURAT E PAPAGUARA DHE…
Kur lexoja sot deklarimet e z. Mima të bëra në maj 2013, saktësësisht një muaj para zgjedhjeve parlamentare, ndjehesha keq nga ato që dëgjoj sot dhe që kanë të bëjnë me “shtetin policor” me faljen e kamatvonesave” etj, etj. Ndjehem keq jo vetëm sepse z. Mima nuk arriti të siguronte plotësimin brenda vitit 2015 të 100% të nevojave për energji elektrike të prodhuar brënda vendit, por sidomos për ato që Banka Botërore, në raportin e saj tëe fundit i dedikon qeverisjes së kaluar. Ja konkluzioni i specialistëve të BB-së: “Kërkesa e konsumatorëve për energji elektrike pritet të arrijë 10,000 Gigavatorë në vitin 2020, ndërsa hendeku i furnizimit me energji elektrike do të arrijë 5,000 Gigavatorë ose 50% të kërkesës totale deri në këtë vit, sipas një bilanci që Banka Botërore i ka bërë tregut të energjisë në dy dekada. Duke pasur parasysh strukturën aktuale të sektorit, hendeku i parashikuar do të mbulohet me blerjen e importeve shtesë. Por, ndërkohë, kostot që lindin nga importi nuk janë të ndara në mënyrë të barabartë ndërmjet qeverisë, investitorëve dhe konsumatorëve, por përballohen tërësisht nga shteti”. Nëse dikush e lexon “shqip” këtë deklarim duhet të kuptojë se nëse zhvillimet në sektorin e energjisë ecin me ritmet aktuale dhe nëse tarifa për konsumatorët do të jetë 9.5 lekë për kilovat/orë, deficiti në sistem do të jetë 22 miliardë lekë në vitin 2020! Dhe këtu nuk kam folur për tarifat e reja që pritet të vendosen në fund të dhjetorit, por për një tarifë apriori! Kush do t’i paguajë këto 22 miliardë? Si është e mundur të bëhet thirrje për të mos paguar konsumin e mallit “energji elektrike”? Si është e mundur që të pranohet akoma që i gjithë prodhimi i Kaskadës së Drinit të vidhet, të humbasë dhe që shqiptarët të mos paguajnë apo t’u falen kamatvonesat? Cili tru normal e bën këtë hesap? Dhe kë dëmton kjo gjë? Për të gjitha këto pyetje e të tjera ka një përgjigje që vjen nga qeveria: “Shqipërisë i duhet burimet brenda vendit, por në mënyrë që burimet e brendshme të shtohen, pra prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri të shtohet dhe Shqipëria të mos jetë e varur në 40 e ca përqind të saj nga importi, duhet të nxisim investimet. Nxitja e investimeve bëhet me dy elementë , duke pasur mbi të gjitha një klimë më të mirë për investimet (me rregullat dhe me legjislacionin e ri të energjisë elektrike), me një planifikim të mirë dhe jo duke bërë investime, të cilat nuk kanë efektivitet në sistemin energjetik, pra janë prodhime të cilat nuk ndikojnë në bilancet energjetike, përkundrazi shkaktojnë disbalanca dhe humbje. Mbi të gjitha mbi një disiplinë financiare, sepse asnjë nuk do të investonte në sektorin energjetik nëse nuk do të kishim cash #xdcc0; ow, para të garantuara dhe sektor likuid. Kjo arrihet nëpërmjet disiplinimit të pagesës një, dhe e dyta duke filluar liberalizimin e tregut”. Atëhere “Nëse nuk ke gjë për të thënë, më mirë hesht”-thotë një fjalë e hershme! Kush kërkon të flasë për energjinë, ata që ikën, apo ata që do të vijnë, duhet të shprehen e të ofrojnë opsione vetëm në këto dy rrugë! Në të kundër, është më mirë të heshtin! Eshtë në të mirë të tyre apo të intelektit të tyre…Nëse e kanë sigurisht këtë të fundit!

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi