Problemet duhet të diskutohen hapur

Sipas DW, 11 nëntor 2014

ramabeograIshte hera e parë në historinë e Ballkanit që shefat e zgjedhur në mënyrë demokratike të Serbisë dhe Shqipërisë zhvillojnë një takim. Mediat e të dyja vendeve lëshojnë gjithë kohës shprehjen e bërë bajate „vizitë hisotrike“, për të zbutur shqetësimin e zgjedhësve të tyre respektivë, të cilët janë kryesisht nacionalistë. “Historike“ është vetëm vonesa e këtij takimi. Sigurisht më mirë vonë se kurrë. Por faktikisht ky takim ndodhi 100 vjet me vonesë!
Beogradi dhe Tirana janë vetëm dy orë larg në vijë ajërore me Berlinin dhe Brukselin, por janë vite dritë larg njëra tjetrës. Në Ballkan një mik gëzon gjithmonë një vlerësim të veçantë, edhe në qoftë se ai është armiku i menduar. Por çfarë mund të sjellë një takim i tillë, përveç se ritualeve maço të politikës dhe shtrëngimeve patetike të duarve? Natyrisht jo rezultate konkrete. Sepse për këtë së pari duhet të diskutohet hapur për problemet ekzistuese.
Skandali i Beogradit
Kjo nuk ndodhi vetëm njëherë gjatë takimit të Beogradit. Duke iu referuar deklaratës së homologut të tij për pavarësinë e Kosovës, kryeministri serb e quajti “provokim“, që nuk e priste nga Edi Rama. Natyrisht që kryeministri serb do të preferonte të fliste me homologiun e tij shqiptar vetëm për ekonominë, programet e shkëmbimeve rinore dhe tema të tjera me mot të mirë. Kjo mbeti vetëm një dëshirë: Mysafiri i tij nuk donte të humbiste rastin të sillej si avokat i pavarësisë së Kosovës në tokë serbe.
dedoviçDragoslav Dedovic
Kështu ish provinca serbe mbetet një mollë sherri mes Tiranës dhe Beogradit. Vetë Kosova duhet të ndihet sexy – objekti i dëshiruar është shteti më i varfër ndër shtetet më të varfër të Europës!
Në fakt në Beograd dhe Tiranë flitet për pacënueshmërinë e kufijve dhe rëndësinë e tyrë të vogël në Europën e bashkuar. Por kjo tezë zyrtare sjell përplasje politike: Serbia i referohet kufijve të Serbisë që përfshijnë Kosovën. Ndërsa Shqipëria nga ana tjetër i referohet kufijve të shtetit të dytë shqiptar në Ballkan – Kosova e pavarur.
Dhe pjesa më e madhe e qytetarëve, të cilët kanë zgjedhur këta politikanë, janë pak më të nderëshëm: në tryezat e lokaleve në Beograd, Prishtinë dhe Tiranë, diskutohet hapur për çështjen se ku duhet të kalojë kufiri mes Shqipërisë së Madhe dhe Serbisë së Madhe.
Agjenda e dukshme dhe ajo e padukshme
Pra pas një qetësie të gjatë mes dy vendeve ballkanike ka dalë në pah një agjendë e dukshme dhe një e padukshme: I dukshëm është ndikimi i Bashkimi Europain për një kurs racionaliteti të kushtëzuar të kastës politike në Beograd dhe Tiranë. Sepse të dy vendet duan t’i bashkohen BE-së. E padukshme, por reale është një dëshirë e shumë shqiptarëve dhe serbëve bashkimi kombëtar në një shtet të vetëm.
Por ka edhe disa ndryshime: Serbia duhej të dorëzohej nga ambiciet për Serbinë e Madhe si pasojë e presionit ndërkombëtar në dekadat e fundit. Nëse ëndërrat për Serbi të Madhe zgjohen herë pas herë, atëherë ato janë ose shprehje populiste të parëndësishme ose tregues të një të shkuare radikale. Serbia sot nuk ka kushte politike dhe as ekonomike për të ëndërruar.
Nga ana tjetër Shqipëria është në një pozicion më delikat: Fantazitë e bashkimi të shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Greqi – me pak përjshtime – nuk janë në programin e asnjë partie poltike. Por kjo dëshirë është e pranishme në mendiet dhe zemrat e shumë njerëzve. Ky është edhe shkaku i populizimit të politikanëve shqiptarë, por sigurisht nuk është bazë për një politikë reale.
E ardhmja quhet Bashkim Europian
Shqiptarët e Kosovës në përgjithësi konsiderohen si viktima, prandaj në vitin 2008 iu njoh menjëherë pavarësia nga Uashingtoni, Berlini, Parisi dhe Londra. Por kjo nuk duhet perceptuar gabim në Tiranë dhe Prishtinë, duke parë këtë korrekturë kufijsh si një mundësi të „bashkimit shqiptar“.
E vetmja hapësirë ligjore ku të gjithë serbët dhe të gjithë shqiptarët mund të jetojnë në paqe është BE. Ky është shansi për të dy popujt dhe për shtetet e ndryshme ku ata jetojnë. Vetëm në rast se tërheqja ndaj BE do të mbarojë, atëherë aspiratat nacionaliste herët a vonë do të fitojnë sërish.
Me nacionalizmin etnik është shpesh si me fenë: Kur përplasen dy pretendime për absolutizëm dhe i japin të drejtë vetës, nuk mund të ketë dialog. Në takimin e ardhshëm dy kryeministrat duhet të punojnë urgjentisht, që të reduktojnë prapambetjen 100 vjeçare në marrdhënien fqinjësore: Një nisje e mirë do të ishte një marrveshje miqësie me Tiranës dhe Beogradit, ku angazhohen për zgjidhjen paqësore të të gjithë problemve mes tyre dhe mbështetjen reciproke në rrugën e antarësimit në BE.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi