Ngjitemi 40 vende në klasifikimin e Bankës Botërore për kushtet e bërjes biznes

Raporti BB, 29 tetor 2014

Teksti i plotë i Raportit për ShqipërinëBusiness-Men-Silhouettes-With-World-Map-Background-01

Në raportin e sapo botuar mbi lehtësinë e të bërit biznes, Banka Botërore thekson se në Shqipëri ky tregues është përmirësuar me 6.3 pikë, ndërsa në Kosovë me 1.8 pikë.

Pas raportit te pare te publikuar ne vitin 2003, ky raport vlen si një analizë e rregulloreve në nivel mikro-ekonomik për të ofruar një pasqyrë të klimës së biznesit. Raporti përqëndrohet në rregulloret për bizneset e vogla dhe të mesme, duke analizuar 10 indikatorë: hapjen e një biznesi, nxjerrjen e lejeve të ndërtimit, shërbimin elektrik, regjistrimin e pasurisë, marrjen e kredive, mbrojtjen e investitorëve pakicë, pagimin e taksave, tregtinë ndërkufitare, zbatimin e kontratave dhe procedurat e kompensimit të kreditorëve. Analiza nuk shqyrton faktorë si siguria në vend, stabiliteti makroekonomik, niveli i korrupsionit, aftësia e krahut të punës, funksionaliteti i institucioneve apo infrastruktura e shërbimeve.

“Raporti vjetor, mbi praktikat më të mira për klimën e biznesit, arrin në përfundimin se gjatë vitit të kaluar, qeveritë në shkallë globale vazhduan të vënë në zbatim reforma të gjera për të përmirësuar sistemin rregullator në ndihmë të klimës për biznes. Raporti thekson se ekonomitë që arrijnë përmirësim si në procedurat rregullatore, ashtu edhe në forcimin e institucioneve që mbështesin tregtinë, biznesin dhe sipërmarrjen e hapur, mundësojnë rritje dhe zhvillim më të fuqishëm”,-raporton “VOA”

Në kapitullin për Shqipërinë, raporti thekson se u përmirësuan kushtet për hapjen e një biznesi të ri, me uljen e tarifave të regjistrimit të biznesit. Po ashtu raporti identifikon përmirësime në sektorin e ndërtimit, ku nënvizon se ka rifilluar nxjerrja e lejeve të ndërtimit si dhe janë konsoliduar në një dokument të vetëm lejet për truallin dhe për ndërtimin. Gjatë vitit të kaluar raporti vëren përparim edhe në transferimin e pasurisë, me vendosjen e afateve kohore dhe dixhitalizimin e dokumentacionit për pasuritë e patundshme.

Banka ngre gjithashtu problemin e rritjes së kostos së operimit për kompanitë, të cilave u është rritur norma e taksimit mbi të ardhurat e biznesit.

Raporti arrin në përfundimin se klima e zhvillimit të biznesit në Shqipëri është përmirësuar me 6.3 pikë.

Kryeministri Rama, e ka vlerësuar gjithashtu një lajm shumë të mirë për të gjithë ata që duan Shqipërinë e punës dhe sipërmarrjes.

“Lajm i mirë për kë do Shqipërinë e punës dhe sipërmarrjes: Ngjitemi 40 vende në klasifikimin e Bankës Botërore për kushtet e bërjes biznes”- shkruan Rama në FB.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj ka përshëndetur sot nëpërmjet një konference për shtyp raportin e Doing Business, të publikuar nga Banka Botërore.

Këtë vlerësim, Ahmetaj e cilësoi si më të mirin në historinë 22-vjeçare postkomuniste të Shqipërinë.

“Është vlerësimi më i mirë në historinë 22-vjeçare post komuniste. Nga vendi i 108-të sivjet u klasifikuam në 40 vendet me ecjen më të mirë në këtë vit. Jemi vendi i 68-të. Është renditja më e lartë historike, hapi më i rëndësishëm në nivelin e reformave dhe lehtësisë së të bërit biznes. Kjo ka të bëjë drejtpërdrejt me reformat e guximshme të qeverisë. Kjo rritje tregon që reformat po japin rezultat”.

Ahmetaj shtoi më tej se, qeveria është e vendosur të vijojë me reformat. Sipas tij, me këtë klasifikim Shqipëria ka lënë pas disa vende të rajonit.

“Qeveria është e vendosur të vijojë me reformat, pasi Shqipëria tregoi se është në rrugën e duhur të përmirësimit të klimës së biznesit. Ky është raporti që vlerësohet nga çdo sipërmarrës i huaj. Kjo renditje ka imapakt të drejtpërdrejt në tërheqjen e investimeve të huaja. Kemi lënë pas disa vende të rajonit, si Serbinë etj”.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi