Kthesa keinesiane e “partizanëve” neo-liberistë

Sipas gazetës La Stampa, 1.10.2014

lastampa“Dorëzohuni, jeni të rrethuar!” mund t’i thuhet me humor qeveritarëve gjermanë. Përballë një krize që nuk po do të marrë fund, po maturohet nga pak në të gjithë botën ideja që duhen provuar zgjidhje të tjera nga rreptësia fiskale dhe kursimi. Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, i dominuar prej një kohe të gjatë nga doktrina neoliberiste, sipas të cilës shpenzimet publike janë të dëmshme, rikthehet në origjinën e tij keinesiane dhe rroseveltiane: për rimëkëmbjen ekonomike, nevojiten investime të mëdhenj në infrastrukturë.
A mund t’i jepet punë atyre që nuk po ndërtojnë për të ardhmen? Në mos tani, kur kostoja e parasë është kaq e ulët, atëherë kur? Në Europë, është Berlini që pengon projektin e investimeve transnacionalë të presidentit të ri të Komisionit, Jean-Claude Juncker dhe propozimet edhe më ambiciozë të qeverisë polake. E megjithatë, edhe brenda vetë Gjermanisë njerëzit ankohen për ura që duhen ribërë apo rrugë të ndërtuara keq. Me një farë “keqdashje”, FMN e gjykon efikas “rregullin e artë” për ekuilibrin e buxheteve: ishte në Kushtetutën gjermane, përpara se të ashpërsohej për t’u dhënë shembull vendeve që shpenzonin pa hesap. A ia vlen të japësh shembullin duke i bërë keq edhe vetes? Gjermania vazhdon të qortojë Francën për deficitin buxhetor, por buxhetin e vet e mban në rregull, duke investuar sa gjysma në krahasim me Francën.
Do të ishte ndoshta më mirë rikthimi tek ai rregull. E në të njëjtën kohë, duke bërë ndonjë përpjekje të jashtëzakonshme aty-këtu për të dalë nga kriza: në vendet me buxhete solidë dhe si Europa në tërësinë e saj. Italia, për shembull, e vetme dhe në borxhe nuk mund ta bëjë. Pastaj nuk duhet të harrojmë që infrastrukturat e saj janë të mangëta jo sepse është shpenzuar pak, por sepse është shpenzuar keq.
Dhe kështu nis e përhapet frika se mos ndërtohen jo gjëra që duhen, por ato që i sjellin fitime ndokujt. Dhe kjo ushqen protestat, si dhe justifikon cdo lloj kundërshtimi ndaj të resë. Sot të gjithë do të preferonin një taksë më pak, se sa një kantier metroje më shumë: duhet që të rikthehemi e të besojmë tek fuqia publike. /la stampa/

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi