16 Geneva Reports: “Një krizë e re po vjen”

Shtetiweb, 30 shtator 2014

Genova Report“Kombinimi toksik” i borxhit rekord me ngadalësimin e rritjes ekonomike, e ka vënë ekonominë botërore në shinat e një krizë të re.

Bashkejetesa e një vlere rekord të borxhit dhe ngadalesimit te rritjes do të thotë se ekonomia globale po shkon drejt një tjetër krize, thotë 16 Geneva Reports, një raport vjetor shkruar nga një panel ekonomistësh të Qendres Ndërkombëtare për Studime Monetare dhe Bankare, e cila është botuar të hënën 29 shtator.

Autorët, ku përfshihen tre ish-drejtues të bankave qendrore shpjegojnë se normat e interesit duhet të mbeten të ulta në nivel global për “një kohë shumë të gjatë”, për të mundesuar qe agjentët ndryshëm ekonomike të vazhdojnë të paguajnë interesat e borxheve te kontraktuara të shmangin një krizë të rëndë. Paralajmërimi vjen ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara, shefja e FED, Janet Yellen, ka njoftuar një rritje graduale të normave të interesit.

Raporti tregon se borxhi i përgjithshëm, privat dhe publik, u rrit nga 160% të PBB-së në vitin 2001 në gati 200% në vitin 2009 dhe 215% në vitin 2013: “Në kundërshtim me atë që besohet në përgjithësi, bota ende nuk ka filluar të ule borxhet dhe raporti i borxhit global në krahasim me PBB vazhdon të rritet ne menyre te vazhdueshme duke thyer rekorde të reja. “

Luigi Buttiglione, një nga bashkë-autorët, ka shprehur shqetësimin në Financial Times: “Në karrierën time kam parë kaq shumë të ashtuquajtura “mrekulli ekonomike” – Itali në vitet 1960, Japonia, Tigrat e Azisë, Irlanda, Spanja dhe tani ndoshta Kinën – dhe të gjithë kanë përfunduar në një mal me borxhe.” Sipas Buttiglione, skema është gjithmonë e njëjtë: rritja e këtyre ekonomive inkurajon huamarrjen, e cila detyrohet te mbeshtese vazhdimin e ritmeve te rritjes ndërsa faktorët themelore që kishin kontribuar fillimisht, kanë shteruar.

Raporti thekson se disa vende të cilat karakterizohen nga nje borxh i lartë dhe rritje e ulët, janë krejt të pambrojtur: ketu mund te permendim Europen Jugore, dhe zonen euro.

Per te ilustruar kete situate, Steen Jakobsen, shef ekonomist në Saxo Bank, citon një proverb hebre: “Interesi i borxhit rritet pa patur nevojë për shi”. Kjo konfirmon linjat themelore të 16 Geneva Report:

“Kjo fjalë e urtë tregon thelbin e asaj që ndodh në qarqet politike sot. Ne jemi tani duke parë Episodin IV të “Le të vazhdojmë dhe të bejme sikur ndërsa borxhi vazhdon të grumbullohet. (…). Pretendohet të ketë një plan të besueshëm, por nuk ka përpjekje për të adresuar problemet strukturore dhe strategjia e vetme konsiston ne blerjen edhe më shumë kohë. (…)

Është e qartë se shtyrja e zgjidhjes s eprobmeveve ne kohës është gjithmonë prioriteti numër një i qeverive, e ndjekur nga projektimi i deshirave per një rritje ekoknomike te shumë-pritur për të kthyer buxhetin brenda intervalit kufizimeve të supozuara. Në rastin e Francës, braktisja kohët e fundit e respektimit të objektivave buxhetore për dy vitet e ardhshme është tashmë një fakt i kryer. (…)

Në sektorin privat, një sjellje e tillë mund t’ju kushtonte punën tuaj, por në modelin ekonomik të vitit 2014 kjo kujton më shumë Bashkimin Sovjetik se sa një ekonomi të tregut”, vazhdon Steen Jakobsen.

Jakobsen, i cili u kthye nga Azia, thotë se ai e ka gjetur në Singapor një shëmbull të përsosur të kësaj dukurie:

“Për mua, Singapori ka mishëruar modelin e biznesit më racional të planetit. Themeluesi i saj Lee Kuan Yew ishte një prej shtetarëve më të mëdhenj në histori. Por sot, produktiviteti është në rënie në Singapor. Ashtu si ne, ata janë duke u bërë Monako e botës, një ekonomi e bazuar ne konsumit, jo në produktivitetin dhe rritje ekonomike.

Ekonomitë e zhvilluara janë duke u vjetëruar demografikisht, por nuk jemi ende mjaftushmërisht të arsyeshëm për të kuptuar se modeli ynë aktual është një skemë piramidale dhe se ne po shkojmë drejt momentit të pashmangshëm të Minsky (ku paratë e gjeneruar nga pasuritë nuk janë të mjaftueshme për shërbimin e borxhit, të shkaktuara për të paguar këto aktive).

Asnjë politikan apo bankier qendror nuk thotë të vërtetën që rezulton nga shifrat e thjeshta dhe të gjithë shpresojmë se çdo gjë do të jetë në rregull. Por shpresa nuk është një politikë e mirë, dhe kjo duhet të jetë rezervuar veçse në kishë, jo për ekonominë reale. “

Raporti 16 Geneva i plotë dhe PDF shkarko këtu

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi