“World Ultra Wealth Report”: Në Shqipëri 55 biznesmenë kanë 7 miliardë USD pasuri

“World Ultra Wealth Report”: 5 shtator 2014

Në Shqipëri 55 persona kanë një pasuri më shumë se gjysma e prodhimit të Brendshëm Bruto. Janë plot 7 miliardë USD që ndahen vetëm në duart e këtyre personave, duke e renditur Shqipërinë në vendin e 37-të në Europë për nga numri i multimilionerëve. Në bazë të llogaritjeve, mesatarisht secili prej tyre ka një pasuri prej 127 milionë USD. “World Ultra Wealth Report”, tregon me shifra se pasuria e multimilionerëve vendës, në mes të krizës financiare, jo vetëm që nuk është ndikuar, por është shtuar me të paktën 4.1 për qind.

Bëhet fjalë për vitet 2011- 2012, kur kriza ekonomike pllakosi të gjithë Europën dhe goditi ashpër edhe financat e vendit. Në këtë pikë, jemi pas Gjermanisë. Sipas raportit, vetëm në Gjermani kishte një rritje të pasurisë me 5.4 për qind. Ndërsa dy vende të tjera, Bosnjë-Hercegovina dhe Malta patën një rritje të frikshme me respektivisht 13.3 dhe 9.1 për qind. Në raport nuk flitet për emrat e personave që mbajnë këto pasuri, por vlera që ata administrojnë është vërtet e frikshme.

Më shumë se gjysma e ekonomisë shqiptare është në duart e 55 personave, gjë që e bën situatën shumë vulnerabil. “World Ultra Wealth Report” është një organizatë që përpiqet të masë pasuritë e individëve në mbarë botën. Ajo llogarit në kalkulimet e saj vetëm individë me pasuri mbi 30 milionë USD. Pjesë e pasurisë nuk janë vetëm shumat bankare, por edhe aksionet në kompani të ndryshme, qendra rezidenciale e pasuri të tjera të patundshme apo koleksione arti apo çdo aset tjetër. Për llogariten e pasurisë, organizata bashkëpunon dhe shkëmben informacione me banka private, institute arsimore, organizata joqeveritare dhe kompani luksoze.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi