Qeveria rrit pensionet me 2 për qind,

Sociale, 9 korrik 2014

Këshilli i Ministrave ka vendosur sot rritjen e pensioneve për 606 mijë pensionistë me 2%. Ministri i Mirëqenies Sociale ne nje dalje per mediat direkt pas mbledhjes se qeverise beri te ditur kete vendim dhe sqaroi skemen e re te pensioneve qe do te nise te zbatohet nga 1 janari 2015.

“Sapo kaluam vendimin e Këshillit të Ministrave për rritjen e pensioneve. Ndonëse rritja e indeksit të konsumit siç është deklaruar këto ditë nga INSTAT ka qenë në masën 1.6 %, qeveria vendosi që të pranojë miratimin e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë që pensinet të rriten në masën 2%, pra më shumë se inflacioni. Në këtë mënyrë nuk do të kemi vetëm indeksim, pra rritje nominale të pensioneve por dhe një rritje reale të pensioneve që në vitin tonë të pare”, tha ministri Veliaj.

Kush perfiton

Jane disa kadegori qe perfitojne kete rritje sipas ministrit Veliaj.  “Ky vendim parashikon që të rriten në 2% pensionet e plota, të pjesshme, të reduktuara, pensionet e parakohshme të pleqërisë, pensionet i invaliditetit dhe familjare, pensionet për vjetërsi shërbimi si në qytet dhe në fshat. Ne vendosëm që të rriten në të njejtën masë edhe pensionet sublementare për ushtarakët, policinë e shtetit, punonjësit e Gardës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, policisë së burgjeve, zjarrëfikseve dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të punonjësve me tituj shkencor si dhe trajtimet e veçanta financiare të pilotëve, të ish detarëve, të ish punonjësve të industrisë ushtarake, të-ish minatorëve. Nga rritja e pensioneve dhe përfitime të tjera përfitojnë rreth 606 mijë qytetarë shqiptarë, nga të cilët 427 mijë janë pensionistë të qytetit, 150 mijë janë pensionistë të fshatit dhe 29 mijë janë përfitime të tjera për kategoritë që përmenda më sipër. Ne jemi gati të kalojmë reformën e re të pensioneve dhe kjo rritje e pensioneve është në kohezion me këtë reformë dhe do të ketë vazhdimisht indeksim dhe rritje të pensioneve ekzistuese ashtu siç po bëjmë sot”, tha ai.

Sipas ministrit pensionet e reja do varen drejtpërdrejt nga masa e kontributeve. “Do të ketë pensione më të larta kush kontribuon më shumë. Pensioni maksimal do ndryshojë nga 1 janari 2015. Çdo qindarkë që do paguhet më shumë në sigurime do reflektohet në pension”. Veliaj sqaroi se  nga kjo skemë do të përfitojnë edhe 5000 persona që për herë të parë pritet të marrin pension social. Ministri tha ndër të tjera se kanë nisur negociatat me disa shtete, me qëllim që shqiptarëve në emigracion t’ju njihen për pension vitet e punës jashtë Shqipërisë.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi