Përfitimet e detyrimet që vijnë nga marrja e statusit
Nuk rriten financimet e BE, imazhi rrit investimet e huaja.
Pas vendimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, Shqipëria ka disa përfitime, por në të njëjtën kohë i lindin edhe një sërë detyrimesh për të zbatuar.
Përfitimet nga statusi
• Shqipëria do të mund të marrë pjesë në mbledhjet e hapura të Këshillit të BE-së për vendet kandidate.
• Shqipëria mund të bashkëpunojë më ngushtë me komitetet e BE-së, kryesisht në aspektin ekonomik. Do të ngrihen strukturat e përbashkëta mes Shqipërisë dhe Komitetit të Rajoneve si dhe me Komitetin Ekonomik dhe Social.
• Marrja e statusit kandidat rrit investimet e huaja falë qëndrueshmërisë politike të vendit si dhe punësimin.
• Shqipëria do të përfitojë nga fondet IPA, me anë të projekteve që do të paraqesë për financim.
Detyrimet nga statusi
• Shqipëria duhet që brenda 5 viteve të përafrojë të gjithë legjislacionin me atë të Bashkimit Europian.
• Administrata publike duhet të ketë kapacitetet e mjaftueshme për të ofruar projekte bindëse për t’u financuar nga IPA.
Hapat që ndiqen
• Procesi i integrimit europian është i ndarë në 7 faza, ndërkohë që Shqipëria, deri më sot, ka kaluar vetëm 4 prej tyre.
• Pas vendimit të ministrave duhet që të enjten të konfirmohet vullneti i BE-së në mbledhjen e Këshillit.
• Faza e pestë përfshin negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Përpara se të nisin negociatat, Komision aplikon një fazë të ndërmjetme, që ka të bëjë me nisjen e analizës së detajuar për përputhjen e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së. Procesi i negociatave me BE-në përfshin një hark kohor, minimalisht një vit dhe maksimalisht 7 vjet.
• Faza e gjashtë është nënshkrimi i “Traktatit të Anëtarësimit”, periudhë kjo nga 2 muaj deri në 5 vjet.
• Ndërsa faza e shtatë është “Data e Anëtarësimit”, që përfshin harkun kohor nga 1 deri në 2 vjet.