Komisioni për reformimin e arsimit të lartë pritet të dalë me një draft të dytë

30 maj 2014

Komisioni për reformimin e arsimit të lartë, pas qëndrimit kundër dhe propozimeve të universiteteve publike dhe private në të gjithë vendin pritet të dalë me një draft të dytë. 

Edhe pse ishte menduar që ky projektligj të kalonte në muajin qershor në Parlament, kryeministri Edi Rama tha se do t’i jepet më shumë kohë ekspertëve të komisionit.

“E pamë të udhës t’i japim vetes më shumë kohë sepse drafti ka ngjallur shumë interes dhe ka ende shumë kontribute që mund të merren. Kështu që verën do ta shfrytëzojmë për të formësuar një ligj që nuk do të jetë thjesht një tekst i zbatueshëm nga ata të cilë ai ligj bëhet, njerëzit e sistemit”, deklaroi Rama.

Senati i Universitetit të Tiranës, përmes një deklarate ka mbështetur kryerjen e një reforme të plotë në strukturë, kurrikul dhe financim, por ka kërkuar që në themel të ligjit të ri të arsimit të lartë të jenë propozimet e raportit të shoqatës europiane të ligjit për arsimin e lartë dhe drafti i dytë të diskutohet sërish me grupet e interesit, para se të kalojë në Parlament.

Senati ka kërkuar që të ruhet autonomia e universiteteve në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë. Drafti për reformën në arsimin e lartë edhe pse ka pasur kontenstime nga shumë pedagogë pritet t’i japë një tjetër dimension universiteteve shqiptare. Në themel të saj, sipas ekspertëve që po e hartojnë, është autonomia në vendimmarrje por edhe në financim.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi