Qeveria mbledh më shumë para, por s’i shpenzon

Sipas Panorama, 23 maj 2014

Qeveria ka mbajtur të njëjtën sjellje konservatore në kahun e shpenzimeve edhe gjatë muajit prill, edhe pse të ardhurat e mbledhura në buxhet rezultojnë me rritje krahasuar me një vit më parë.

Sipas treguesve fiskalë paraprakë të Ministrisë së Financave, në arkën e shtetit në fund të muajit prill u mblodhën 100 milionë dollarë më shumë se në 4-mujorin e një viti më parë. Të ardhurat në total shënuan 1.16 miliardë dollarë. Dy zëra që kanë ndikuar dukshëm në performancën pozitive të të ardhurave janë tatimi mbi vlerën e shtuar me një rritje 73 milionë dollarë më shumë se një vit më parë.

Në janar-prill nga TVSH u mblodhën 406 milionë dollarë, ndërsa një vit më parë vetëm 330 milionë dollarë. Në total të ardhurat tatimore ishin 1.03 miliardë dollarë, nga të cilat 79 milionë dollarë ishin tatimfitim. Edhe ky i fundit ka pësuar rritje krahasuar me një vit më parë me 14 milionë dollarë. Por përkundër niveleve rekord të mbledhjes së TVSH-së duket se shumë pak i është kthyer biznesit. Treguesit fiskalë të qeverisë tregojnë në vetëm në prill është rimbursuar TVSH me një nivel 5 milionë dollarë, pasi në muajin mars shuma ka qenë thuajse e papërfillshme. Ecuria pozitive e të ardhurave nuk është përkthyer nga ana tjetër me një rritje të shpenzimeve. Përkundrazi, qeveria ka preferuar t’i mbajë ato nën kontroll.

Në fund të prillit ky zë ishte 1.14 miliard dollarë, pra një suficit 20 milionë dollarë në raport të ardhura dhe shpenzime. Nën kontroll janë mbajtur shpenzimet operative dhe të mirëmbajtës ku janë kursyer 14 milionë dollarë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por zëri që duket se po sakrifikohet për të mbajtur suficit buxhetin është ai i shpenzimeve kapitale. Nga fillimi i vitit e deri në fund të prillit për investime kanë shkuar 114 milionë dollarë, kur një vit më parë i njëjti zë ishte 150 milionë dollarë më shumë.

Qeveria ka shpenzuar më pak edhe për shpenzimet sociale me gati 10 milionë dollarë nëse krahasimin e bëjmë me të njëjtin 4- mujor të një viti më parë. Të tjera shpenzime që duket se janë në shifra pak më të larta se një vit më parë lidhen me pagesën e ndihmës ekonomike apo fondit të vënë në dispozicion për ish-pronarët. Edhe pse te zëri i të ardhurave ky fond është dukshëm më i ulët për shkak të stopimit të procesit të legalizimit te pjesa e shpenzimeve, ai është më i lartë se në prill të 2013-s

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi