Shqipëri-Kosovë, Rama: Unifikimi i doganave, të hiqen çmimet e referencës

25 prill 2014

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi të përbashkët mes doganave të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, tha se i duhet dhënë udhë projektit të unifikimit të doganave mes dy vendeve.

Rama theksoi se se ‘do të mbyllim një epokë të turpshme për doganat e Shqipërisë dhe Kosovës, pasi tregjet e dy shteteve qëndrojnë të izoluara dhe vështirësish të aksesueshme’.

Rama theksoi se mes dy vendeve prej vitesh është ngritur një barrierë e lartë që pengon ndërveprimin dhe artificialisht i ka larguar.

“Kontekstin e dy shteteve në rajonin tonë. Tregjet tona janë ende shumë larg njëra tjetrës dhe integrimi i tyre është sfida jonë e pa tjetërsueshme. Tregjet e Kosovës dhe Shqipërisë qëndrojnë të izoluar dhe vështirësisht të aksesueshme për prodhuesit dhe tregtarët e dy shteteve.

Sipas tij, procedurat në doganën e Shqipërisë me Kosovën janë të gjata, të lodhshme dhe shumë dekurajuese.

“Praktikisht mes Shqipërisë dhe Kosovës prej vitesh është ngritur një barrierë e lartë që pengon ndërveprimin dhe artificialisht i ka larguar. Jemi të gjithë të vetëdijshëm që të ndara tregjet mbeten të vegjël. Sot kam privilegjin që të hap këtë takim shumë të rëndësishëm që vjen si rezultat i krijimit të Dhomës Kombëtare të Tregtisë një nismë në kohën e duhur e sipërmarrësve në dy anët e kufirit. Të kemi një interliokutor të vetëm, të kemi mundësi që të diskutojmë dhe rakordojmë duke përfituar nga ky instrument i ri dhe shumë i munguar në vite dhe tanimë i pazëvendësueshëm siç është dhoma e krijuar pak ditë më parë me iniciativën e vetë sipërmarrjes”, u shpreh Rama.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi