Shqipëri-Kosovë, Rama: Unifikimi i doganave, të hiqen çmimet e referencës
25 prill 2014
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi të përbashkët mes doganave të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, tha se i duhet dhënë udhë projektit të unifikimit të doganave mes dy vendeve.
Rama theksoi se se ‘do të mbyllim një epokë të turpshme për doganat e Shqipërisë dhe Kosovës, pasi tregjet e dy shteteve qëndrojnë të izoluara dhe vështirësish të aksesueshme’.
Rama theksoi se mes dy vendeve prej vitesh është ngritur një barrierë e lartë që pengon ndërveprimin dhe artificialisht i ka larguar.
“Kontekstin e dy shteteve në rajonin tonë. Tregjet tona janë ende shumë larg njëra tjetrës dhe integrimi i tyre është sfida jonë e pa tjetërsueshme. Tregjet e Kosovës dhe Shqipërisë qëndrojnë të izoluar dhe vështirësisht të aksesueshme për prodhuesit dhe tregtarët e dy shteteve.
Sipas tij, procedurat në doganën e Shqipërisë me Kosovën janë të gjata, të lodhshme dhe shumë dekurajuese.
“Praktikisht mes Shqipërisë dhe Kosovës prej vitesh është ngritur një barrierë e lartë që pengon ndërveprimin dhe artificialisht i ka larguar. Jemi të gjithë të vetëdijshëm që të ndara tregjet mbeten të vegjël. Sot kam privilegjin që të hap këtë takim shumë të rëndësishëm që vjen si rezultat i krijimit të Dhomës Kombëtare të Tregtisë një nismë në kohën e duhur e sipërmarrësve në dy anët e kufirit. Të kemi një interliokutor të vetëm, të kemi mundësi që të diskutojmë dhe rakordojmë duke përfituar nga ky instrument i ri dhe shumë i munguar në vite dhe tanimë i pazëvendësueshëm siç është dhoma e krijuar pak ditë më parë me iniciativën e vetë sipërmarrjes”, u shpreh Rama.