Banka e Shqipërisë, Performanca sipas Fitimit 1993 – 2013

Banka e Shqipërisë është e pavarur nga çdo pushtet tjetër për realizimin e objektivit kryesor të veprimtarisë së saj, si dhe në ushtrimin e detyrave të ngarkuara. Banka e Shqipërisë përgjigjet para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Kapitali i Bankës së Shqipërisë përbëhet nga fondi i themelimit, i cili është 750 milionë lekë dhe fondi i rezervës së përgjithshme, që është 500% i fondit të themelimit të Bankës së Shqipërisë. Kur në bilancin e Bankës së Shqipërisë vlera e mjeteve të saj bie nën shumën e detyrimeve dhe atë të fondit të themelimit, ministri i Financave, për të mbuluar mungesën e mjeteve, transferon në Bankën e Shqipërisë letra me vlerë shtetërore të tregtueshme, duke zbatuar përqindjet e interesit të tregut.

Fitimi neto i Bankës së Shqipërisë llogaritet pasi të zbriten nga të ardhurat, shpenzimet e bëra për vitin financiar në fjalë. 25% e këtij fitimi kalon në fondin e rezervës së përgjithshme ndërsa pjesa tjetër e mbetur nga fitimi neto do të përdoret për të kompensuar letrat me vlerë që i janë dhënë Bankës së Shqipërisë. Fitimi neto, që mbetet pasi bëhen zbritje fondi i rezervës së përgjithshme dhe kompensimet e lartpërmendura, kalon në të ardhurat e buxhetit të shtetit brenda katër muajsh pas mbylljes së vitit financiar.

Fitimi i transferuar nga BSH në buxhetin e shtetit ka pësuar luhatje të vazhdueshme, pa ndjekur një trend të caktuar. Viti me transferimin më të ulët ishte viti 1994 ku nga fitimi i BSH vetëm 0.4 mln lekë që u transferuan në buxhetin e shtetit, ndërsa viti me transferimin më të lartë ishte viti 1999 me 17,59 mld lekë. Pas vitit 1999 fitimi i transferuar në buxhet ka ardhur në rënie, ku në vitin që lamë pas ky fitim ishte 4,628 mld lekë.

Për sa i përket rritjes që ka pësuar fitimi i transferuar në buxhet, ritmi i uljeve dhe ngritjeve ka qenë i paqëndrueshëm. Uljen më të madhe e ka pasur në vitin 1994, ku krahasuar me një vit më parë, fitimi i transferuar në buxhet ishte rreth 65% më pak.

Ndërsa në vitin 1995 pati një rritje me 1381% të fitimit të transferuar, rritje kjo tepër e madhe, e cila nuk është përsëritur në ndonjë vit tjetër. Vite me rritje të lartë janë dhe vitet 1997, 1998 ku rritja arrin mbi 100%. Duke filluar nga viti 2000 e në deri në vitin 2007 kemi rënie të vazhdueshme, që arrijnë deri në 43% më pak. Në vitet 2008, 2009 kemi një përmirësim të fitimit të transferuar, me një rritje rreth 14%. Por, në dy vitet e fundit, ky transferim i fitimit ka mbetur në rënie.

Fitimi i transferuar nga BSH në buxhetin e shtetit zë një pjesë tek të ardhurave të buxhetit që mund të krahasohet me peshën që zënë të ardhurat nga pushteti lokal. Peshën më të madhe ndaj të ardhurave buxhetore ky fitim i transferuar e ka pasur në vitin 1998 me rreth 16% të totalit të të ardhurave buxhetore. Pas këtij viti pesha e tyre ka ardhur në rënie të vazhdueshme, ku në vitin që lamë pas kjo peshë ishte vetëm 1.41% e të ardhurave buxhetore.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi