Fondi i Sigurimeve Shëndetësore miratoi 10 paketat shëndetësore

19 prill 2014

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore miratoi dje në mbledhjen e Këshillit Administrativ projektvendimin për financimin e paketave të plota të disa shërbimeve të nefrologjisë, të kardiologjisë, kardiokirurgjisë dhe implantin koklear. Më konkretisht, bëhet fjalë për 10 shërbime spitalore që do të financohen në masën 100 për qind nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, të cilat janë: dializa; transplanti i veshkave; terapia e flakjes akute; pacemaker definitive; angiografi koronare; angioplastikë koronare; interventet valvulare; intereventet kongjenitale; by-pass koronar; implanti koklear për fëmijët me probleme dëgjimi.

Kostot për përfituesit e këtyre paketave do të mbulohen në masën 100 për qind nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, si në rastin e marrjes së shërbimit në spitalet publike, ashtu edhe në ato private, që do të kontraktohen për të ofruar paketat përkatëse. Për herë të parë do të krijohet edhe regjistri i përfituesve të paketave shëndetësore, i cili do të mbahet në Fond dhe administrimi i tij do të bëhet në bashkëpunim me shërbimet universitare. Mes 10 paketave të miratuara, gjashtë prej tyre janë vetëm për sëmundjet e zemrës, të cilat janë konsideruar si shkaku numër dy i vdekjeve, pas sëmundjeve tumorale.

FINANCIMI

Paketat e shërbimeve shëndetësore do të financohen nga Fondi në masë të njëjtë si në institucionet shëndetësore publike, ashtu dhe në ato private. Kostot e përcaktuara tashmë do të kenë gjithashtu një marzh fitimi, i cili për të gjitha institucionet shëndetësore publike do të përdoret si e ardhur dytësore për institucionin. Projektvendimi i Këshillit Administrativ të Fondit, i cili përfshin kostot, marzhin e fitimit dhe mënyrën e financimit të këtyre paketave, do të kalojë së shpejti për miratim në Këshillin e Ministrave. Më pas do të ofrohet shërbimi bazuar në kontrata të mirëpërcaktuara, sipas protokolleve klinike, të cilat do të hartohen nga Ministria e Shëndetësisë brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e vendimit. Ndërsa Fondi i Sigurimeve Shëndetësore do të krijojë brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit të qeverisë regjistrin e përfituesve të paketave shëndetësore. Gjithashtu, Fondi do të monitorojë dhe cilësinë e ofrimit të këtyre paketave, me qëllim përdorimin me efektivitet të burimeve financiare.

SHERBIMET QE DO FINANCOHEN

SËMUNDJET E VESHKAVE

Dializa Transplanti i veshkave Terapia e flakjes akute

SËMUNDJET E ZEMRËS

Pacemaker definitive Angiografi koronare Angioplastikë koronare Interventet valvolare Intereventet kongenitale By-pass koronar

PROBLEMET ME DËGJIMIN

Implanti koklear për fëmijët me probleme dëgjimi

NEVOJAT PËR NDËRHYJET E ZEMRËS KORONAROGRAFIA DHE KATETERIZIMI

10500-12000 pacientë në rang vendi kanë nevojë për koronarografi në vit 4800 koronarografi janë kryer gjatë vitit 2013 në shtet dhe privat 6000 është numri i koronarografive të parashikuara për vitin aktual

ANGIOPLASTIKA KORONARE (PCI)

3300-3600 pacientë në rang vendi kanë nevojë për angioplastika në vit 1700 angioplastika koronare janë kryer gjatë vitit 2013 në shtet dhe privat 2000 është numri i angioplastikave koronare të parashikuara për vitin aktual 900 angioplastika parashikohet të realizohen në QSUT, ku janë dy salla kateterizimi 1100 procedurat e tjera parashikohet të realizohen në disa spitale private PACEMAKERI DEFINITIV

250 procedura pacemakeri parashikohet të realizohen gjatë këtij viti në QSUT 100 procedura të tjera pacemakeri do të realizohen në spitalet private.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi