Shqipëria, e 56 në Indeksin e Progresit Shoqëror

 

7 prill 2014

Indeksi i ri i prodhuar nga ekonomistët amerikanë rekomandon për Shqipërinë përqendrimin e politikave në arsimin e lartë, cilësinë e banesave dhe krijimin e kushteve për shfrytëzim të qëndrueshëm të natyrës

Renditja

Amerika nuk është në vend të parë këtë herë. Pavarësisht se ka Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë të dytin më të lartë në një listë me 132 vende, SHBA-ja nuk është në vend të parë kur vjen puna për nevojat njerëzore bazë, shëndetësi, mirëqenie dhe arsim.

Zelanda e Re zë vendin e parë në botë në Indeksin e Progresit Shoqëror, pasuar nga Zvicra dhe Islanda. Kjo është një renditje e re e vendeve të botës hartuar nga një organizatë joqeveritare amerikane, në të cilën SHBA-ja renditet në vend të 16.

Ky indeks është krijuar nga një skuadër shkencëtarësh të udhëhequr nga profesori Majkëll (Michael) E. Porter i Universitetit të Harvardit dhe rendit 132 në tri kategori: nevojat humane bazë, themelet e mirëqenies dhe mundësitë. Mbi 50 tregues janë përdorur për të matur rezultatin në secilën prej kategorive – përfshirë ushqimin, aksesin tek uji dhe shërbimet sanitare, aksesin në dije bazë dhe në arsim të lartë, jetëgjatësia, emisionet e gazrave serë dhe liritë personale e politike.

Në pamje të parë, indeksi duket jo shumë i ndryshëm nga lista e vendeve sipas pasurisë. Vendet me ekonomi më të mirë janë sipër, ndërsa ato me ekonomi më të keqe janë në fund. (Burundi, Republika e Afrikës Qendrore dhe Çadi janë të parët nga fundi).

Por indeksi vlerëson secilin vend në raport me të tjera vende të ngjashme sa i përket Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo është pika që e bën indeksin interesant dhe njerëzit (në teori politikëbërësit) mund të identifikojnë fushat ku janë përpara dhe fushat që duhet të përmirësohen.

Sa i përket Amerikës, ka ende një pikë të mirë. Ky është vendi që sërish konsiderohet si toka e mundësive, përgjithësisht për shkak se performon më mirë në krahasim me vendet e tjera kur vjen puna për aksesin tek arsimi i lartë dhe me cilësi të shkëlqyer.

Shqipëria

Shqipëria renditet në vend të 48 në botë sa i përket Indeksit të Progresit Njerëzor, shumë më mirë në krahasim me indekset e tjera, si niveli ekonomik, ku jemi zakonisht në fund të listës. Sa i përket Prodhimit të Brendshëm Bruto, Shqipëria renditet e parafundit në Europë dhe e 68-a në botë. Për matjen e PBB-së për frymë në këtë rast merret parasysh fuqia blerëse e PBB-së.

Serbia, me ekonomi të ngjashme me ne, renditet në vend të 41, Maqedonia në vend të 49, Mali i Zi në vend të 53. Greqia është në vend të 35 dhe Italia në vend të 29 në renditjen botërore.

Te kategoria e Nevojave Njerëzore Bazë, Shqipëria ecën mirë në disa fusha, si ushqimi dhe kujdesi shëndetësor bazë, dhe ka mundësi të përmirësojë mirëqenien njerëzore nëse punon më shumë te strehimi. Kjo duket se lidhet jo aq shumë me sasinë e banesave sesa me cilësinë e tyre. Te kategoria e Themeleve të Mirëqenies, Shqipëria ofron mundësi të mëdha për njerëzit për të përmirësuar pozicionin e tyre në Shqipëri dhe ka dobësi të theksuara në aksesin në arsimin e lartë.

Arsimi i lartë, shumë keq

Megjithëse aksesi në arsimin e lartë për të rinjtë shqiptarë është shtuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit, cilësia e arsimit mbetet thelbësisht e papranueshme për të pasur klasifikim të vlefshëm si “akses në arsimin e lartë”. Shqipëria renditet në vend të 73 në botë, niveli më i keq në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Shqipërisë i rekomandohet të përqendrojë politikat e veta në qëndrueshmërinë mjedisore, si mënyrë për të përmirësuar cilësinë e jetës.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi