Kushtetuesja rrëzon vendimin e Kuvendit për komisionin hetimor

Komisioni Hetimor për Tatimet, sipas Top-Channel, 4 prill 2014

Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim tjetër të rëndësishëm në favor të Partisë Demokratike, duke pranuar si të drejtë ankimin e saj kundër vendimit të Parlamentit, që rrëzoi pak kohë më parë kërkesën e opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për Tatimet. 

Mazhoranca deklaroi atehere se kerkesa e Partisë Demokratike për të hetuar sesi është zbatuar ligji për administrimin e bazës së të dhënave shtetërore tatimore binte ndesh me Kushtetuten, pasi çeshtja po hetohej nga Prokuroria.Por ky vendim i mazhorances eshte cilesuar si antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Vendimi i saj per arsyetimin perkates ende nuk eshte zbardhur, por ne njoftimin zyrtar thuhet se vendimi per te cilesuar si antikushtetues aktin e Parlamentit, eshte unanim.

Partia Demokratike ishte shume e kenaqur me kete vendim te Gjykates Kushtetuese, pasi ajo beson se kopjimi ne menyre te paligjshme, i te dhenave konfidenciale tatimore te bizneseve ne Shqiperi, eshte perdorur nga Qeveria ose per te shantazhuar disa biznese ose per te favorizuar disa te tjere ne kundershtim me ligjin.

“Edi Rama dhe Ilir Meta, të terrorizuar nga dalja në dritë e këtij skandali, urdhëruan bllokimin nga Kuvendi me forcën e kartonave, të hetimit të tij. Ky vendim është notë katër dhe detyrim të përsërisë mësimin bazë të qeverisjes demokratike se Kushtetuta dhe ligji janë baza dhe kufiri i veprimtarisë së saj, pavarësisht se sa vota apo mandate ka”, tha nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi.

Tani, Partia Demokratike do te hedhe hapin tjeter, duke vene ne prove mazhorancen per zbatimin e vendimit te Gjykates Kushtetuese.

“Sapo të hyjë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ne do të paraqesim kërkesën e re për ngritjen e komisionit hetimor e për të analizuar në thellësi, në përputhje me Kushtetutën këtë skandal, për t’i vënë fre kësaj arrogance antikushtetuese e për vënien para drejtësisë të porositësve dhe ekzekutorëve të këtij skandali”, tha Bylykbashi.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi