Europa duhet të nxjerrë kokën nga poshtë jorganit

Nga Financial Times

Bota ka hyrë në periudhën e pasigurisë. Nëse Europës i është dashur çfarëdo zgjimi, ai erdhi mepërshkallëzimin e dhunës në Ukrainë.

Europës iu paraqit mundësia për të zgjedhur: ajo mund të ballafaqohej me sfidat ose mund të fusë kokën nën jorgan.
Shenjat nuk kanë qenë në mënyrë universale inkurajuese. Represioni në Ukrainë është pritur me hezitim në kryeqytetet e Bashkimit Europian. Lëvizja e fundit për imponimin e sanksioneve kundër udhëheqjes në Kiev ishte e vonuar.
Një përfundim i lehtë për t’u bërë është ai që thotë se Europa me të vërtetë synon ta shndërrojë vetveten në Zvicër të madhe. Energjia politike e saj është e konsumuar nga përpjekjet për ta mbështetur euron. E ardhmja premton rritje të ngadalshme ekonomike, zvogëlim fiskal dhe më tepër argumente lidhur me formën finale të unionit monetar.
Derisa europianët bëhen më të vjetër, ata po shndërrohen në më tepër kundërshtues ndaj rrezikut. Nuk ka oreks e as para për aventura të jashtme.
Megjithatë, kalkulimi po ndryshon meqë mosveprimi bart me vete rreziqe. Madje edhe politikanët gjermanë, që për një kohë të gjatë ishin ngurrues ta ngrinin shikimin e tyre përtej shitjes më të madhe në tregjet globale, po thonë të njëjtën gjë.
Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gluck, në Konferencën e Sigurisë në Munih këtë muaj, u ka dhënë vërejtje disa bashkëkombësve të vet, të cilët e shfrytëzonin historinë për t’iu shmangur përgjegjësisë ndërkombëtare të Gjermanisë.
Për europianët, fakt i madh gjeopolitik në dekadën që po vjen, është joangazhimi i Shteteve të Bashkuara.
Largimi i Amerikës është më tepër psikik se fizik. Tërheqja nga Afganistani, përqendrimi në Azi, dhe refuzimi për përfshirje në Siri, flasin për synimin e Shteteve të Bashkuara për t’i zvogëluar horizontet e veta.
Administrata e Shteteve të Bashkuara është e gatshme të zbatojë prova më të ashpra të interesit kombëtar, para se të ndërhyjë jashtë. Europa duhet ta ruajë oborrin e vet.
Fqinjësia është më e madhe se sa vlerësohet ndonjëherë. Jo shumë kohë më parë, Bashkimi Europian kishte shpallur se është afër ish-shteteve komuniste në Lindje dhe shteteve arabe në pjesën jugore të Mesdheut. Tani po e ndjen ndikimin e trazirave në rajone që janë larg nga këta kufij.
Por janë disa gjëra që Europa nuk mund t’i bëjë. Ajo mund të ofrojë mbështetje dhe inkurajim për reforma politike në Ukrainë, por nuk mund ta përmbysë kleptokracinë e sponsorizuar nga Rusia.
Pa angazhimin e Shteteve të Bashkuara, nuk mund të ndikojë në balancën ushtarake në Siri.
Çdo gjë që nënkupton diçka më tepër se operacione të shkurtra, të ashpra ushtarake, kërkon logjistikën, shënjestrimin dhe inteligjencën amerikane.
Por fakti se Europa nuk mund të bëjë çdo gjë, nuk duhet të nënkuptohet si mosveprim për rendin e saj natyror.
Me të gjitha vështirësitë e saj, Europa mbetet rajoni i dytë më i pasur në botë. Ajo mund të vendosë muskuj të fuqishëm ekonomikë, tregtarë, financiarë dhe diplomatikë, dhe po ashtu, kapacitete serioze ushtarake.
Tashmë Europa ka shënuar disa hapa të suksesshëm, qoftë me ndërtimin e rrugës kah negociatat serioze me Iranin për programin e tij atomik, stabilizimin e Ballkanit ose luftimin e piraterisë në Gjirin e Afrikës.
Europës i mungon forca për operacione të mëdha ushtarake, por mund të shërbejë si faktor vital i stabilitetit.
Dhe, me gjasë, ndonjëherë duhet të jetë optimiste, duke e parë se mbyllja e syve nuk ndikon në shtyrjen përpara të botës.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi