Korrupsioni në Ballkan, John Kerry: Me para shtypen kundërshtarët, blihen politikanë dhe media
Sipas Mapo Online, 3 shkurt 2014
Sekretari i Shtetit John Kerry ka ngritur shqetësimin se në vendet e Ballkanit korrupsioni është një barrë nën të cilën jetojnë qytetarët. Sipas tij për në këto vende përdoret paraja për të blerë politikanë dhe media. Sipas sekretarit amerikan me këtë problem përballen vende të Evropës Juglindore e Qendrore, raportion Zëri i Amerikës.
“Fakti është që vërejmë një prirje shqetësuese në shumë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore si dhe në Ballkan. Aspiratat e qytetarëve të këtyre vendeve po shtypen nën barrën e korrupsionit, interesave oligarke, interesave që përdorin paranë për të shtypur kundërshtarët politikë, për të blerë politikanët dhe grupet mediatike dhe për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit si dhe të drejtat e organizatave joqeveritare,” tha zoti Kerry.
Ai I bëri komentet gjatë Konferencës së Mynihut për Sigurinë.
Sekretari i Shtetit John Kerry u ndal tek gjendja në Ukrainë. “Megjithëse ka elementë shqetësues dhe një situatë kaotike në rrugët e Kievit, pjesa më e madhe e ukrainasve duan të jetojnë të lire, në një mjedis të sigurtë, në një vend të begatë dhe po luftojnë për të drejtën për të bashkëpunuar me partnerë që do t’i ndihmojnë të përmbushin aspiratat e tyre. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian qëndrojnë përkrah popullit të Ukrainës në këtë betejë”.