Qeveria: Ja çfarë bëmë në 100 ditë. Rama: Guri i parë i themelit të mirëqeverisjes

22/dhjetor 2013

Kryeministri Edi Rama tha sot se në këto 100 ditë qeveria ka përmbushur prioritetin e prioriteteve, nevojën e qytetarëve për një qeveri të njerëzve, me njerëzit dhe për njerëzit.  Kryeministri tha se në këto 100 ditë është vendosur guri i parë i themelit të mirëqeverisjes.

“Jemi përkushtuar për mirëqeverisje dhe me transparencë. Në këto 100 ditë e kemi treguar si duhet me vepra këtë përkushtim, ne jemi të vetëdijshëm se publiku pret më shumë, si dhe kufinjtë e pritjes në gjithë këto vite  janë tkurrur shumë. 100 ditë janë shumë pak për të përmbushur të gjitha pritshmëritë nga një qeveri edhe pas një vote popullore. Por pritshmëria e parë, ajo e nevojës për një qeveri të njerëzve me njerëzit dhe për njerëzit e kemi përmbushur.”- tha Rama.

Sipas kreut të qeverisë, e rëndësishme eshte se rezultatet e këtyre 100 ditëve, përvijojnë vendosjen e një modeli tjetër të qeverisjes, që është modeli evropian i mirëqeverisjes. Ky është, theksoi ai, embrioni që do të na çojë edhe më tej. Pas këtij raporti tha kryeministri, qeveria pret sa më shumë kritika, vërejtje dhe sugjerime se çfarë do të ishte bërë më mirë, apo çfarë duhet të bëjmë më mirë.

“Ne shpresojmë që pas kësaj të kemi sa më shumë kritika, vërejtje, sugjerime çfarë duhet të ishte bërë më mirë.  Libri i trashë i gabimeve që kemi trashëguar nga paraardhësit është një ndihmë e paçmuar që ata na e kane lënë, për të punuar me mirë dhe gabuar më pak, dhe në rradhë të parë duke mos i përsëritur ato gabime. “- tha Rama.

Qeveria “Rama” prezantoi sot 100 diteshin e qeverisjes se saj, ku me rradhe, te gjithe ministrat ne menyre te permbledhur, prezantuan arritjet e tyre.

Me heret Kryeministria beri publike nje RAPORT PUBLIK TE 100 DITEVE, te cilin ju mund ta lexoni duke klikuar.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi