Lënia e mandateve nga ministrat, KQZ miraton 7 deputetët e rinj të PS dhe LSI

18 dhjetor 2013

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zëvendësuar vendet e lëna bosh në Kuvend pas dorëzimit të mandatit të deputetit nga ministrat Ilirjan Celibashi, Eglantina Gjermeni, Milena Harito, Klajda Gjosha, Erion Veliaj, Edmond Haxhinasto dhe Nasip Naço. Në mbledhjen e sotme, u votua dhe u vendos që mandatin e Erjon Veliaj për qarkun e Gjirokastrës ta marrë Vladimir Kosta.

Në Fier, mandatin e deputetit pas Celibashit e merr Anduel Xhindi, të ministres Harito e mori Enkelejda Shkreli Shamku, të Gjermenit e morri Adelina Rista, të ministrit Haxhinasto e merr Miranda Rira, të Klajda Gjoshës, Kejdi Mehmetaj dhe të Nasip Naços e morri Selfo Kapllani.

Tashmë Kejdi Mehmetaj do të jetë deputetja më e re e parlamentit shqiptar. Pritet që në seancën e ardhshme plenare deputetët e rinj të bëjnë betimin.

Shtatë ministrat e kabinetit “Rama, përkatësisht katër ministra të Partisë Socialiste dhe tre të Lëvizjes Socialiste për Integrim depozituan dje pranë Kuvendit kërkesën për lënien vullnetare të mandatit të deputetit.

Lënia e mandatit të deputetit , sipas ministrit Ilirjan Celibashi është përmbushja e një zotimi politik për shmangien e funksioneve të dyfishta dhe në këtë mënyrë ministrat përqëndrohen në rolet e tyre ekzekutive.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi