Çfarë mendojnë njerëzit për ‘shtetin e madh’; si kanë votuar ata

Nga Milton Friedman, botuar në Mapo Online, 30 nëntor 2013

Ka ndodhur e kundërta, kur njerëzit kanë patur mundësinë për të votuar në këto raste të mësipërme, ata milton-friedman-300x202kanë votuar në mënyrë të theksuar kundër këtyre të “mirave të shtetit”.

Opinioni publik, në përgjithësi, mendon se qeveria është shumë e madhe. Ata nuk duan të paguajnë taksa më shumë se sa ata mendojnë që është e drejtë dhe që mjafton. Ata nuk duan të paguajnë shumë taksa sepse e dinë se paraja ka një vlerë. Në Kaliforni, shteti ku unë banoj, ka shumë propozime që hidhen në balotazh, kështu ju mund të keni kontakt direkt me demokracinë. Në një rast këtu, njerëzit votuan për ‘Propozimin 13’ i cili ishte bërë shkak për një revoltë për taksat. Ata kishin votuar pro, për atë që quhet Gann Limit lidhur në shpenzimet e qeverisë. Ata kanë votuar vitin e kaluar për kufizimin e mandateve për t’u zgjedhur të legjislatorëve. Në Konektikat, njerëzit votuan kundër taksave personale të diplomimit dhe e bënë të mundur të hiqet kjo taksë, pavarësisht që guvernatori i tyre është Weicker.

Sidoqoftë, unë përsëri mendoj se ekspertët liberalë janë në pozicion të gabuar edhe në aspekte të tjera fondamentale që janë:

-Problemi nuk është se Qeveria po shpenzon shumë pak, por e kundërta, që ajo po shpenzon së tepërmi.

-Lidhur me shkollimin, problemi është se Qeveria po shpenzon shumë para në këtë sektor dhe në mënyrë të gabuar.

-Problemi me shërbimin shëndetësor është se Qeveria po shpenzon shumë para në këtë sektor dhe po e bën këtë në rrugë të gabuar.

Problemi është…Burokracia.                   

Rezultatet e fundit tregojnë se qeveria është bërë një vetë-gjeneruese e monstruoziteteve. Abraham Lincoln ka folur rreth pushtetit të popullit, nga populli, për popullin. Ajo çfarë ne sot kemi është: pushteti i popullit, nga burokratët (përfshirë dhe legjislatorët), për burokratët. Kjo në fakt, është plotësisht e vërtetë.

Me lejoni të theksoj, problemi nuk është ai që burokratët janë njerëz të këqij. Problemi është, siç mund të thoshin edhe marksistët, me sistemin, por jo me njerëzit. Interesat personale të njerëzve në qeveri tentojnë t’i çojnë ata që të veprojnë kundër interesave tona, të të gjithëve. Ju besoj e kujtoni ligjin e famshëm të Adam Smith për duart e padukshme: Ata njerëz që kanë si qëllim vetëm për të fituar për veten e tyre, do të shtyhen nga duar të padukshme drejt shërbimit për interesin publik, pavarësisht që kjo nuk ka qenë qëllimi i tyre.

Unë kam thënë se kemi një akt të kundërt të duarve të padukshme: njerëzit që kanë si qëllim tu shërbejnë vetëm interesave publike, do të shtyhen nga duar të padukshme për tu shërbyer interesave të tyre personale, i cili nuk ishte qëllimit i tyre.

Dëshmitë në seancat dëgjimore të qeverisë: 63% e dëshmitarëve që ishin të punësuar nga qeveria, ishin në favor të shpenzimeve të bëra nga ajo.

Unë besoj në atë që situata e vështirë në të cilën ndodhemi, ekziston sepse ne kemi zhvilluar gradualisht institucione të shtetit, tek të cilat njerëzit nuk mund të përcjellin zërin e tyre. Një studim i fundit i bërë nga James Payne, më ka qartësuar mjaft mirë lidhur me këtë. Ai kishte ekzaminuar 14 seanca dëgjimore të qeverisë lidhur me probleme të shpenzimeve të shtetit. Ai ka konstatuar që “1014 dëshmitarë ishin pozicionuar në favor të shpenzimeve. Dhe vetëm 7 ishin pozicionuar kundër”. Me fjalë të tjera, raporti kundër shpenzimeve me ato pro shpenzimeve ishte 1/145. Sidoqoftë, unë nuk e konsideroj këtë shumë të rëndësishme si gjetje. Më e rëndësishmja për mua ishte fakti që: Nga 1060 dëshmitarë që u paraqitën, 47% e tyre ishim punonjës të administratës federale, afro 10% ishin punonjës të administratës së shteteve apo zyrtarë lokalë. Në shtesë të kësaj, rreth 6% ishin kongresmenët vetë me shpurat e tyre, ku në total 63% e tyre ishin të lidhur apo të punësuar nga qeveria. Ata po na thonë ne se si duhet të shpenzojmë paratë tona. Unë nuk mund të them se ata synojnë të kenë benefite për vete, por unë dua të them se: ata besojnë që po e bëjnë atë për ne dhe të mirën tonë.

Payne kishte shtuar: “Në mënyrë të parezistueshme, pikëpamjet e Kongresmenëve lidhur me shpenzimet e programeve të qeverisë, janë të formuluara nga vetë zyrtarët e shtetit”. Pra ajo që është e vërtetë për shpenzimet e buxhetit të propozuara, është e vërtetë për të gjitha masat e marra nga qeveria si ajo e kuotave të sheqerit, taksimet për programet shëndetësore për punëdhënësit, subvencionet agrokulturale e plot të tjera.

Problemi i koncentrimit të benefiteve dhe kostoja difuze e tyre, përbën një shqetësim të madh. Por, megjithatë, unë nuk mendoj se ky është për momentin, problemi kryesor. Problemi kyç  lidhet me atë që ajo çfarë ka ndodhur deri tani me rritjen e strukturave të shtetit, ne nuk mund të ndryshojmë gjë. Ndërkohë që ne përpiqemi që vendet komuniste të hapen drejt tregjeve të lira dhe u themi atyre që privatizoni, privatizoni, privatizoni gjithnjë e më shumë, dhe ne në shtëpinë tonë socializojmë, socializojmë e socializojmë gjithnjë e më shumë. Ky është paradoksi.

Çfarë mund të bëjmë ne lidhur me këtë? Ne nuk kemi nevojë të ndëshkojmë veten tonë. Ky është një Vend i Madh. Është vendi më i pasur në botë, ku ne jetojmë me një standard shumë të lartë. Kjo është pa dyshim meritë e jashtëzakonshme e tregut të lirë, ku sektori privat, i cili me vetëm 50% të resurseve totale të vendit, arrin të prodhojë këtë standard jete. Ne, populli, duhet të sundojmë përsëri. Kjo, besoj unë, për t’u bërë e mundur, mund të kërkojë një ndryshim madhor në strukturat politike në vend.

Kufizimet e mandateve të rizgjedhjeve do të ndihmojnë në deburokratizimin e Kongresit. Unë shikoj në horizont fillimin e një lëvizjeje që do të ofronte një premisë të rëndësishme dhe të domosdoshme për kufizimin e mandateve të rizgjedhjeve për kongresmenët. Ndoshta kjo do të dukej si mendim heretik, por në mënyrë figurative, në fund të fundit më mirë të rikthehemi tek sistemi i vjetër i plaçkitjes se sa të thellohemi drejt shërbimeve civile të tilla. Kjo do të bënte të mundur deburokratizimin e ligjeve të administratës shtetërore. Ne tani kemi njerëz në poste permanente e të sigurta, ku standardi i mirëqenies së tyre varet nga prania e shtetit dhe zgjerimi i rolit të tij. Ajo çfarë ju mund të bëni është deburokratizimi i tij.

Sigurisht, unë nuk shoh ndonjë mundësi për t’u rikthyer në kohën e plaçkitjeve nga më të fortët. Sidoqoftë, termi kufizim të kohës së zgjedhjes të personave në Kongres, do të thotë të tundësh ose të shkulësh nga vendi Kongresin. Nga tani e tutje, stafet atje janë të vetmit punonjës të shtetit që nuk përbëjnë objekt statusi të punonjësit civil.

Në fakt, ekziston një lëvizje e përhapur publike për kufizimin e termave. Unë besoj se Kalifornia është një vend shumë premtues për t’i kaluar amendamentet e kufizimit të mandatit të rizgjedhjes për anëtarët e Kongresit të shtetit të Kalifornisë. Sigurisht që këta kongresmenë do t’ju thonë që është anti-kushtetuese të kufizosh mandatet e tyre. Ndoshta është, por më mirë të testohet. Pavarësisht nga përqindja që mund të jetë pro, kjo do të shënonte fillimin e një ndërrimi të drejtimit të lëvizjes në kahun e duhur.

Amerika ka një trashëgimi të madhe dhe një histori të madhe. Që në fillimin e sistemit të republikës sonë, çdo gjeneratë është shkolluar më mirë se gjeneratat paraardhëse dhe me një standard më të lartë jetese. Gjeneratat që vijnë, kërcënohen të jenë të parat për të cilat kjo traditë nuk do të përsëritet. Kjo do të ishte një tragjedi e madhe për të gjithë ne, brezat tanë të ardhshëm e më gjerë.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi