BB, paketë masash për krizën

Nga Top Channel, 23 nëntor 2013

Banka Botërore ka vendosur në tryezën e Qeverisë një paketë të gjerë rekomandimesh mbi masat që që duhen ndërmarrë për të zbutur krizën e rëndë që po kalon Shqipëria.

Raportin e plotë e lexoni duke klikuar këtu.
Raporti, i cili analizon me hollësi 13 sektorët më prioritarë, konstaton që në fillim se ekonomia ndodhet në një situatë të vështirë dhe kërkon ndërhyrje afatshkurtra dhe afatgjata për të shmangur kolapsin. Pjesa e parë nis me situatën makroekonomike dhe atë fiskale “Kriza e vitit 2008 i dha fund modelit ekonomik të shqipërisë, i cili bazohej në konsumin e brendshëm,” nis raporti.
Sipas tij, edhe pse mundi të shmangë recesionin, Shqipëria u godit fortë nga kriza, që e ka zbritur rritjen ekonomike në nivelet më minimale. Ekspertët e bankës parashikojnë se kjo situatë krize do të vazhdojë të paktën edhe për tre vitet e ardhshme. “Kërkesa e brendshme ka qenë e dobët dhe me krizën e eurozonës që zgjat, rritja ekonomike e shqipërisë pritet të jetë rreth nivelit 2 për qind deri në vitin 2016”, konstatohet në dokument. Për këtë pjesë raporti jep dy rekomandime bazë. E para zhvendosjen e orientimit të ekonomisë nga kërkesa e brendshme tek eksporti dhe rekomandimi i dytë fokusimin tek konsolidimi fiskal dhe ulja e borxhit për shkak të rrezikut të lartë. Por borxhi publik nuk është kërcënimi i vetëm i ekonomisë sipas Bankës. Tashmë edhe sektori financiar ka rreziqe të larta që burojnë nga ngadalësimi i ekonomisë dhe rritja e kredive të pashlyera.
“Zgjidhja e kredive të këqija është cështja më e rëndësishme që duhet të adresohet nga autoritetet shqiptare” vërën raporti. Për sektorin financiar rekomandimet janë disa. Pikësëpari ekspertët rekomandojnë kryerjen e një simulimi të gjerë krize në fillim të vitit të ardhshëm ku të përfshihen të gjitha bankat dhe institucionet e tjera, për të evidentuar problemet potenciale të sistemit.
Po kështu ata kërkojnë ndryshimin e e taksimit për kreditë e këqija, forcimin i procedurave gjyqësore për garancitë dhe ngritjen e një mekanizmi ligjor, që do të mundësonte ndërhyrjen me fonde të buxhetit nëse banka të caktuara do kenë nevojë kapital. Sektorët e tjerë në të cilin banka ndalet gjatë është ai i mbrojtjes sociale dhe sistemi i pensioneve. në të parin rekomandohet reformimi urgjent dhe forcimi i mbikqyrjes për skemën e ndihmës ekonomike dhe atë që asiston personat me aftësi të kufizuara për të ulur abuzimet.
Ndërsa për skemën e pensioneve banka i kërkon Qeverisë që lidh më shumë kontributet me përfimin për ta bërë skemën më tërheqëse, të zëvendësoje pensionet e fshatit me pensione sociale me tavan dhe të rrisë moshën për gratë duke e barazuar atë me burrat.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi