OKB, Rama: Sfida ime, të sjell ndryshimin. BE-ja, projekti më i rëndësishëm.

OKB, 28 shtator 2013

“Sfida ime eshte te sjelle ndryshimin, kemi rruge te gjate perpara, por mund te arrihet”.
Keshtu eshte shprehur gjate fjales se tij ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se, kryeministri i Shqiperise, Edi Rama.
“Shqiperia nuk është fuqi e madhe, eshte vend i vogel por me potencial të madh, bukuri natyrore te jashtëzakonshme njerëz punëtorë e të mirë, sfida ime është të sjellë ndryshimin, duhet kohë, përpjekje dhe këmbëngulje, mirëkuptim dhe mbështetje nga miqtë dhe partnerët”- tha Rama.
Duke theksuar se vendi i Shqiperise eshte ne BE, Rama ka deklaruar se Kroacia i eshte bashkuar tashme kesaj familjeje, nderkohe qe vendi yne po pret ne radhe.
“Për ne BE përfaqëson projektin më të rëndësishëm politik që bota ka njohur deri më sot dhe ky është projekt që duam t’i bashkëngjitmi. Nëse BE ka kthyer vëmendjen e tij drejt vendit tonë, të gjithë së bashku, shqiptarë, serb maqedonasit dhe boshnjakët dhe gjithë popujt e rajonit duhet t’i mbajmë sytë mbi BE”- tha ai.
Duke shpjeguar pse zgjodhi sloganin “Rilindje”, gjate gares zgjedhore, theksoi se gjeja e veshtire tashme eshte kthimi i fjalëve në vepra.
“Kam besim se do t’ia arrij, por e di që nuk mund t’ia arrij i vetëm, duhet të mësoj shumë dhe Kombet e Bashkuara janë ato banesa ku gjen mjaft njerëz që të mësojnë, janë vende ku mund të marrësh modele suksesi. Na nevojiten partner, bashkëpunëtorë. Do të duhet kohë dhe këmbëngulje, mirëkuptim nga partnerët, nga bashkëpunëtorët dhe miqtë tanë. E di që duhet lidership, e unë jam i angazhuar, e di dhe besoj se mund të arrihet”- tha ai.
“Korrupsioni mund dhe duhet të mundet nëse ne kërkojmë të ndërtojmë ekonominë dhe sundimin e ligjit për të cilat kemi nevojë, për investimet dhe nxitjen e turizmit”- tha Rama, duke shprehur angazhimin në luftën kundër korrupsionit.
Ne fjalen e tij nje vend te vecante ka zene Kosova dhe bashkepunimi rajonal.
“Bashkepunimi rajonal mjaft i suksesshem ka nje efekt ne arritjen e kriteve te aderimit ekonomik”- tha Rama, duke e cilesuar kete detyre as te thjeshte e as te lehte, por rruga qe duhet ndjekur.
‘Vizioni im eshte per Ballkanin qe punon se bashku. Luftrat dhe konfliktet jane te se shkuares. Marreveshja mes Kosoves dhe Serbise starton nje epoke te re”- tha ai, duke bere apel vendeve qe ende se kane bere, ta njohin Kosoven.
“Ka ende disa qe mendojne se i perkasin te kaluares, por ajo qe mbizoteron eshte se Thaci e Dacic diten t’i bejne balle pergjegjshmerise se lidershipit te tyre per te sjelle vendet drejt se ardhmes qe meritojne. Ne kete kuader Shqiperia eshte e angazhuar per paqe dhe prosperitet ne rajon, ja pse eshte angazhuar per pavaresine e pakthyeshme te kosoves, ja pse bejme thirrje te gjitha vendeve qe nuk e kane njohur ende Kosoven te veprojne keshtu, do te ndihmojne jo vetem Kosoven, por do tu bashkangjiten atyre qe ndikojne ne forcimin e stabilitetit. Per skeptiket une them, populli i Kosoves, si gjithe te tjeret gezojne te qenurit Republike e Pavarur, e meritojne njohjen e sovranitetit, sepse kane deshmuar angazhimin ndaj te drejtave te njeriut, dialogut dhe paqes”- tha ai.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi