Rama: Transformim modelit ekonomik, do shlyejmë çdo borxh ndaj biznesit

Konferenca me temë “Perspektivat e biznesit në Europën Juglindore” , 19 shtator 2013

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në konferencën me temë “Perspektivat e biznesit në Europën Juglindore” deklaroi sot se modeli ekonomik shqiptar ka nevojë për transformim të menjëhershëm, ndërsa premtoi ndërtimin e një modeli të ri të rritjes së qëndrueshme ekonomike. Ai premtoi shlyerjen e cdo borxhi ndaj sipërmarrësve dhe biznesit privat pavarësisht kostos.

“Kemi nevojë për një ndryshim të strukturës ekonomike. E gjithë ekonomia ka një zinxhir borxhi, të cilin ne duhet ta shlyejmë. Duam që të ndërtojmë një model të ri të rritjes së qëndrueshmërisë ekonomike dhe të orientohemi drejt një marrëdhënieje të re me biznesin, politika të punësimit, të stimulimit dhe mbështetjes së financimeve në ekonomi”, tha Rama.

Kryeministri rikujtoi se do të bëhet auditim i sistemit shqiptar të administrimit të parasë dhe shpenzimeve në të gjitha drejtimet, proces ky që do të kryhet nga një prej katër kompanive më të mëdha audituese të huaja.

Rama njoftoi se muajin e ardhshëm do të mblidhet edhe Këshilli Ekonomik Kombëtar, i cili do të jetë forumi ku Qeveria, Banka e Shqipërisë, ekspertë të huaj dhe ndërkombëtarë do të rrahin idetë dhe mendimet lidhur me ekonominë e vendit tonë.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi