Rama prezanton sot programin ne Kuvënd

11 shtator 2013

Sot në seancën e pasdites në Kuvend pritet të prezantohet programi i qeverisë së re. Do të jetë kryeministri i dekretuar, Edi Rama,që do të prezantojë sot në Kuvend programin e qeverisë për periudhën 2013-2017.

Një ditë më parë koalicioni i majtë në pushtet publikoi programin, i cili pritet t’i nënshtrohet sot debatit në Parlament për t’i hapur më pas rrugën votimit të kabinetit të ardhshëm qeveritar të kryesuar nga z. Rama.

Programi, i ndërtuar mbi pesë kapituj, nis me integrimin europian, rolin e Shqipërisë në Ballkan, sigurinë dhe shtetin e së drejtës për të vijuar me zhvillimin ekonomik dhe shërbimet publike.

Programi shoqërohet nga një hyrje e kryeministrit Rama, i cili thekson se misioni i së majtës është që “të të ecë më shpejt për të ndërtuar Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër” dhe se vlerat mbi të cilat ajo do të mbështetet do të jenë Liria, Përgjegjësia dhe Solidariteti.

Një ditë më parë, Partia Demokratike tha se, socialistët ende nuk u kanë sjellë zyrtarisht një kopje të programit qeverisës dhe se ata kanë nevojë për më shumë kohë që të përgatisin diskutimet. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha dje se, socialistët rikthyen metodat e tyre të vjetra të punës, duke shkelur të drejtat e opozitës, vetëm pak minuta pasi premtuan publikisht nga tribuna e Parlamentit se do t’i respektonin ato.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi