KQZ ka shpallur rezultatin zyrtar për zgjedhjet e 23 qershorit

6 gusht 2013

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatin zyrtar për zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit, duke përfunduar kështu gjithë procesi zgjedhor, 6 javë nga dita e votimeve. Pas përfshirjes në tabelat përfundimtare dhe rezultatet e reja që dolën në Kolegjin Zgjedhor për qarqet e Kukësit dhe Lezhës, rezulton se koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane (ASHE), që kryesohet nga Partia Socialiste, ka marrë 313 227 vota më shumë se Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim (APMI), e kryesuar nga Partia Demokratike. Në përqindje ASHE ka marrë 57.63%,(83 mandate) ndërsa APMI 39.46% (57 mandate). Partia Socialiste edhe në këto zgjedhje ka dalë forca e parë politike në vend. Në 12 qarqe ajo ka grumbulluar 713 407 vota (41.36%) ose 185 035 vota më shumë se Partia Demokratike, e cila ka marrë 528 373 vota (30.63%). Brenda koalicionit të majtë forca e dytë politike është Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila me 16 mandate parlamentare të fituara ka marrë 180 470 vota (10.46%) dhe pas saj vijnë PBDNJ-ja me 14 722 vota (0.85%), Partia Demokracia Sociale me 11 891 vota (0.69%) dhe Partia Socialdemokrate me 10 220 vota (0.59%).

Sa i përket renditjes në koalicionin e djathtë, edhe në zgjedhjet e 23 qershorit Partia Republikane është konfirmuar si forca e dytë politike. Në 12 qarqet e vendit, partia republikane ka marrë 52 168 vota (3.02%) dhe pas saj vijnë Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet me 44 957 vota (2.61%) dhe Partia Demokristiane me 13 288 vota (0.77%). Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përllogaritur në të njëjtën kohë edhe votat që kanë marrë partitë jashtë koalicioneve dhe kandidatët e pavarur që garuan në zgjedhjet e 23 qershorit.

Kështu, Fryma e Re Demokratike, e krijuar një vit më parë, ka marrë 29 310 vota, ose 1.7% të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme. Ndërsa Aleanca Kuq e Zi grumbulloi 10 196 vota (0.59%). Sa u përket kandidatëve të pavarur, Dritan Prifti, i cili garoi në qarkun e Fierit, mori 6164 vota, ndërsa Arben Malaj 3044. Sipas këtyre përllogaritjeve, në zgjedhjet e një muaji më parë morën pjesë më shumë se 1.7 milionë votues.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi