Konsorciumi Shah Deniz II refuzon projektin ”Nabuco West”, përzgjodhi projektin e gazsjellësit TAP

26 Qershor 2013

Projekti për gazsjellësin ”Nabuco-West” është refuzuar sot zyrtarisht nga operatorët e konsorciumit të gazit ”Shah Deniz II”, në Azerbajxhan, njoftoi pak më parë gjiganti austriak i energjetikës OMV, një prej investitorëve të projektit të gazsjellësit që do të mundësonte diversifikimin e burimeve të gazit për Evropën.

“Konsorciumi Shah Deniz II ka informuar OMV-n mbi vendimin lidhur me mënyrën e kërkuar dhe preferuar prej tyre për livrimet e gazit drejt Evropës. Projekti ‘Nabuco-West’ nuk është përzgjedhur nga konsorciumi që menaxhon furnizimet me gaz, Shah Deniz II”, theksohej në një komunikatë të publikuar vetëm pak minuta më parë nga OMV-ja.

Konsorciumi, që përfshin “Socar”, britanikun “BP”, norvegjezin “Statoil” dhe francezin “Total”, njoftoi se do të publikonte në fund të muajit qershor vendimin mbi livrimin e gazit në Evropë nga Deti Kaspik.

Konsorciumi përzgjodhi projektin e gazsjellësit TAP (Trans Adriatic Pipeline) që do të kalojë nga kufiri greko-turk në Itali duke kaluar nga Greqia dhe Shqipëria.

Një delegacion i konsorciumit të gazit në Azerbajxhan, ”Shah Deniz II”, që operon në rajonin Kaspik, informoi pak minuta më parë zyrtarisht kryeministrin grek, Adonis Samaras se kishte përzgjedhur për zbatim projektin e gazsjellësit TAP (Trans Adriatic Pipeline), deklaroi një burim shumë i afërt me delegacionin dhe dosjen në fjalë.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi