Ashton e Fule: Zgjedhjet, provë vendimtare. Gjeni konsensus për plotësimin e KQZ-së

17 qershor 2013

BRUKSEL- Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët për shtyp, ku i bëjnë thirrje liderëve politike shqiptarë që të gjejnë një mënyre, të pranueshme nga të gjithë për ta bërë KQZ-së plotësisht funksionale.

“Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri më 23 qershor paraqesin një provë vendimtare për institucionet demokratike të vendit dhe progresin e saj drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Fule dhe Ashton.

Më tej ata shtojne se janë duke vëzhguar nga afër përgatitjet e zgjedhjeve, duke theksuar nevojën për ti mbajtur ato në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane.

Fulke dhe Ashton theksojnë rëndësinë  që liderët politikë të gjejnë një mënyrë, të pranueshme për të gjithë, për të bërë Komisioni Qendror të Zgjedhjeve plotësisht funksional.

“Ne kujtojmë se është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë liderëve dhe partive politike shqiptare për të përforcuar besimin e publikut në procesin zgjedhor dhe për të krijuar kushte që rezultatet e zgjedhjeve duhet të pranohen nga të gjithë”- përfundon deklarata.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi