Raporti i Departamentit të Shtetit: Në Shqipëri, korrupsion në të gjitha degët e qeverisjes. Axhenda e reformave, në veçanti lufta kundër korrupsionit, e bllokuar

Washington, 19 prill 2013

Në Shqipëri, korrupsion në të gjitha degët e qeverisjes. Lufta kundër korrupsionit ngeci sepse partitë u fokusuan tek zgjedhjet, ndërsa zyrtarë dhe politikanë i shpëtuan ndjekjes penale sepse mbroheshin me imunitet. Kështu theksohet në vija të trasha në Raportin Vjetor për të Drejtat e Njeriut nga Departamenti i Shtetit në SHBA.

Sipas raportit, institucionet partiake duke përfshirë dhe KQZ, minuan të drejtën e qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhjen e qeverisjen së tyre.

“Korrupsioni i kudogjendur në të gjitha degët e qeverisjes, e sidomos në sistemin e drejtësisë, mbeti një problem serioz. , faktikisht ngeci teksa partitë politike e zhvendosën vëmendjen e tyre tek zgjedhjet kombëtare të vitit 2013. Institucione shtetërore thellësisht partiake, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, minuan të drejtat e qytetarëve për të sfiduar drejtpërdrejt ligjet dhe për të marrë pjesë plotësisht në qeverisjen e tyre”.  “Përpjekjet e qeverisë për të ndjekur penalisht zyrtarët që kryenin abuzime ishin sporadike dhe jokonseguente. Shumë zyrtarë të qeverisë dhe politikanë në përgjithësi, ashtu si dhe gjykatës, gëzonin imunitet nga ndjekja penale, dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ia dilnin të shmangnin ndjekjen penale. Disa zyrtarë të niveleve më të ulëta u ndëshkuan për abuzime. Disa zyrtarë të qeverisë që ishin të implikuar qartësisht në raste abuzimesh u lëvizën dhe iu dhanë poste të tjera në qeverisje pa ndonjë ndëshkim”.

 Sipas raportit të DASH, konsolidimi i vazhdueshem i pushtetit në duart e partisë në pushtet gërryejti më tej besimin publik në pavarësinë e institucioneve të vendit.
DASH sjell në vëmendje në këtë raport dhe zgjedhjet parlamentare të viti 2009.
“Në vitin 2009, vendi zhvilloi zgjedhje parlamentare, të cilat Zyra për Institucionet Demokratike dhe Të Drejtat e Njeriut (ODIHR) e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE) i përshkroi se kishin bërë përparim krahasuar me zgjedhje të mëparshme, por nuk realizuan plotësisht angazhimet e OSBE-së”.

Më tej raporti thekson se forcat e sigurisë raportojnë pranë autoriteteve civile se të drejtat e njeriut vijojnë të shkelen me raste dhune e abuzimi si tek komunitetet rome dhe tek gjina femërore dhe të miturit.

“Mënjanimi dhe abuzimi i bashkësive rome dhe egjiptiano-ballkanike ishin probleme të rëndësishme të të drejtave të njeriut. Probleme domethënëse ishin edhe rrahja nga policia dhe keqtrajtime të tjera të të dyshuarve gjatë ndalimit dhe marrjes në pyetje, hera-herës për t’u nxjerrë rrëfime. Probleme të tjera përfshinin dhunën në familje dhe diskriminimin kundër gruas, abuzimin e fëmijëve, si dhe diskriminimin mbi bazë orientimi seksual dhe identiteti gjinor. Vazhduan të raportoheshin raste të trafikimit të personave”.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi