Firmoset marrëveshja Shqipëri-Greqi-Itali për projektin TAP

13 shkurt 2013

U firmos sot në Athinë marrëveshja mes tre shteteve (Shqipëri-Greqi-Itali) për projektin e gazsjellësit TransAdriatik Pipeline, TAP.

Lajmi konfirmohet nga Ministria e Ekonomisë e Energjetikës, e cila bën me dije se marrëveshja përcakton bashkëpunimin mes 3 shteteve (Greqi-Shqipëri-Itali) dhe mbështetjen e tyre politike për këtë projekt të rëndësishëm, i cili garanton 2 miliardë dollarë investime për Shqipëri si dhe 20 mijë vende pune.

Marrëveshja tripalëshe, u firmos në mesditë në Athinë, nga pala shqiptare përmes zv/kryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë e Energjetikës, Edmond Haxhinasto, nga ministri i Jashtëm Dimitris Avramopulos, dhe ministri Italian për Zhvillim, Corrado Passera.

Ceremonia e nënshkrimit u ndoq edhe nga Ndihmës Sekretari i Shtetit, Eric Rubin. Ishin të pranishëm edhe përfaqësues të qeverisë së Azerbajxhanit, të konsorciumit TAP, të konsorciumit Shah Deniz që operon në Azerbajxhan dhe zyrtarë të lartë të vendeve të treta.

Marrëveshja mundëson bashkëpunimin ndërmjet tre vendeve për zbatimin e projektit të TAP, si një projekt me rëndësi strategjike për kontributin ekonomik e zhvillimor për të tre vendet, rajonin dhe më gjerë në Europë. Ky projekt veçanërisht për Shqipërinë paraqet mundësi për diversifikimin e burimeve të energjisë, përmes gazifikimit të vendit. Gazsjellësi Trans Adriatik do të sjellë gazin natyror nga fusha e Shah Deniz 2 në detin Kaspik, në Europën Perëndimore.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi