Politikat monetare në Shqipëri

Intervistë me Ardian Civici, 12.04.2012

Politikat financiare dhe ekonomike në Shqipëri po rezultojnë nga më të mirat dhe më të suksesshmet në rajon por edhe më gjerë. Banka kombëtare e Shqipërisë ka operuar me sukses duke ruajtur në nivelet normale kreditë dhe forcimin e monedhës vendase. Ekonomisti i mirënjohur Adrian Civici njëherësh edhe rektori i universitetit të Tiranës flet për këto sfida fiskale të Shqipërisë dhe arritjet bankare.

Pyetje. Banka shqiptare kombëtare ka bërë brenda vitit dy uljet e interesit bankar deri me masën 4.25 % përse u mor ky vendim z. Civici ?

Përgjigje. Tashmë u bën dy ulje për vitin 2012. Po ta shikojmë me tendencë janë bërë katër ulje duke filluar të paktën nga 6-7 muajt e fundit që tregon për një trajektore rënëse ose relaksuese të politikës monetare, nëpërmjet instrumentit kryesor të saj që e ka banka e Shqipërisë është norma bazë e interesit. Duke iu referuar objektivit themelor dhe kryesor që ka banka e Shqipërisë mbajtja e nivelit e inflacionit në kontroll në intervalin 3% por edhe në 2 luhatje të mundshme plus-minus 1%. Politika monetare ndërhyn gjithmonë kur faktorët ato me ndikim të sipërm që e risin inflacionin qoftë ato me ndikim të poshtëm kanë efektivitet dhe ndikim më të madh. Në këtë rast si duke e studiuar me tendencën e faktorëve u pa që inflacioni ka tendencë për të zbritur në zonën e poshtme pra 2-3% dhe shumica që tregojnë treguesin e inflacionit në Shqipëri vazhdonin të shfaqnin të paktën edhe në periudha afat shkurtra, afat mesme , për ta ulur akoma edhe më shumë. Kështu që banka e Shqipërisë grith misionit të saj hyri nëpërmjet politikës monetare për të stimuluar apo nxitur ato që mund ti quajmë kundra faktorë të cilat eliminojnë efektet për të ulur inflacionin edhe mbajnë atë brenda këtij intervali që tashmë është përcaktuar. Në thelb edhe ky vendim i politikës monetare kishte këtë qëllim por në kushtet aktuale përtej qëllimit kryesor natyrisht që ishte edhe një qëllim tjetër. Po të shikojmë shumë tregues të ekonomisë shqiptare në muajt e fundit në mënyrë të përgjithshme vihet re një ulje e kërkesës së brendshme, një ulje e ritmit të zhvillimit ekonomik. Treguesit e rritjes ekonomike tregojnë tre mujor mbas tre mujorit që tregohen nga INSTAT-i megjithëse janë pozitiv në fakt nuk janë ato nivele siç janë parashikuar.

Pyetje. E pritshme kjo z. Civici edhe në kuadër të presionit që bëhet nga kriza ekonomike globale si në eurozonë ashtu edhe në rajonin e Ballkanit?

Përgjigje. Fatmirësisht deri tani vazhdojmë të themi që kemi rritje ekonomike pozitive sepse shumë vende por dhe jo vetëm vendet e zhvilluara por edhe shumë vende në zhvillim ose ato që quajmë ekonomi emergjente u mendua sikur do shpëtonte ekonomin botërore ose do mbante në një nivel të caktuar për të mbajtur kërkesën botërore edhe ato për të shfaqur shenja negative për sa i përket rritjes ekonomike. Megjithatë shifrat ekonomike të Shqipërisë sidomos së tre mujorit të dytë ishin shqetësuese edhe gjithashtu po të shikojmë edhe bilancin import eksport ka një përkeqësim. Natyrisht ndikimin kryesor e ka dhënë energjia elektrike për arsye të kushteve të motit por gjithashtu edhe rritja ekonomike e tre mujorit të katërt dhe tremujorit të parë të këtij viti flitet të jenë më probleme në radhë të parë si ndikim i klimës së ashpër që ne patëm gjithë dimrit ku një e treta e territorit të Shqipërisë ka qenë pothuajse e bllokuar. Pra duke parë gjithë këta faktorë politika monetare me instrumentin e saj që është euro bazë interes kërkon përveç mbajtjes së inflacionit me nivel të kontrolluar si mbas objektivit dhe një veprim paralel që është nxitja e konsumit nxitja e zhvillimit ekonomik në një farë mënyre ulja e kostos së lekut për të përkthyer ndryshe në një stimulim të kreditimit të lekut.

Pyetje. Si e ka justifikuar qeveria shqiptare hapësirën e stimulimit fiskal e cila po mbushet nga politikat monetare ?

Përgjigje. Po ti referohemi dhe angazhimeve të teorisë shqiptare për kontrollin e deficitit buxhetor për daljen në kontroll bile edhe për uljen e borxhit publik dhe ai që ne e quajmë stimuli fiskal që ka qenë kryesisht një nga elementët që ka nxitur investimet dhe zhvillimin ekonomik. Gjatë gjithë vitit 2012 ndoshta gjatë viti 2013 nuk do të këtë ato përmasa dhe atë forcë që ka pasur dhe zakonisht vendin që le bosh politika fiskale në mënyrë figurative e mbush politika monetare e cila duke ulur koston e parasë bën që paraja të dali më kollaj nga banka në formën e kredive dhe duket më e përdorshme.

Pyetje. Si janë financimet bankare në raport me financimet e biznesit dhe si po ecën procesi i kreditimit bankar z. Civici ?

Përgjigje. Pjesa e treme në qoftë se do shprehemi kështu efekti politik monetare është pikërisht kjo që ne jemi një vend ku 78% të financimeve për ekonominë akoma vazhdojmë ti kemi nga sektori bankar pra nëpërmjet kredive dhe treguesi i kredive është treguesi me i ndjeshëm që tregon edhe ecurinë e ekonomisë qoftë aktuale qoftë atë në perspektivë. Po të shikojmë çfarë ka ndodhur në fakt konstatojmë dy tendenca. Njëra tendencë e rritjeve të depozitave jo vetëm depozita në lek por edhe në euro të gjitha në një shtim të depozitave me afat por jo vetëm për individët por në disa raste edhe për bizneset që tregon një masë të madhe konsumatorësh qofshin këta individual apo prodhues që po bëhet fjala për bizneset ka një lloj stopimi ose ngurrimi për të investuar që frenon dhe vet zhvillimin e ekonomisë. Nga ana tjetër dhe vet bankat në shumë raporte të tjera e dëshmojnë që kërkesat për kredi nuk është më në ato nivele siç ka qenë dhe cilësia e kërkesës së kredisë nuk është në ato nivele. Nuk është totalisht le të themi e vërtet që janë shtrënguar shumë kushtet e kredisë disa raste kushtet e kredisë janë të njëjta ka pasur dhe lehtësime po kjo situatë e përgjithshme stepje kanë krijuar këtë lloj ngërçi dhe pikërisht me aq mënyrë modeste po themi sa e ka hapësirën dhe mundësin politika monetare. Banka e Shqipërisë ndërhyri duke ulur me 0.25% normën bazë të interesit dhe po të shikosh më këtë tendencë që ne e përmendëm në fillim ka ulje të njëpasnjëshme që tregon për vendosmërinë dhe vëmendjen nga e cila banka ndjek ecurinë e ekonomisë shqiptare për të dhënë jo vetëm uljen por edhe një mesazh që për aq sa do ketë mundësi politika monetare do të vazhdojë vazhdimisht të jetë relaksuese.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi