Në Komisionin e Politikës Evropiane të Fqinjësisë së Mirë, Fyle: Evropa Juglindore përparim, por jo me shpejtësinë që shpresoja.

Bruksel, 4.11.2012

“Bashkimi Evropian nuk mund të imponojë asgjë. Drejtimi, ritmi i reformave dhe gjithpërfshirja është një çështje e vendimit tuaj sovran politik.” Kështu është shprehur Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle gjatë fjalimit të tij në takimin e Komisionit të Politikës Evropiane të Fqinjësisë së Mirë, që u mbajt dje në Bruksel. Në fjalën e tij, Fyle theksoi se  megjithë përparimin që kanë bërë vendet e Evropës Juglindore në drejtim të demokracisë, shumë njërëz në Evropë dhe gjetkë, bëjnë pyetje rreth tranzicioneve aktuale. Nuk duhet të harrohet se procesi i kalimit të tranzicionit nuk është i thjeshtë. Të shkosh në një demokraci funksionale pas një regjimi autoritar nuk është një proces që merr muaj apo javë.

“Ne nuk duhet të kemi frikë prej lirive të reja të fituara nga partnerët tanë, ne duhet të kemi besim në kapacitetet e demokracive për të luftuar kundër ekstremizmit.”- tha Fule. Më tej ai shprehu edhe njëherë angazhimin e BE-së për vendet në zhvillim si dhe siguroi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë t’i shoqërojë këto vende gjatë procesit të tranzicionit të gjatë.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi