Shqipëria dhe Banka Botërore, një metamorfozë 20-vjeçare

Nga Ervin Qafmolla, Botuar në Java, tetor 2012.

Në vitin 1991, Shqipëria nuk ishte aspak në gjendje të mirë. Vërtet, gjysmë shekulli regjim komunist ishte shembur brenda vetes dhe një liri kaotike ishte shfaqur në horizont. “Ekonomia e tregut” ishte nje slogan interesant dhe shume popullor në atë kohë dhe në vitet që vijuan, por thjesht termi nuk arriti të bënte mrekullira. Kolapsi i një prej regjimeve më makabre në Europë shënoi një pikë kthese në historinë e Shqipërisë, duke i çelur udhën përfaqësimit demokratik të vullnetit të shumicës dhe respektimit të të drejtave

Drejt greminës…

Ndryshimi bëri që ekonomia sakaq e rrënuar shqiptare tëshkonte drejt greminës. PBB-ja për frymë e vendit ishte rreth 2630 dollarë në vitin 1990 dhe ra me gati 40 për qind deri në 1992-in. Çmimet u rritën në nivele marramendëse, ndërsa në terma më zyrtarë inflacioni vërtitej në kufijtë e tre shifrave. Interesante të përmendet se në atë kohë, rezerva shqiptare në valutë të huaj përkthehej në vetëm 10 ditë importe.

Në vijim të kërkesës së Shqipërisë në vitin 1991, ajo u bë anëtare e BankësBotërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në të njëtën kohë, vendi filloi të ripërtërinte marrëdhëniet me një sërë kombesh, dikur të cilësuara armike, por që ishin të gatshme ta ndihmonin për të mbijetuar. Në vitet që vijuan, anijet filluan të shkarkonin ndihma në ushqime, veshmbathje dhe artikuj të tjerë të domosdoshëm për një jetesë normale. Programi “Pelikan” në veçanti, ndihmoi që shqiptarët të mos rrëmonin masivisht plehrat për ushqim. Diçcka e tillë, sot mund të tingëllojë ofenduese, por është e vërtetë.

Shqipëria ishte thelbësisht një vend i prapambetur. Në vitin 1992, llogariteshin vetëm 46,000 linja telefonike, me një penetrim prej vetëm 1.4 lidhje për 100 banorë. Partia e Punës ishte shumë e kujdesshme që telefon të kishin vetëm të “besuarit e partisë”. Në një gafë të paparashikuar, qeveria e re demokratike bëri një gabim të përafërt kur u përpoq t’u hiqte “komunistëve” lidhjet ekzistuesetë telefonit, në vend që të krijonte lidhje të reja për pjesën tjetër.

Gjithashtu, në vitet e para të demokracisë, menaxhimi dhe përformanca institucionale ishte një koncept, në mos i huaj, thjesht teorik. Disa sektorë jetikë, thjesht po gremiseshin, siç ishte rasti i bujqësisë. Pavarësisht, rritjes prej 2.6 për qind gjatë viteve 1980, në vitet 1989-’91, prodhimi bujqësor ra me 20-30 për qind. Prania e programeve humanitare parandaloi zinë e bukës në Shqipëri, por menaxhimi i kësaj ndihme u realizoua disi në mënyrë të pazakontë.

Ndihma ushqimore e siguruar nga këto programe gjatë fillimet të viteve ’90 ushpërnda falas apo u shit me çmime shumë poshtëatyre tëtregut.Si rrjedhojë, për katundarët e kohës (që në literaturën përkatëse klasifikohen si “fermerë”) ishte më lirë të blinin bukë në qytet për t’ua dhënë lopëve se t’u jepnin tagji apo t’i nxirrnin për t’i kullotur. Në përgjigje të këtij “abuzimi” qeveritë e kohës shoikën një sistem tolloni, i cili lejonte vetëm rezidentët e zonave urbane të bilinin bukë.Tolloni doli përësëri në sipërfaqe. Në fund të fundit, Shqipëria e kishte të vështirë të shkëputej nga e shkuara.

Asistencë strategjike

Kriza e vitit 1997 dëshmoi se Shqipëria nuk kishte nevojë thjesht për ushqime dhe veshmbathje. Vendit i duhej një administrate pilike me përvojën bazë për të drejtuar një shtet pa kolapsuar që në hapin e tretë, si dhe mejtet për t’u zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme.

Përveçndihmës së menjëhershme, kryesisht në mallra, Shqipëria kishte nevojë edhe për ngritje institucionesh funksionale, rrugë të përshtatshme, ligje të mira, burime njerëzore të përgatitura dhe një shoqëri funksionale ku individët trajtoheshin në mënyrë njërëzore. Nëplanin e menjëhershëm, vendit i mungonte përvoja për të ndërtuar bazat për një ekonomi tregu.

Në fakt, Banka Botërore i filloi që herët përpjekjet për ta ndihmuar shtetin e ri dhe të lëkundur shqiptar. Kështu, vetëm dy muaj, pasi qeveria e re demokratike e sapozgjedhur hyri në zyrë, Bordi i Drejtorëve i Bankës Botërore dha huanë e parë prej 41 milionë dollarësh për Shqipërinë, me procedura të përshpejtuara. Projekti financoi kapacitete të rehabilitimit të infrastrukturës së transportit, të ujitjes, transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, si dhe mbështeti komponentë të prodhimit bujqësor.

Shqipëria ishte aq e pazhvilluar në atë kohë, sa çdo lloj ndihme ishte e mirëpritur. Ndërsa ushqimi ishte nje çështje, praktikisht e zgjidhur, jo gjithçka shkonte mirë. Furnizimi me ujë, transporti ndërqytetas dhe ai publik, si dhe një sërëçëhtejshtë tjera – njëpjesë ende të pazgjidhura –kërkonin vëmendje dhe mbështjeteje të strukturuar.

Prej këtej, ndihma e Bankës Botërore, që fillimisht pasqyronte nevoja urgjente, u transformua më vonë në mbështetje të plotë strategjike. Falë ndihmës së bankës, qeveria e papërvojë shqiptare e asaj kohe, zhvilloi njëprogram trevjeçar të investimit publik. Banka Botërore zhvilloi Strategjinë e parëtë Asistencës për Shqipërinë në vitin 1993. Ndër projektet e para ishte edhe ndërtimi i një rrjeti mbrojtjeje sociale që të përballonte varfërinë masive. Kolapsi i industrisë shkaktoi papunësi masive dhe të papritur, duke ngritur nevojën e ndërhyrjeve në tregun e punës.

Gjate viteve ’90, infrastruktura bazë në sektorë të ndryshëm u zhvillua falë ndërhyrjeve të Bankës Botërore, e cila financoi një sërë projektesh zhvilluese, nga rrugët tek portet, uji, energjia elektrike, dhe një sërë sektorësh të tjerë; ndërsanjë asistencë teknike gjithëpërfshirëse vuri në shënjestër ndërtimin e kapaciteteve qeverisëse nëreformën ligjore, trajnimin e administratës, mbledhjen e taksave, analizën makroekonomike etj.

Nga viti 1991 deri në vitin 1996, Shqipëria mori më shumë se 1.5 miliardë dollarëndihmë të huaj, nga të cilat, programi IDA i Bankës Botërore siguroi 272.5 milionë dollarë, apo 18 për qind të totalit të ndihmës së huaj.

Progres në kohë të turbullta

Gjithë kjo vëmendje ndërkombëtare mbi këtë cep të Ballkanit vlejti për diçka.Që nga fillimi i viteve 2000, Shqipëria ruajti një ritëm të qëndrueshëm zhvillimi. Ishte një periudhë progresi shumëplanësh në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Në janar të 2003-it, vendi nisi bisedimet me Bashkimin Europian për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Që nga viti 1997 e deri në këtë periudhë, ekonomia e vendit vijoi të rritej me një normë vjetor prej rreth 7 për qind deri në vitin 2004.

Gjatë kësaj periudhe, vendi arriti të punonte mbi gërmadhat e së shkuarës me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, duke përparuar nënjë sërë reformash strukturore dhe në standarde të përmirësuara të qeverisjes. Por një meritë e madhe i takoi edhe guximit të vetë shqiptarëve për njëjetë më të mirë: emigrimi.

Varfëria dhe tregues të tjerë ekonomikë dhe socialë në Shqipëri janë përmirësuar ndjeshëm gjatë periudhës 2002-2005. Një rol vendimtar në këtë progres nuk duket se kanë luajtur politikat publike apo masat marra nga institucionet shtetërore, por mbi të gjitha emigracioni. Një raport i Bankës Botërore (BB) që mban titullin “Shqipëria, Zhvillimi Urban, Emigracioni dhe Ulja e Varfërisë”, jep një pasqyrë të qartë të disa zhvillimeve ekonomiko-sociale në vend dhe ndikimin e të ardhurave nga emigracioni në këto ndryshime thelbësore. Sipas BB, ka pasur një reduktim masiv të varfërisë për periudhën në fjalë. Ajo pjesë e popullsisë, konsumi real i së cilës për person/muaj në një shumë që vlerësohet nën 501 dollarë u ul nga 25.4 për qind në vitin 2002 në 18.5 për qind në 2005-ën. “Kjo do të thotë se afërsisht 235 000 nga rreth 800 000 të varfër të llogaritur në 2002-in, dolën nga varfëria”, thuhet në raport. Ndërsa, popullata ekstremist e varfër ku bëjnë pjesë ata persona që nuk janë të aftë të sigurojnë më shumë se 31 dollarë për muaj për person, u pakësua nga 5 për qind në 3.5 për qind e popullsisë.

Sipas Bankës Botërore, emigracioni shpjegon në një masë, ndryshimet e vërejtura në normat e varfërisë në Shqipëri. Në raport theksohet se së pari, ka prova të qarta që Tirana dhe zonat rurale të malësisë janë zonat ku vërehet rritja më e madhe ndër familjet që përfitojnë nga remitancat. Për më tepër, jo vetëm që ka pasur një rritje të numrit të familjeve që përfitonin të ardhura nga emigracioni, por edhe vetë vëllimi i remitancave u rrit në mënyrë thelbësore. Specifikisht, për periudhën 2002-2005, vëllimi i të ardhurave nga emigracioni për Tiranën, thuajse u dyfishua, ndërsa për zonat malore u rrit në nivelin 50%.

Por ky është vetëm një faktor. Ndihma e huaj dhe vetë progresi i shteti shqiptar bënë qëperformanca ekonomike e vendit dhe ulja e varfërisë të ishin njëherësh mbresëlënëse.PBB-ja për frymë u rrit me trefish gjatë dekadës së fundit. Gjatë të njëjtës periudhë, rritja ekonomike shonoi një mesatare prej 6 për iqnd në vit, ndërsa norma e varfërisë ra nga 25.4 për qind në vitin 2002 nq 12.4 për qind në vitin 2008 – rreth 200,000 më pak të varfër.

E nesërmja e trazuar

Pas krizës së fundit të vitit 2008, Shqipëria përjetoi njërënie të rritjes ekonomike por nuk ra në recesion, kryesisht falë edhe stimulit financiar të qeverisë. Viti aktual llogaritet më i dobëti në këtë drejtim, me institucionet financiare ndërkombëtare që e llogarisin rritjen në 0.5-1 për qind dhe qeverinë shqiptare qe shprehet optimiste edhe për 3-5 për qind.

Pavarësisht rënies së remitancave nga emigrantët, eksportet e vendit vazhduan tëperformojnë mirë falëçmimeve të larta ndërkombëtare. Banka Botërore dhe qeveria shqiptare duket se po mundohen të tejkalojnë njëperiudhë të vëshitrë mes palëve, ndërsa e ardhmja e vendit do të varet shumë ngazhvillimet nëEurozonë. Strategjia aktuale e Bankës Botërore tëPartneritet me Shqipërinë(për periudhën 2011-2014) është hartuar sipas kësaj logjike. Ajo vendos theksin në mbështetjen e rritjes ekonomike të Shqipërisë dhe konkurrueshmërisë së vendit, krahas zgjerimit të përfitimeve shoqërore duke përmirësuar sistemet e arsimit dhe shërbimeve shëndetësore. Por, Shqipërisëdo t’i duhet të mbajëdeficitin buxhetor në kontroll, borxhin publik nën 60 për qind të PBB-së dhe të garantojë shpenzimet e nevojshme publike për të mbajtur rritjen ekonomike në këmbë. Një mision i vështirë pa ndihmë nga jashtë. Në fund të fundit, Shqipëria gjithmonë ka pasur nevojë për të tillë ndihmë në situata të vështira, duke gjetur si të vetmen alternativë tollonin.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi