Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë u promovua Albumi Historik “100 vjet pavarësi kombëtare”, me autorë ish-kryeministrin Aleksandër Meksi dhe Xhevahir Lleshin.

24.10.2012

Sot më 24 tetor 2012 në mjediset e hotel “Tirana” u promovua Albumi Historik “100 vjet pavarësi kombëtare”, me autorë ish-kryeministrin Aleksandër Meksi dhe Xhevahir Lleshin. Rrugëtimi historik i shqiptarëve është përmbledhur në një botim 300 faqe tepër luksoz, botuar nga “Uegen” me financimin e “Union Bank”. Prof. Dr. Aleksandër Meksi dhe shkrimtari e botuesi Xhevair Lleshi sjellin një album luksoz bazuar kryesisht në material fotografik që rindërton historinë shqiptare që nga fillesat deri në ditët e sotme. Albumi hapet me dy akte të pavarësisë, atë të vitit 1912 dhe atë të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, për të vazhduar me dëshmi prehistorike, Antikitetit e Mesjetës, duke u ndalur veçanërisht në periudhën e pavarësisë e duke ardhur kronologjikisht deri në ditët tona.

Drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Ardian Marashi, i cili ka qenë edhe kuratori i albumit, theksoi se ky është një botim që përpiqet të krijojë një imazh sa më të qartë të Shqipërisë që nga Ilirët deri në ditët e sotme. “Një album që do të zëvendësojë imazhin e deformuar që i kemi ngritur vetes”. Në këtë album, përfshihen pa asnjë përjashtim ngjarje dhe sidomos protagonistë të historisë shqiptare me kontributin e tyre të njohur, pak të njohur ose më keq të harruar apo të mbivlerësuar nga historia e diktaturës. Albumi është konceptuar si një vazhdimësi periudhash të historisë së popullit, ku peshën kryesore e zë periudha e shpalljes së pavarësisë.

Autorët  e këtij botimi kanë vlerësuar kontributin e vëllezërve Leka, Niko dhe Edmond, të cilët e shprehën kontributin e tyre në këtë 100-vjetor përmes botimit të këtij albumi luksoz. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm personalitete  të larta të shtetit dhe të politikës dhe përfaqësues të trupit diplomatik.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi