Mbrojtja sociale dhe shërbimet publike më të “privilegjuarat”

Sipas mediave, 25 qershor 2019

Rreth 476 miliardë lekë të buxhetit të shtetit për vitin që lam pas janë shpërndarë në 10 funksione kryesore, ku duket se mbrojtja sociale, ka marrë pjesën më të madhe të “tortës”. Referuar të dhënave të buxhetit faktik, i cili pritet të diskutohet në komisione parlamentare, për mbrojtjen sociale ku përfshihen pagesa e papunësisë, ndihma ekonomike, pensionet urbane dhe rurale, apo pensionet e invaliditetit, kanë shkuar 151.1 miliardë lekë. Ndërsa, shërbimet e përgjithshme publike renditen të dytët, ku janë shpenzuar në total 86.1 miliardë lekë.

Ndërkaq, pavarësisht se nga protesta e studentëve dolën në pah një sërë problematikash që lidhen me mungesën e financimit në arsim, një pjesë e mirë e buxhetit ka shkuar në këtë drejtim, apo rreth 51.6 miliardë lekë, i cili kryesisht është përdorur për paga. Ndërsa në nivel të lartë ka qëndruar shpenzimet për çështjet ekonomike, të cilat për vitin 2018 llogariten në rreth 50.6 miliardë lekë.  Një buxhet mesatar, por jo në nivelin e duhur ka shkuar për shëndetësinë me 49 miliardë lekë,  strehimi me 39.2 mld lekë,  rendi dhe siguria publike me 28.5 mld lekë.  Nga të dhënat vihet re se më pak të financuar ka qenë sektori i mbrojtjes, argëtimit dhe kulturës dhe ai i mjedisit, të cilat kanë pasur përfitimet më minimaliste.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi