Një vend pune në Administratën publike, nuk mund të jetë amortizator i politikës

Nga Zamira Çavo, botuar në Shekulli, 4 tetor 2017

Ka 27 vjet që flitet për reforma në Admiistratën publike dhe po kaq ka qenë e pranishme dhe asistenca e të hujave për këto reforma. Sot sërish flasim për reforma. Madje prej pesë vitesh Qeverisja e rilindjes synon të reformojë AP sipas vizionit të saj. Realisht Administrata publike është në krizë;krizë profesionale, krizë kopetencash dhe krizë morale. Dhe këtë nuk e them unë, e ka pranua edhe vete kryeminsitri i vendit. Nuk ka nevojë të ripërsërisim për të njëmijtën herë se Administrata publike është fytyra e shtetit. Pra në një përfundim kjo krizë mund të quhet edhe krizë e vetë shtetit. Pse është  në krizë administrata joë publikë? Sepse pavarësisht ligjeve  dhe standardeve që i kemi të shkruara, askush nuk investon në burimet njerëzore të kësaj administrate.

Sot administrata publike ka dy probleme madhore: menaxhimin e burimeve njerëzore dhe cilësinë e tyre. Drejtuesit e kësaj administrate, të vendosur në mënyrë klienteliste ose militantiste, nuk mund të sigurojnë një menaxhim të qëndrueshëm efektiv dhe efikas të administratës publike. Kjo do të thotë se edhe  matshmëritë e përformancës së burimeve njerëzore ( nga e cila varet pastaj i gjithë shërbimi ndaj qytetarit) të cilat  janë tërësisht subjektive sjellin një kaos klientelist ose militantist në vlerësimet e këaj performance .Le ta anlizojmë këtë përfundim:

-Ka dy institucione që janë përgjegjëse për cilësinë e burimeve njerëzore në Administratën publikë: Departamenti i Administratës Publike dhe Shkolla e Administratës Publike. E para merret me rekrutimin e punonjësve të kësaj administrate e dyta me trajtnimin pas këta punonjës kanë hyrë në administratë. Por cfarë ndodh? DAP (Departamenti i Administratës Publike), realizon disa konkurse që janë tërësisht  të pavlera. Pse e them këtë? Në këto konkurse fazat e shkrimit janë shpesh testim i njohurive të marra nga shkolla plus ndonjë set ligjesh të paradhëna në kushtet e konkurencës. Prova me shkrim realisht nuk jep dot as mundësi për të treguar cilëstë e përsonit, as aftësitë e tij e as motivimin e kandidatit. Kështu “juria” e përbërë nga pedagogë dhe drejtues të institucioneve skualifikojnë pa e ditur fare aftësinë e vërtetë të konkurentit. Kjo gjë mund të zgjidhje fare mirë më një set kreditesh të përcaktuara nga rankimi i universiteteve dhe mund të shmanget pikërisht ky testim falls dhe depresonalizues.

E dini sa të rinj të shkëlqyer me aftësi dhe motivim të lartë janë skualifikuar nga këto llojë testimesh , duke pësuar jo vetëm zhgënjim të madh për vetë shtetin e tyre por edhe  duke menduar se në AP mund të futesh me “mik”? Dhe sigurisht që kanë të drejtë,përderisa DAP ishin planifikuar të shpallur për vitin 2017 afërsisht rreth 1085 vende të lira nga të cilat janë realizuar si konkurse vetëm gjysma. Kjo do të thotë ose  Ap ka shumë të fryrë organikën e saj dhe nuk ka nevojë për këto vende, pra mund të shkurtohen, ose në këto vende punojnë persona të tjerë të cilët kur tu vijë rradha “hyjnë” në këto konkurse duke” fituar” vendin e punës. Pra konkurse në DAP kanë kosto financiare por edhe kosto sociale. Dhe të mos flasim më tej për mënyrën se si janë emëruar punonjësit e vetë këtij Departamenti, i cili ka mision të rekrutojë cilësi në burimet njerëzore të AP! Cfarë mund të bëhet? Të shkrihet ky departament dhe Administrata publike të zgjedhë vetveten dhe jo të zgjidhet nga disa zyrtarë të emëruar keqas nga politika apo klanet e saj.

Nëse do të hidhni një sy skedës së matshmërisë së performancës së punonjësit të Ap do vini re se sa subjektive janë këto vlerësime, duke i lënë dorë të lirë drejtuesit të ketë në dorë fatin e cdo personi që  ka në varësi, pasi elementët e matshmërisë së perfomnacës janë të pamatshëm realisht. Kjo krijon një varësi “negative” nga shefi të cilit nuk duhet ti dalësh asnjëherë kundër pasi të ka në dorë!  Sot ka disa metoda reale të matshmërisë së punës së punonjësit të administratës publike që sigurisht nuk mund të aplikohen në një administratë ku menaxhimi i tyre bëhet nga të emëruarit nga politika! Mendoni më tej një punojës i AP që del në pension e që duhet të bart në vetvete një eksperiencë të madhe, ku e transferon këtë investim? A ka një mënyrë për ta bërë këtë?? Apo i lemë të largohen me shpejtësi për të hapur një vend për një tjetër militant??

Hapi i dytë është vetë cilësia e burimeve njerëzore. Sikundër dihet është një shkollë e kësaj administrate( ASPA) e cila kualifikon këta punonjës postfitues. Nuk di të them se cfarë kurikule ka kjo shkollë, por  besoj se duhet krijuar një rrjet shkollash kualifikuese për Administratën publike, madje për sektorë të vecantë të sajët. Eshtë e nevojshme të krijohet një netëork  cilësorë që të shmangë konkurset fiktive por që të garantojë hyrjen në administratë të individëve me aftësi, integritet dhe motivim.

Motua e këtij netëorku të jetë :Investojmë në profsionalizëm! Pra krijimi i shkollave me drejtim cilësinë e burimeve njerëzore në administratën publike, mund të jetë një hap i rëndësishëm për të rinjtë që synojnë të hyjnë në këtë administratë .Kjo kërkon krijimin e kurikulave konkuruese në treg ku më shumë se niveli teorik do duhet ti kushtohet vëmëndje aftësive konkrete të individit. Por për sa kohë që një vend punë në administratë do shihet si një amortizatorë i politikës mesiguri  do të flasim për administratën publike si 105 vite më parë!

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi