Kuvendi miraton projektligjin “Për Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtësisë Administrative”.

3 maj 2012

Mbas një historie të gjatë të bllokimit të miratimit të projekt/ligjit “Për Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtësisë Administrative” më 26 prilli 2012 Komisioni për Çështjet Ligjore Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi me konsensus projektligjin “Për Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtësisë Administrative.

Miratimi në unanimitet i këtij projektligji të rëndësishëm vjen pas diskutimeve e shqyrtimeve të gjera mes anëtarëve të komisionit si dhe konsultimeve me grupet e interesit dhe ndërhyrjeve të bëra nga deputetët e opozitës në komisionin e çështjeve ligjore.

Projekt/ligji në fjalë u miratua më 3 maj 2012 edhe në seancë plenare duke marrë 122 vota pro. Projektligji nuk u votua nga deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, ish-ministër i Drejtësisë, në kohën e të cilit ishte finalizuar kjo inisiativë, ndërsa abstenoi deputeti socialist Pandel Majko. Kryeministri Berisha nuk ishte i pranishëm gjatë votimit

Qëllimi i krijimit të Gjykatës Administrative është garantimi i mbrojtjes efektive të të drejtave subjektive dhe interesave të ligjshëm të personave nëpërmjet një procesi të rregullt gjyqësor dhe brenda afateve të shpejta.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi