Programi i Punës
1. Formulimi i vizionit të Shtetitweb për reformën e qeverisjes vendore.
2. Grumbullimi dhe sistemimi i studimeve, strategjive dhe analizave të kryera për qeverisjen vendore dhe postimi i tyre në ShtetiWeb,
3. Grumbullimi i akteve ligjore që lidhen me reformat e ndarjeve administrative territoriale që nga viti 1920.
4. Takime të Grupit të Punës për të konceptuar modelin e ri të qeverisjes vendore (decentralizimi i funksioneve dhe kompetencave, decentralizimi fiskal, raportet me organet e dekonçetruara të pushtetit qëndror). Gjithashtu përcaktimi i kritereve që duhen ndjekur për krijimin e njësive të reja të qeverisjes vendore.
5. Artikuj në shtypin e ditës për problemet e Reformës së qeverisjes vendore
6. Takim i Grupit të punës me përfaqësues të donatorit të Projektit për të prezantuar qasjen dhe metodën e punës që do të ndiqet për realizimin e këtij projekti.
7. Takime individuale konsultuese me persona me njohje dhe eksperiencë në qeverisjen vendore. Fokusi Reformimi i qeverisjes vendore dhe krijimi i njësive të reja (rajon dhe bashki) në të gjithë territorin
8. Tryezat e punës në nivel qarku me persona me njohje dhe eksperiencë në qeverisjen vendore. Fokusi Reformimi i qeverisjes vendore dhe krijimi i njësive të reja (rajon dhe bashki) në të gjithë territorin
9. Organizimi i Workshopit për të prezantuar qasjen e Shtetiweb për Reformën e Qeverisjes vendore.
10. Organizimi Workshopit për të prezantuar Hartën e re të njësive të qeverisjes vendore
11. Organizimi dhe fillimi i Forumit Curiaweb për Reformën e Qeverisjes Vendore, i cili do të zhvillohet në dy faza:
Faza e parë: Diskutimi rreth modelit të qeverisjes vendore
Faza e dytë: Diskutimi rreth hartës së re të njësive të qeverisjes vendore.
12. Publikimi në internet dhe në media i Hartës së re të njësive të qeverisjes vendore.
13. Fillimi i fazës së dytë të Forumit Curiaweb për Hartën e re të njësive të qeverisjes vendore
14. Pregatitja e Materialit përfundimtar të Projektit, që përmban analizën e qeverisjes së sotme vendore, përshkrimin e modelit të ri, masat rekomanduese për realizimin e këtij modeli, hartën e re të qeverisjes vendore dhe anekset plotësuese të karakterit dokumentar.
15. Organizimi aktivitetit përfundimtar për të paraqitur konkluzionet e projektit dhe Hartën e re të qeverisjes vendore, që do ti paraqitetit Grupit të punës së Qeverisë dhe Komisionit parlamentar të ngritur për këtë reformë.