ORI in English icon_flag_gb

 

Ç’është procesi i Integrimit Rajonal


Mbështetur në prioritetet e politikës së saj të jashtme, Shqipëria i kushton një vëmendje të veçantë bashkëpunimit rajonal në gjithë tërësinë e tij. Shqipëria e konsideron bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë si shtylla të rëndësishme që garantojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe si parakushte për proceset integruese evropiane dhe euro-atlantike në rajon.  (…më shumë…)


BE, promotori kryesor i bashkepunimit rajonal


Bashkëpunimi rajonal është një element thelbësor i procesit të stabilizim asocimit – procesi që udhëheq vendet e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE. Ai ndihmon rajonin për të adresuar sfidat e përbashkëta të tilla si mungesat e energjisë, ndotja, infrastruktura e transportit, aktivitetet ndërkufitare kriminale,etj. Progresi në bashkëpunimin rajonal është monitoruar në raportet vjetore të progresit. (…më shumë…)


Proçesi i  Berlinit


Ai që njihet tashmë si “Procesi i Berlinit” do të jetë edhe forma përmes së cilës do të mbahet ritmi integrues i Ballkanit. Në kushtet e rritjes së forcave euroskeptike në Bruksel dhe një stopimi 5-vjeçar të zgjerimit deklaruar nga presidenti i Komisionit Jean Claude Juncker, procesi i hapur në Berlin shihet si rruga për ta mbajtur gjallë dialogun politik integrues të vendit. (…më shumë…)

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi