Politikat Sociale

Ky dossier përmban ..

polasocPolitikat sociale mbulojnë të gjitha dispozitat dhe masat që synojnë të parandalojnë, të mënjanojnë ose të lehtësojnë situatat e varfërisë dhe problemet sociale, në nivel individual ose kolektiv, ose që kërkojnë të favorizojnë mirëqënien e grupeve më të brishta të shoqërisë. Sipas Thomas Humphrey Marchall, “politika sociale konsiston në përdorimin e pushtetit politik për të zëvëndësuar, plotësuar ose ndryshuar mekanizmat e sistemit ekonomik me synim për të arritur rezultate që sistemi vet nuk mund t’i arrinte”. Sipas OECD, “Një politikë sociale efikase ndihmon individët të jetojnë pa ankthe dhe të përshtatenme mundësitë e reja të rritjes ekonomike. Në të kundërtën, një politikë e keqe sociale është sinonim i mbetjes në varfëri ose i përjashtimit social”.
Në kuptimin e ngushtë, politika sociale përcakton masat që shërbejnë drejtpërdrejt në luftën kundër varfërisë ose parandalimit të saj, në rradhë të parë sigurimet shoqërore dhe ndihma shoqërore, si dhe pagesa të tjera në mvartësi të burimeve të mundëshme. Në kuptimin e gjërë, fusha të tjera përfshihen gjithashtu në politikën sociale, të tilla si politika e tregut të punës dhe e punësimit, politika e arsimimit, e shëndetit, e strehimit, ose edhe e politika fiskale. Shteti Social (Etat-Providence) është një koncept i shtetit që nënkupton kryerjen e funksioneve të ndërhyrjes dhe të rregullimit në fushat ekonomike dhe sociale. Kjo shprehet nëpërmjet një tërësi masash që kanë për qëllim rishpërndarjen e pasurive dhe marrjen në ngarkesë të reziqeve të ndryshme sociale, si sëmundjet, varfërinë, pleqëria, punësimi, familja.

Shteti Social bazohet mbi solidaritetin midis grupeve shoqërore të ndryshme dhe në kërkimin e drejtësisë sociale. Në një Shtet-Social, objektivat e politikës sociale përfshijnë:

- drejtësinë sociale (paanësia, barazia e shanseve)

- sigurimin shoqëror (mbrojtjen kundër rreziqeve të mëdha të ekzistencës)

- paqen sociale

- rritjen e prosperitetit dhe pjesmarrjen më të gjërë në këtë prosperitet të përbashkët.

Janë 4 misione të mëdha që mund të realizohen nëpërmjet politikës sociale:

- misioni rishpërndarës: është shteti-Social që duhet të garantoj solidaritetin midis qytetarëve të tij,

- misioni i aftësimit: që shërben si instrumente përmes të cilave njërzit menaxhojnë shanset e tyre (barazia e shanseve, shëndetësia, arësimi, etj)

- misioni regullator: që ka lidhje me vendosjen e rregullave, si të drejtën e punës,

- misioni mbrojtës: që synon ruajtjen e dinjitetit njërzor, si për shëmbull, të drejtat themelore.

Sfidat e politikave sociale janë: puna, punësimi, formimi profesional, mbrojtja sociale dhe sigurimi shëndetësor, arsimi, personat në vështirësi (lypsit, të pastrehët, etj), personat e moshuar. Përveç politikave sociale të përgjithshme, në një numër vendesh, janë zhvilluar edhe ndërhyrje specifike me destinacion personat në vështirësi. Lufta kundër përjashtimit ka sjellë zhvillimin e politikave të ndihmës sociale (mbështetja është e detyrueshme nëse personat plotësojnë kriteret e fiksuara për një përfitues) dhe të veprimit social (mbështetja është fakultative). E drejta e sigurimit shoqëror plotësohet kështu prej së drejtës së ndihmës sociale.

image_pdfimage_print