Politikat Ekonomike Financiare

 Ky dossier përmban ..

SKZHPolitika ekonomike e shtetit është tërësia e vendimeve dhe e veprimeve të institucioneve publike, të bazuara në ligje dhe rregulla të caktuara, për arritjen e objektivave ekonomiko-shoqërore të një vendi dhe mbrojtjen e e interesave të shoqërisë në tërësi, nëpërmjet funksionimit optimal të çdo njësie ekonomik vendore (private ose publike).

Objektivat kryesore të politikës ekonomike të një qeverie janë: hartimi dhe zbatimi i strategjisë ekonomike për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, hartimi dhe zbatimi i strategjisë të rritjes optimale ekonomike afatshkurtër e afatgjatë, përmirësimi i strukturës sektoriale të ekonomisë, i nivelit të saj teknik e teknologjik, përmirësimi i zhvillimit territorial të ekonomisë dhe ulja e disniveleve mes rajoneve të ndryshme të vendit, sigurimi i kushteve sa më të mira për marrëdhëniet ekonomiko-tregtare me vendet e treta dhe krijimi i një klime të favorshme për investitorët e huaj, sigurimi i kushteve sa më optimale sociale, zbutja dhe eliminimi i varfërisë, zhvillimi i arësimit, shëndetësisë dhe i të gjithë sektorëve socialë, etj.

Politika financiare e shtetit përfaqëson tërësinë e metodave dhe të veprimeve të ndermarra nga një qeveri dhe institucionet e saj, për përcaktimin, arkëtimin dhe përdorimin sa më racional të burimeve të nevojshme për plotësimin e programeve të saj gjatë një periudhe kohe të caktuar. Ajo është pjesë e rëndësishme e politikës ekonomike dhe përfshin në vetvete: politikën e sigurimit të të ardhurave buxhetore, të tatimeve, të administrimit të borxhit shtetëror dhe të shpenzimeve buxhetore.