Kontributi i IFC per thjeshtezimin e logjistikes tregtare

Drejt një Tregu të Përbashkët apo një Tregu Unik?

Moderatorët: Prof. Dr. Adrian Civici, Ibrahim Rexhepi

Kontributi i IFC per thjeshtezimin e logjistikes tregtare

PostimNga Irena Gribizi » e Premte Nentor 15, 2013 5:37 pm

Projekti i Logjistikes Tregtare të Ballkanit Perëndimor ka për qëllim të zvogëlojë pengesat rregullatore dhe administrative për tregtinë ndërkufitare në rajon, përmes proçedurave më të efektshme të eksportit, importit dhe tranzitit; te nxise nje bashkëpunim më te ngushtë dhe më te harmonizuar midis agjensive kombetare dhe midis vendeve; dhe inkurajimin e përdorimit më te gjerë te sistemeve elektronike për shkëmbimin e të dhënave, te numrit te kontrolleve me baze risku; dhe pagesat e lidhura me logjistikën tregtare.

Objektivi i projektit është të përmirësojë konkurrueshmerine e sektorit privat në rajon përmes nej qasjeje më efikase në tregjet rajonale dhe globale. Projekti zbatohet nga IFC, me fonde nga Bashkimi Evropian, IFC-ja, Austria FIAS si dhe me kontributet e vendeve mikpritëse dhe është ne perputhje me Marrëveshjen e Evropës Qendrore për Tregti të Lirë (CEFTA)

Kohezgjatja: Dhjetor 2012- Qershor 2014

Objektivat:
-Reduktimi i numrit të dokumentave dhe ditëve të nevojshme për eksportimin dhe importimin e mallrave përmes transportit rrugor, ujor dhe detar.
-Proçedura të efektshme për kalimin pa pengesa te ngarkesave nga doganat dhe agjencite e kontrollit kufitar;.

Zonat e aksionit:
-Riorganizimi i operacioneve dhe thjeshtëzimi i proçedurave të agjensive të kontrollit kufitar dhe kompanive të sektorit privat që përfshihen në importin dhe eksportin nepermjet transportit rrugor, ujor dhe detar.
-Asistence per kontrollet me baze risku dhe auditit pas kontrolleve doganore dhe te agjensive të kontrollit kufitar

Disa nga arritjet e projektit

Shqipëri: Sistemi i pagesave elektronike - Në maj 2013, Dogana Shqiptare inaguroi një sistem pagesash elektronike që lejon transmetimin në kohë reale të pagesave doganore të bëra nga tregtarët në banka komerciale përmes Thesarit tek Doganat. Kjo proçedurë shkurton me nje dite kohën që duhet derisa mallrat të rivihen ne qarkullim. Ky përfundim është rezultati i një iniciative të nisur në Qershor 2012: një tryezë e rrumbullakët me Doganat Shqiptare, Bankat e mëdha Komerciale dhe Shoqatën e Bankave të Shqipërisë, tryeze qe identifikoi kohën e vonesës me të cilën informacioni i pagesës ishte marrë nga Dogana si kosto shtese për tregtarët. Projekti rekomandoi përmirësimin dhe integrimin e sistemeve IT në mënyrë që të ketë shkëmbim të të dhënave në kohë reale.

Shqipëri/Kosovë: Marrëveshja e Tranzitit, bazuar në gatishmërinë dhe vullnetin e shprehur nga vendet për bashkëpunim në transportin e mallrave midis Shqipërisë dhe Kosovës, ka organizuar, lehtësuar dhe moderuar tre takime të nivelit teknik të përbashkët midis Doganave të Shqipërisë dhe Kosovës, Autoritetit të Ushqimit Kombëtar Shqiptarë dhe Agjensisë Veterinare dhe të Ushqimit Kosovar në harkun kohor nëntor 2012- maj 2013. Këto takime kanë për qëllim gjetjen e gjuhës së përbashkët mes të gjitha palëve dhe arritjen e një marrëveshje mbi masat e nevojshme për të lehtësuar kalimin e mallrave që vijnë në portin e Durrësit në Shqipëri dhe janë të destinuar për në Kosovë. Nënshkrimi i një marrëveshje transporti dypalëshe pritet për ne fund të 2013.

Irena Gribizi
 
Postime: 1
U regjistruat në këtë grup: e Premte Nentor 15, 2013 5:27 pm
Emri Mbiemri: Irena Gribizi
Titulli: Master

Rikthehu tek Rrugët drejt një Hapësire Ekonomike të Përbashkët Shqipëri - Kosovë

Kush është në linjë?

Përdoruesit që shohin aktualisht këtë forum: Nuk ka përdorues të regjistruar dhe 0

cron