Tregu i përbashkët: deshire populiste apo aspirate afatgjate

Drejt një Tregu të Përbashkët apo një Tregu Unik?

Moderatorët: Prof. Dr. Adrian Civici, Ibrahim Rexhepi

Tregu i përbashkët: deshire populiste apo aspirate afatgjate

PostimNga Pranvera Kastrati » e Hënë Nentor 04, 2013 12:01 am

Krijimi i një tregu te përbashkët kërkon kalimin ne disa faza te domosdoshme qe lejojnë integrimin tregtar dhe me tej atë ekonomik midis dy vendeve. Kështu procesi fillon me krijimin e zonës se tregtisë se lire, thellohet me tej nëpërmjet krijimit te bashkimit doganor dhe vijon me krijimin e tregut te përbashkët. Historia e Bashkimit Evropian tregon për një proces te gjate dhe te kujdesshëm, i cili kaloi ne disa faza deri ne krijimin e tregut te vetëm, sot quajtur treg i brendshëm. Ka disa pyetje qe lindin për mundësitë reale te krijimit te tregut te përbashkët.
1. A është tregu i përbashkët zgjidhja me e mire dhe e vetme për një rritje thelbësore te marrëdhënieve ekonomike Shqipëri-Kosove?
2. Nëse po, sa i mundur është ne kontekstin aktual ekonomik dhe politik krijimi i tij?
3. A ka kosto krijimi i këtij tregu dhe sa janë te ndërgjegjshëm politikanët dhe bizneset për to?
4. A duhet qe Shqipëria dhe Kosova te konsiderojnë një proces me faza për krijimin e tij apo duhet te drejtohen vetëm nga entuziazmi.

Mendoj se përgjigja për këto pyetje duhet te konsideroje nder te tjera edhe nëse po kërkojmë krijimin e një tregu te përbashkët virtual apo real. Kjo sepse tregu i përbashkët kërkon plotësimin e shume kushteve njëherësh për te dhënë ndikimin e vet pozitiv dhe krijuar qëndrueshmëri ne zhvillimin e bizneseve dhe ekonomive respektive, te ndikuara akoma nga kriza dhe te ndjeshme nga cdo ndryshim ne kursin e politikave.

Shkëmbimet tregtare me Kosovën qe nga viti 2006, vit ne te cilën është nënshkruar CEFTA, janë karakterizuar përgjithësisht nga rritja e e vazhdueshme, sidomos nga rritja e eksportit. Kështu ne vitin 2012 eksportet janë rritur me 5.2 here krahasuar me 2006 ndërsa importet 3 here me shume. Edhe pse Kosova është vendi i dyte me i rëndësishëm i eksporteve tona qe nga 2010 përsëri struktura e eksportit është shume pak e diversifikuar. Nje grup i kufizuar produktesh e dominojnë strukturën tone te eksportit ne Kosove. Per me tepër, raporti ne eksport midis produkteve industriale dhe bujqësore ne vitin 2012 ishte respektivisht 92,4% dhe 7,6%, cka tregon per nje problem serioz te sektorit te bujqësisë ne Shqipëri.

Gjithashtu, sipas analizave te OECD edhe pse shkëmbimet tregtare janë rritur ne mënyrë te konsiderueshme si rezultat i liberalizimit tarifor përsëri ato mbeten nen potencialin real dhe janë “low value added”. Krijimi i tregut te përbashkët Shqipëri-Kosove mund te sjelle implikime teknike te cilat tregojnë ne fakt për pamundësinë e krijimit te menjëhershëm te tij, pa konsideruar fazat ne te cilat te dy vendet janë.

Duke u nisur nga eksperienca e BE qe është një treg i përbashkët qëllimi final qe arrihet nëpërmjet krijimit te tij është: (i) lëvizja e lire e mallrave, (ii) lëvizja e lire e shërbimeve, (iii) liria e lëvizjes se personave, (iv) liria e lëvizjes se kapitalit. Krijimi i tregut te përbashkët kërkon ndërmarrjen e disa hapave harmonizues dhe kjo natyrisht qe shoqërohet me implikime konkrete. Ajo qe do te preket ne mënyre te drejtpërdrejtë është:
1. Unifikimi i politikes tregtare dhe krijimi i politike se përbashkët tregtare.
2. Unifikimi i politikave qe sigurojnë lëvizjen e lire te te punësuarve, te aktiviteteve te mëdha te sipërmarrësve te lire te vetëpunësuar, si dhe lirinë për te ofruar shërbime dhe lëvizjen e lire te kapitalit.
3. Ndermarrja e politikave te përbashkëta si p.sh. ne bujqësi, peshkim, etj. apo politikat e tjera mbështetëse si taksat, konkurrenca, etj.
4. Nëse do te vijohet me tej, ne kushte optimale prodhimi, lind pyetja nëse do te shkohet drejt politikes se përbashkët monetare, monedhës se përbashkët, si dhe harmonizim te politikave ekonomike rajonale.

Autore te ndryshëm te curiaweb, si Ardian Haçkaj, Ilir Ciko, Naim Huruglica, etj. kane parashtruar ide dhe qasje te caktuara rreth asaj qe kërkohet nga një treg i përbashkët apo asaj qe mund te behet per te thelluar bashkepunimin dypalesh. Duke besuar se mund te kontribuoj edhe me ide te tjera ne mënyre te përmbledhur po paraqes atë qe do te sillte dhe kërkonte krijimi i tregut te përbashkët. Keshtu:

• Shqipëria dhe Kosova do te negocionin si një entitet i vetëm ne çdo forum te tregtisë ndërkombëtare dhe ne mënyre te veçante ne OBT. Gjithashtu, te gjitha marrëveshjet ekzistuese te tregtisë se lire duhet te ri konsiderohen nga “tregu i përbashkët” për te rivendosur regjimin tregtar ne kontekstin e ri te krijuar.
• Shqipëri dhe Kosova duhet (i) te zerojnë tarifat baze (MFN) ne tregtinë midis Shqipërisë dhe Kosovës (deri tani janë zeruar vetëm ato preferenciale), (ii) te krijojnë tarifën e përbashkët tregtare ndaj te tretëve, e cila krijon implikime sa i takon shkalles se lirise qe Shqipëria dhe Kosova kane per te mos lejuar rritjen tarifën baze, nëse ky skenar do te vërtetohej, me disa nga partneret e vet, (iii) unifikimin e Kodit Doganor dhe procedurave përkatëse te import-eksportit me te tretet, (iv) unifikimin e rregullave teknike dhe masave sanitare dhe fitosanitare, etj.
• Po te vijojmë akoma, do te jete i nevojshëm harmonizimi i politikes fiskale dhe kjo do te kërkonte nder te tjera unifikim te TVSH, akcizës dhe tatimit mbi fitimin. Gjithashtu, del nevoja e krijimit te mekanizmit për administrimin e te ardhurave doganore dhe fiskale dhe rrjedhimit krijimi i institucioneve përgjegjëse behet domosdoshmëri.
• Duke kaluar tek liria e lëvizjes se shërbimeve, duhet qe te unifikohen rregullat dhe kërkesat lidhur me te drejtën e vendosjes se kompanive apo harmonizimin e legjislacionit qe do te lejonte lëvizje te lire te shërbimeve ne te 4 mënyrat e ofrimit te saj. Duhet patur parasysh edhe qe Shqipëria duke qene anëtare OBT duhet te respektoje edhe përcaktimet ne skedulin e angazhimeve specifike ne GATS.
• Qe tregu i përbashkët te mund te funksionoje si i tille duhet qe ai te garantoje harmonizim te politikes monetare, unifikim te monedhës dhe përcaktim te qarte te rolit te Bankës Qendrore.
Pa anashkaluar dëshirën dhe vullnetin për te krijuar një treg te përbashkët midis Shqipërisë dhe Kosovës besoj se ndajmë te gjithë mendimin se analiza te detajuar te kostove dhe përfitimeve duhet bere përpara ndërmarrjes se politikave harmonizuese.

Pavarësisht sa paraqitur, ajo qe mund te behet ne një periudhe afatshkurtër deri afatmesme është zgjerimi i marrëdhënieve brenda kontekstit te zonës se tregtisë se lire, pra pa prishur kornizën ligjore aktuale te CEFTA, por duke u thelluar ne te gjitha dimensionet qe CEFTA nuk parashikon dispozita detyruese dhe/ose penguese. Kjo, sepse akoma nuk jemi te qarte nëse janë shteruar te gjitha mundësitë qe krijon zona e tregtisë se lire.

Për me tepër, eksperimentimi i nje faze te re te integrimit ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve tona pa kënaqur plotësimin e te gjitha hapësirave te krijuara nga zona e tregtisë se lire mund te ishte me pak fitimprurëse.
Kështu, mund te punohet për një bashkëpunim intensiv bilateral ne kuadër te marrëveshjeve ekzistuese apo atyre ne proces midis Shqipërisë dhe Kosovës, si me poshtë:

I) Zgjerim i bashkëpunimit tregtar.
Ne kushtet kur Shqipëria dhe Kosova janë ne regjim preferencial te plote, pa tarifa doganore qe nga hyrja ne fuqi e CEFTA (2007), megjithë rritjen thelbësore te volumit tregtar përsëri produktet “made in“ Shqipëri dhe Kosove nuk gëzojnë te njëjtën liri si personat. Pengesat jotarifore ndaj tyre janë akoma te larta, qofshin këto te një natyre teknike apo edhe administrative. Vemendja mund te perqendrohet ne:

a) Marreveshje te njohjes reciproke per organizmat e vlerësimet te konformitetit per produktet industriale me interes reciprok dhe me shkembime te konsiderueshme midis dy vendeve.
b) Marreveshje te njohjes reciproke per produktet bujqesore me interes reciprok. Duke pare dobesine ne eksportet e produkteve bujqesore krijimi i grupeve te produkteve me interes reciprok dhe me potencial per tu zgjeruar me objektiv harmonizim te kerkesave teknike dhe procedurave te vleresimit te konformitetit do te ulte kostot per produkt. Rasti i aflatoksines per qumeshtin eshte shembull tregues i demit te shkaktuar nga mos-harmonizimi.
c) Hartimin e planeve te perbashketa per harmonizimin rregullave teknike ne tregti (TBT) dhe masave sanitare dhe fitosanitare (SPS).
d) Harmonizimi i standardeve industriale dhe bujqesore
e) Berja e kontrolleve doganore ne Morine si dhe krijimi i profileve te riskut te perbashketa me Kosoven.
f) Harmonizimi i sistemit elektronik midis dy administrative doganore. Sic parashtron edhe Z. Huruglica ekzistojne mundesi qe kontrollet e bera nga njera administrate doganore te konsiderohen te pranuara nga tjetra. Harmonizimi i sistemeve kopmiuterike do te ndihmonte padiskutim dhe vleresimi i fizibilitetit te zbatimit te saj duhet konsideruar.
h) Eliminimi i aplikimi te çmimeve te references ne tregtine dy-paleshe. Rasti i patates eshte nje shembull per tu mbajtur mend, pasi terhoqi vemendjen deri ne nivelet me te larta te diplomacies se te dyja vendeve.

Marreveshja per lehtesimin e tregtise qe pritet te finalizohet midis Shqiperise dhe Kosoves do ti jape nje frymemarrje te re shume prej aksioneve te cituara me lart e fushen e doganave.

II) Zgjerim te bashkepunimit ekonomik
Pavaresisht marreveshjeve per bashkepunim ekonomik, mbrojtje te investimeve qe kemi me Kosoven, apo projekteve te inestimeve te përbashkëta ne fushën e energjisë, transporit detar, etj. mund te shihet mundesia edhe qe te behet:
a) Unifikimi i nivelit te TVSH
b) Unifikimi i akcizave
c) Unifikimi i tatim fitimit
Duhet thene se kostot qe lidhen me keto propozime duhen vleresuar perpara hedhjes se nje iniciative te tille.

III) Bashkepunim ne fushen e arsimit
Nje e pjese e konsiderueshme e bashkepunimit ne fushen e arsimit, pertej bashkepunimit te filluar per unifikimin e librave te historise ne te gjitha nivelet e arsimit, apo unfikimin e librave te abetares dhe gjuhes shqipe, liria e levizjes se profesionisteve mund te realizohet. Kjo do te ndihmonte per te arritur ne nje hapje graduale dhe liri te levizjes se shërbimeve profesionale. Per kete mund te punohet per:
a) Marreveshje te njohjes reciproke per kualifikimet profesionale dhe diplomat,
b) Unifikimin e kërkesave per shërbimet profesionale per te lejuar lëvizjen e lire te profesionistev.

Ne perfundim do te thoja se tregu i perbashekt eshte nje aspirate e arritshme vetem nese ekonomite e dy vendeve tona fuqizohen dhe maksimizojne perfitimet ne kushtet aktuale pa ndermarre politika te pa mbeshtetura ne analiza te thelluara.
Imazhi i Përdoruesit
Pranvera Kastrati
 
Postime: 1
U regjistruat në këtë grup: e Diel Nentor 03, 2013 9:58 pm
Emri Mbiemri: Pranvera Kastrati
Titulli: MSc. administrim pub

Rikthehu tek Rrugët drejt një Hapësire Ekonomike të Përbashkët Shqipëri - Kosovë

Kush është në linjë?

Përdoruesit që shohin aktualisht këtë forum: Nuk ka përdorues të regjistruar dhe 0

cron