Rruga për eliminimin e barrierave tarifore dhe jo-tarifore

Drejt një Tregu të Përbashkët apo një Tregu Unik?

Moderatorët: Prof. Dr. Adrian Civici, Ibrahim Rexhepi

Rruga për eliminimin e barrierave tarifore dhe jo-tarifore

PostimNga Naim Huruglica » e Hënë Tetor 28, 2013 4:42 pm

Shqipëria dhe Kosova kane një shkëmbim tregtar ne rritje, rritje kjo posaçërisht e vërejtur, pas përfundimit te pjesës se rrugës se kombit ne anën shqiptare.
Përderisa ne vitin 2010 eksportet shqiptare ne Kosove kapnin shifrat e 61 milion euro-ve, ne vitin 2012 ato u dyfishuan, duke shkuar aty tek 120 milion euro. Edhe eksportet e mallrat kosovare kane njohur rritje dhe tregu shqiptar është tregu numër 1, ku ato eksportohen me se shumti edhe pse akoma ne sasi dhe vlera te ulëta.

Ky shkëmbim tregtar ne rritje, kohe pas kohe është shoqëruar me vështirësi te caktuara, e ku me te theksuarat si raste kane qene problemi i eksportit te patates kosovare si dhe importi i çimentos ne Kosove.

Si te evitohen raste te ngjashme ne te ardhmen dhe qe shkëmbimet tregtare te rriten akoma me shume?

Përkundër asaj qe kam dëgjuar për idetë e ndonjë marrëveshje te re tregtare apo edhe krijimit te një unioni doganor Shqipëri-Kosove, mendimi im është qe marrëveshja aktuale regjionale për tregti te lire CEFTA si dhe marrëveshjet për bashkëpunim ne mes te agjensioneve kufitare, lejojnë hapësirë te mjaftueshme për evitimin e vështirësive ne fjale, mjafton qe Institucionet e dy vendeve, te kenë vullnet për bashkëpunim dhe implementim te drejte te Legjislacionit dhe marrëveshjeve ne fuqi.

Çështja e pare për çka duhet insistuar, është qe dy administratat doganore te jene te lira te veprojnë, tek aspekti i vlerësimit te mallrave ne import.

Përderisa administrata doganore ne Kosove deri tani ka vepruar plotësisht e pavarur ne përcaktimin e vlerësimit te mallrave ne import, ne Shqipëri kjo ka qene pak me ndryshe, pasi administrata doganore ne Shqipëri, shpeshherë ka caktuar te ashtuquajturat “çmime dysheme”, me çka ka përcaktuar çmimin minimal me te cilin lejohet importi i mallrave te caktuara edhe nëse pala ka arritur te dëshmoj drejte vlerën reale te mallrave, e cila ka mundur te jete me e ulet se ajo e caktuar nga autoritetet.
Me këtë nuk dua te them se administratat doganore duhet te pranojnë gjithçka çka ju ofrohet, por një bashkëpunim me i afërt ne shkëmbimin e informacionit dhe verifikimin e gjendjes reale, mund ti evitoj këto probleme.

Çështja e dyte me rëndësi, është infrastruktura.

Përkundër një investimi te madh ne te dy anët e kufirit ne ndërtimin e autostradës, gjendja e infrastrukturës ne vendkalimin kufitar Morine/Vermice, është larg ideales. Për shkak te mungesës se kushteve për pune (korsive te pamjaftueshme por edhe vendeve për ndalje te kamionëve), shpeshherë ne kufi shihen kolona te kamionëve, duke pritur ne hyrje te dy vendeve.
Ka shume raporte ndërkombëtarë përfshirë atë te bankës botërore “doing business”, te cilat vlerësojnë rëndësinë e infrastrukturës adekuate ne kufi, pasi shume lehte mund te vërtetohet se një infrastrukture e dobët kufitare, ule dukshëm përparësitë dhe shpejtësinë e arritur, me ndërtimin e infrastrukturës rrugore ne brendi te vendit. Duhet qe dy Qeveritë te ndajnë fonde për zgjerimin e hyrjeve-daljeve si dhe ngritjen e një infrastrukture me te mire ne këtë vendkalim.

Dy doganat duhet te inkurajohen te vazhdojnë ne atë qe kane filluar shtatorin e vitit te kaluar, për integrimin gradual te dy sistemeve elektronike doganore.

Edhe doganat Shqiptare dhe ato Kosovare, shfrytëzojnë një softuer identik te quajtur ASYCUDA (Sistemi i automatizuar i te dhënave doganore). Ky sistem mundëson shkëmbimin e informacionit qysh para se malli te arrije ne kufi dhe me këtë mundëson, kalimin me te shpejte te kufirit.

Ideja e kësaj për çka është arritur pajtimi shtatorin e kaluar, ka qene qe kur një dërgesë komerciale me destinim Kosovën niset nga Tirana, atëherë ajo dërgesë te mos ndalet nga autoritetet doganore Shqiptare ne dalje ne Morine (qëllimi mbyllja e transitit te brendshëm) e as ato Kosovare ne hyrje, por qe mbylljen e transitit ta bëjnë autoritetet doganore Kosovare, kur dërgesa te arrije ne zyrën e brendshme doganore, ne destinimin final. E njëjta gjë do te duhej te vlente për eksportet nga Kosova.

Pjese te kësaj marrëveshje tani me kane filluar te zbatohen nga autoritetet doganore ne Kosove, pasi qe qe nga 1 gushti 2013, mallrat qe hyjnë nga Shqipëria, nuk ndalen për zhdoganim ne kufi por lejohen te shkojnë ne zyrën me te afërt doganore me destinimin final.
Imazhi i Përdoruesit
Naim Huruglica
 
Postime: 1
U regjistruat në këtë grup: e Shtunë Tetor 26, 2013 10:52 pm
Emri Mbiemri: Naim Huruglica

Rikthehu tek Rrugët drejt një Hapësire Ekonomike të Përbashkët Shqipëri - Kosovë

Kush është në linjë?

Përdoruesit që shohin aktualisht këtë forum: Nuk ka përdorues të regjistruar dhe 0

cron