Mundësitë e bashkimit doganor me Shqiperinë

Drejt një Tregu të Përbashkët apo një Tregu Unik?

Moderatorët: Prof. Dr. Adrian Civici, Ibrahim Rexhepi

Mundësitë e bashkimit doganor me Shqiperinë

PostimNga Alban Zogaj » e Martë Tetor 22, 2013 12:01 pm

Kohëve të fundit, si rezultat i mbylljes se kufirit me Maqedonine, por edhe deshires per te ngritur nivelin e bashkepunimit ekonomik me Shqiperine, eshte diskutuar ideja e bashkimit doganor me Shqiperine. Cka ne te vertete eshte bashkimi doganor, dhe cilat jane mundesite e nje bashkimi te tille?

Bashkimi doganor është forme e marrëveshjes tregtare ne mes dy apo me shume vendesh, sipas se cilës vendet qe hyjnë ne këtë marrëveshje krijojnë qasje te lire ne tregjet e njëra tjetrës dhe gjithashtu pajtohen qe te zbatojnë tarifa te njëjta ne produktet e importuara nga vendet e treta (qe nuk janë pjese e marrëveshjes). Pra, ato nënshkruajnë marrëveshje te tregtisë se lire (MTL) dhe zbatojnë tarifa te njëjta ndaj produkteve qe vijnë nga vendet qe nuk janë pjese e marrëveshjes. Bashkimi doganor mund te konsiderohet nje forme me e thelle e integrimit ekonomik ne mes dy vendeve sesa vetëm marrëveshja për tregti te lire, për arsye se kërkon me shume koordinim ne mes te vendeve dhe ne anen tjeter lejon me pak autonomi per to.

Bashkimi doganor është forme e njohur e bashkëpunimit, një kohe ka qene edhe me pranishme sesa Marrëveshja e Tregtisë se Lire (MTL). Por, kohëve te fundit bashkimi doganor mbetet me pak i “popullarizuar”, te paktën nëse shikohet nga numri i këtyre marrëveshjeve te nënshkruara ne bote. Sipas te dhënave te Organizatës Botërore te Tregtisë (OBT), rreth 85% e marrëveshjeve tregtare aktuale ne mes vendeve ne bote janë marreveshje te tregtise se lire. Përderisa, “bashkimi doganor” si forme merr pjese me me pak se 10% ne numrin total te marreveshjeve tregtare. Por, pavarësisht qe kjo forme aktualisht nuk është me e “popullarizuara”, mbetet alternativë kyçe e integrimit rajonal ne shume vende ne zhvillim.

Cilat do te ishin efektet e bashkimit doganor ne ekonomite e vendeve qe hyjne ne kete marreveshje, respektivisht ne rasitn tone Kosoves dhe Shqiperise. Se pari, efekti kryesore i Bashkimit Doganor ne ekonomi do te ishte rritja e vëllimit te tregtisë ne mes te vendeve qe hyjnë ne këtë marrëveshje, dhe atë zakonisht ne dem te vendeve te treta qe mbesin jashtë marrëveshjes. Ne rastin e Kosovës dhe Shqipërisë, kryesisht ne dem te Maqedonisë dhe Serbisë, por edhe Greqisë e Italisë, ne anën tjetër. Se dyti, bashkimi doganor, konsiderohet me te drejte nga shume autore si hapi i pare drejte një “bashkimi politik”, ose te paktën drejte një forme me te thelle te integrimit, qe mund te jete tregu i përbashkët. Disa autore e konsiderojnë Bashkimin Doganor si instrument shume te rendesishem për te rritur tregun, për te koordinuar politikat tregtare dhe për te rritur “fuqinë” negociuese me palët e treta.

Bashkimi Doganor si “koncept” i marrëveshjes kërkon me shume kohe për t’u negociuar, por edhe me shume kohe për t’u implementuar. Nje nder problemet kryesore te negociimit ne mes vendeve mbetet mbledhja e te hyrave doganore dhe shperndarja e tyre. Duke marre parasysh qe te hyrat nga doganat janë burimi kryesor i buxhetit te Kosovës, por edhe Shqiperise, zgjedhja e mekanizmave te përshtatshëm për mbledhjen e te hyrave dhe shperndarjen e tyre, është një prej sfidave kryesore te këtij procesi. Humbja e nje pjese te te hyrave doganore mund te jete problem i madh per dy ekonomite. Humbjet doganore shkaktohen kryesisht nga ndryshimet ne rruget tregtare. Specifikisht, duhet te ipen pergjigje ne pyetjet: A. Cili institucion mbledh te hyrat doganore? B. Ku dhe si mbledhen te hyrat? Dhe, C. Si behet shperndarja e te hyrave te mbledhura? Ka modele te ndryshme te veprimit dhe “pergjigjeve” ne keto pyetje, me te cilat do te merrem ne nje kolumne te rradhes. Por, ne pergjithesi nese te hyrat mbledhen nga nje institucion dhe pastaj shperndahen tek vendet perkatese, ne kete situate nevojitet nje koordinim i nivelit te larte, por edhe besim i madh ne mes partnereve ne marreveshje. Disa nga “bashkimet doganore” qe funksionojne aktualisht ne bote, bejne shperndarjen e te hyrave doganore ne baze te principit te destinacionit final te mallrave. Pastaj, pjese e rendesishme e procesit te negociimit eshte edhe caktimi i tarifave per importet nga vendet e treta. Ne kete drejtim, duhet te behen analiza te detajizuara te marredhenive tregtare te dy vendeve, dhe efekteve qe do te kishte ne ekonomine e “bashkimit doganor” secila tarife e vendosur.

Si konkluzion, mund te them se kjo forme e marreveshjes, pavaresisht faktit qe do te ofronte shume me njera tjetren Kosoven dhe Shqiperine, dhe do te rriste tregun per te dyja vendet, per fat te keq kerkon shume kohe dhe angazhim per te ardhur deri tek marreveshja. Marreveshje kerkon edhe vullnet nga te dyja palet per te hequr dore nga autonomia e institucioneve aktuale dhe krijimin e institucioneve te perbashketa per te mbledhur dhe shperndare te hyrat doganore, e cila kerkon nivel te larte besimi dhe kooperimi ne mes partnereve. E gjithe kjo, duhet te pasoje edhe me “marreveshje” me Komisionin Evropian.
Alban Zogaj
 
Postime: 1
U regjistruat në këtë grup: e Mërkurë Tetor 09, 2013 3:48 pm
Emri Mbiemri: ALBAN ZOGAJ

Rikthehu tek Rrugët drejt një Hapësire Ekonomike të Përbashkët Shqipëri - Kosovë

Kush është në linjë?

Përdoruesit që shohin aktualisht këtë forum: Nuk ka përdorues të regjistruar dhe 0

cron