Kush i kontrollon ndryshimet kushtetuese?

A është momenti për një reformë kushtetuese? Nëse po, cili do të ishte objekti i kësaj reforme?

Moderatorët: Dr. Arta Vorpsi, Prof. Asoc. Dr. Sokol Sadushi

Kush i kontrollon ndryshimet kushtetuese?

PostimNga Dr. Arta Vorpsi » e Hënë Tetor 14, 2013 10:31 am

Kushtetuta e Shqipërisë nuk është elastike, mund te quhet relativisht e ngurte. Kjo per shkak se asaj nuk mund t’i behen dhe aq lehte amendimet. Ndoshta ndonje lexues i ketyre reflektimeve me nje nenqeshje mund te mendoje ndryshimet e vitit 2008. Kur flas per ngurtesine ose elasticitetin e nje kushtetute e kam fjalen per proceduren qe ajo vete ka parashikuar per te bere amendime dhe jo per situata politike afer absurdit. Rikujtoj edhe une ketu, si kolegu Sadushi, thenien e kolegut tjeter Traja “ndryshimi i Kushtetutes nuk u duhet lene ne dore partive”, pavaresisht se kjo thenie vete krijon mjaft debate sa i takon parimit te demokracise etj etj.
Megjithatë le te kthehemi te procesi i rishikimit te kushtetutes. Neni 177 parashikon se ndryshimet mund të bëhen në tre mënyra: së pari, ndryshimi duhet të miratohet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit (paragrafi 3); së dyti, Kuvendi mund të vendosë, me dy të tretat e shumicës se të gjithë anëtarëve të tij, që projektligji të votohet në një referendum popullor (paragrafi 4); së treti, një pakicë e një të pestës së të gjithë deputetëve mund të kërkojë , që një amendament i miratuar nga Kuvendi, në bazë të paragrafit 3, të hidhet në referendum. Kjo klauzole është parashikuar me qellim qe çdo amendament kushtetues, qe nuk prek thelbin e kushtetutës te mund të miratohet relativisht lehtë dhe pa shume kosto. Çeshtje te tilla si: periodiciteti i zgjedhjeve per organet e pushtetit lokal nga nje here ne 3 nje here ne 4 vjet, ndryshimi i sistemit zgjedhor (per mendimin tim nuk ka pse te jete e parashikuar ne Kushtetute por mjafton parashikimi i tij ne Kodin Zgjedhor) mund te mos kerkojne detyrimisht konfirmimin e zgjedhesve ne menyre te drejtperdrejt.
Por nese ndryshimet prekin ceshtje vitale per demokracine dhe shtetin e se drejtes, atehere referendumi do te ishte i nevojshem (i arsyeshem) dhe do te paraprihej nga një procedurë e posacme. Eshtë lehtësisht e kuptueshme, referendumi në këtë perspektivë është një mjet që opozita politike ose popullore mund të përdore per t’iu kundervene vullnetit te shumices, i cili jo patjeter eshte me i miri ose me i pranueshmi. Kushtetuta jonë nuk ka perjashtuar asnje dispozite qe nuk mund te ndryshohet, sic ka p.sh ligji themelore gjerman, sipas te cilit: te drejtat dhe lirite themelore, parimi i shtetit te se drejtes, shtetit social dhe federalizmi nuk mund te preken me asnje amendament kushtetues. Nje klauzole e tille do te kishte qene nje gje e mire per demokracite e brishta, si e jona. Pra, formalisht, çdo dispozitë kushtetuese mund të ndryshohet, dhe, rrjedhimisht, edhe një rishikim i përgjithshëm i saj nuk ndalohet. Ne kete kuptim, stabiliteti kushtetues duket se varet pashmangerisht nga struktura e marrëdhënieve politike midis partive parlamentare. Në situatat kur partitë politike angazhohen në një debat të drejtë dhe konstruktiv , asgje e keqe nuk ndodh. Por kur partitë politike kanë humbur besimin te njera-tjetra dhe shqetësimi i tyre i vetëm është që të marrin (ose te mbajne) pushtetin pavarësisht nga mjetet që ata përdorin, atëherë stabiliteti kushtetues fillon lekundet. Kur miratimi apo ndryshimi i kushtetutës ndodh që të përkojë me këtë fazë të humbjes së besimit nga ana e partive politike , pastaj ngrihen ceshtje serioze per demokracine.
Për të përjashtuar sa te jete e mundur ndryshime të padëshirueshme (per te mos thene te demshme) ka një mekanizëm mbrojtes/kontrolli : Gjykata Kushtetuese. Angazhimi i saj ne kete aspekt është i lidhur me funksionin e interpretimit kushtetues qe i eshte dhene asaj nga vete kushtetuta. Kur Kuvendi nuk vendos per zhvillimin e nje referendumi, por i miraton ndryshimet vete, kush i kontrollon ndryshimet nese jane ne pajtueshmeri me parimet kushtetuese. Gjykata Kushtetuese nuk eshte përfshire deri sot kur Kuvendi ka miratuar amendamente kushtetuese. Nuk e di nese kjo eshte bere thjesht se nuk ka patur kerkese nga subjektet qe legjitimohen. Ne rastin me te fundit, kur nje grup qytetaresh kerkuan referendum per te mospranuar ndryshimet kushtetuese te bera nga 2 forcat e medha politike qe kishin shumicen e cilesuar ne parlament, Gjykata e rrezoi kerkesen. Pra, në nje rast te tille, masa e vetme mbrojtëse për të ruajtur thelbin e Kushtetutës nga ndryshimet e mundshme janë vetedija politike dhe përgjegjësia e deputetëve, të cilat, per hir te se vertetes, nuk jane gjithmonë një garanci të besueshme.
Une mendoj se duhet te rishihet aspekti i nje kontrolli real te amendamenteve kushtetuese. Ose cdo amendament kushtetues i ndermarre nga Kuvendi te hidhet ne referendum ose Gjykata Kushtetuese te kontrolloje amendamentet kushtetuese pas miratimit te tyre nga Kuvendi dhe para hyrjes se tyre ne fuqi. Personalisht, mendoj se Gjykata mund ta beje nje gje te tille aktualisht. Ne fund te fundit, roli i saj eshte mbrojtja e kushtetutshmerise dhe interpretimi perfundimtar i Kushtetutes. Nese kjo e fundit ndryshohet, pjeserisht, atehere Gjykata mund te kontrolloje nese ndryshimet e bera bien ndesh me pjesen tjeter te saj. Ku qendron e keqja?
Imazhi i Përdoruesit
Dr. Arta Vorpsi
 
Postime: 5
U regjistruat në këtë grup: e Mërkurë Korrik 31, 2013 4:44 pm
Emri Mbiemri: Dr. Arta Vorpsi
Titulli: Dr.

Rikthehu tek Reforma Kushtetuese - një domosdoshmëri e kohës?

Kush është në linjë?

Përdoruesit që shohin aktualisht këtë forum: Nuk ka përdorues të regjistruar dhe 0

cron