Pajtueshmeria e funksionit te deputetit me ate te ministrit

A është momenti për një reformë kushtetuese? Nëse po, cili do të ishte objekti i kësaj reforme?

Moderatorët: Dr. Arta Vorpsi, Prof. Asoc. Dr. Sokol Sadushi

Pajtueshmeria e funksionit te deputetit me ate te ministrit

PostimNga Dr. Arta Vorpsi » e Premte Tetor 11, 2013 8:51 pm

Trajtimi i Z.Peci eshte sjelle ne kendveshtrimin e ndarjes se paster te pushteteve, sipas modelit common law. Ceshtja e pajtueshmerise se dy funksioneve kushtetuese eshte trajtuar me raste ne rrethet juridiko-politike. Se fundmi, u paraqit si objektiv ne fushaten zgjedhore te PS. A paraqet problem per parimin e ndarjes se pushteteve mbajtja e dy funksioneve njeheresh nga pikepamja e se drejtes kushtetuese? Z.Peci mendon se po dhe nga kendveshtrimi paresor eshte mjaft e dukshme (dy funksione, dy pushtete). Po perse kemi kete parashikim ne Kushtetute? Vetem se e kane disa vende europiane (Belgjike, Danimarke, Britani e Madhe, Itali, Finlande, Spanje, Gjermani, Austri) nuk do te thote se eshte arsye per ta patur. Po a ka ndonje shpjegim? Natyrisht, edhe ne kete argument duhet ti drejtohemi historise se shtetit e te se drejtes dhe vecanerisht historise se krijimit te republikave parlamentare. Pa u ndalur te historia, nje nga arsyet pse ministrat nuk duhet te jene deputete thuhet se eshte mungesa e pergjegjesise se ministrave para parlamentit. Une mendoj ndryshe. Per keto arsye.
Se pari, nese ministrat nuk do te ishin deputete, atehere ata mund te mos kishin pergjegjesi per shkak te distances qe ata do te kishin nga politika. Per nje minister qe nuk ka pergjegjesine e deshtimit te qeverisjes dhe qe ne cdo kohe kercenohet me mocion besimi nga shumica qe mund te mos e mbeshtese me, nuk ka motiv te mjaftueshem per t’u perfshire ne jeten politike dhe per te qene i pergjegjshem.
Se dyti, nese si pjese e kabinetit do te zgjidhen persona qe nuk kane mandat parlamentar, logjikisht i bie te jene njerez teknike, profesioniste, te angazhuar shume pak ose aspak politikisht. Eshte gje e mire, por jo e mjaftueshme per te mbajtur qeverine, gje qe sjell paqendrueshmeri ne qeverisje.
Se treti, funksioni i ministrit i mbivendoset atij te deputetit, do te thote, i pari ushtrohet me kohe te plote dhe gjate te gjithe kohes. Ministri nuk merr pjese ne komisione, vetem kur thirret prej tyre per t’u pyetur dhe asnjehere nuk voton ne to. I vetmi rast kur ai ushtron funksionin e deputetit eshte kur voton ne seance parlamentare (nese deshiron, pasi nuk eshte i detyruar ligjerisht, po vetem politikisht). Edhe ne publik ai shfaqet gjate gjithe kohes si minister jo si deputet. Nese ceshtja shtrohet se ekziston nje konflikt interesi, pasi koleget deputete do votojne per njerin prej tyre si minister, atehere si kunderargument mund te sillet edhe fakti se parlamentaret votojne gjyqtarin e Gjykates se Larte qe mund t’i gjykoje ato ne nje te ardhme ose Presidenti dekreton anetaret e Gjykates Kushtetuese, kur dihet qe kjo e fundit shqyrton rastin e shkarkimit te Presidentit.
Republikat parlamentare si te tilla nuk njohin ndarje te rrepte te pushteteve. Keshtu qe une nuk e shoh shume kercenuese qenien e ministrit deputet. Me problematike shoh qenien e gjyqtareve anetare te KLD kur kjo e fundit duhet te marre masa disiplinore ndaj vete anetareve te tyre. Per fat te keq nuk me duket se ka funksionuar deri tani “vetepastrimi” brenda gjyqesorit. Megjithate, kjo eshte ceshtje tjeter.
Imazhi i Përdoruesit
Dr. Arta Vorpsi
 
Postime: 5
U regjistruat në këtë grup: e Mërkurë Korrik 31, 2013 4:44 pm
Emri Mbiemri: Dr. Arta Vorpsi
Titulli: Dr.

Rikthehu tek Reforma Kushtetuese - një domosdoshmëri e kohës?

Kush është në linjë?

Përdoruesit që shohin aktualisht këtë forum: Nuk ka përdorues të regjistruar dhe 0

cron